Pse të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendlindjen?

Opinione

Pse të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendlindjen?

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:03
Miftar Zagragjaj

Bashkimi Europian nuk pranon emigrant nga Kosova.

Zemërimi i shqiptarev! A do të jetë Kosova viktima më tragjike e shekullit?

Gjërat që ndodhin e bëjnë të pamundur heshtjen. Frika e qeverive evropiane për rritjen e numrit të azilkërkuesve kosovarë.

Pse të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendlindjen…?

Pasi krejt Evropa qarkullon lirshëm, qytetarët tonë janë të izoluar, ku u pamundësohet të,,bashkëjetojnë’ me bashkëmoshatarët e tyre evropianë.Si shkak i gjithë kësaj, të jetë gjendja sociale dhe pakënaqësia me institucionet. Pamundësia e krijimit të qeverisë, shkaku i mos konstituimit të kuvendit, po vazhdon ta lë vendin në vakum institucional. Perspektiva për një jetë më të mirë, është arsyeja që të rinjtë do ta braktisnin Kosovën.

Ajo çka mbetet shqetësuese në këtë drejtim, është se të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendlindjen dhe shfrytëzohen të gjitha mundësitë, që përmes rrugëve të ndryshe për të migruar jashtë vendit, faktin se numri i qytetarëve që kërkojnë strehim në evropë po rritet çdo ditë e më shumë, edhe pse ata e dinë mirë se nuk kanë kurrfarë gjasave për marrjen e strehimit politik apo ekonomik.Pra të rinjtë tanë çdo ditë po hyjnë në evropë, por siç supozohet për këtë të rinjtë ikin nga vendi i tyre, po paguajnë shuma marramendëse. Deri kur do të heshtin e institucionet qeveritare ndaj këtij ,,eksodi” të ri, për largimin e rinisë shqiptare jashtë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat