Vrasja e këngës

Opinione

Vrasja e këngës

Nga: Dibran Demaku Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:13
Dibran Demaku

Në një rrëfim popullor thuhet: Një njeri i shquar i kohës kishte bërë një trimëri. Trimëria e tij ishte vlerësuar deri në atë masë saqë për të bëmen e tij këngëtari popullur kishte nxjerrë dhe kënduar këngë. Dhe ajo këngë do të këndohej prez pas brezi, sikur në një mbrëmje mos të ndodhte një e papritur pikërisht nga ai për të cilin këndohej kënga. Ai, pra trimi i këngës kishte qëlluar në një aheng apo të themi në një dasëm, kur këngëtarët në mes shumë këngësh që do të këndonin në atë aheng apo dasëm, do të këndonin edhe këngën për të. Dhe do ti që trimi i këngës i egzaltuar me këngën e vet kishte nxjerrë koburën dhe kishte shtënë. Të gjithë të pranishmit për një moment kishin heshtur dhe pas të shtënës së tij edhe këngëtarët e kishin ndërprerë këngën. Njëri nga pleqtë e pranishëm i kishte thënë:-„Çka bane t`u thafshin krahët! E vrave kangën tane!“ Dhe nga ai moment nuk ishte kënduar kënga për të. Ishte harruar ai dhe bëma e tij…

Ramush Haradinajt, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rrafshin e Dukagjinit, pas lufte kishin filluar t`i këndoheshin këngë. Kishin filluar të shkruheshin libra për të bëmat e tij në luftë…Dhe kjo në shikim të parë ishte krejt e kuptueshme, sepse ai dhe familja e tij kishin dhënë shumë për luftën çlirimtare. Por, do ti që si duket nga ky fakt Ramushi do të fillonte ta çmonte vetën mbase edhe më shumë nga që ishte. Duke i dëgjuar këngët e kënduara për të, duke i lexuar librat (nëse i ka lexuar) e shkruara për të atij do të fillont t`i ngritej Egoja.Do të fillonte të mendonte se ai ishte më i merituari i luftës çlirimtare, dhe vizavi kësaj do t`i shtoheshin edhe ambiciet për pushtet, saqë në një moment, kur një nga gazetarët menjëherë pas luftës, atëherë kur do të mbaheshin zgjedhjet e para komunale, do ta pyeste nëse ai, pra Ramushi do të kandidonte për kryetar të komunës së Deçanit, ai do të deklaronte:-„Kryetar komune?!...Është pak kjo për mua?!...Unë e meritoj të jem Kryetar i Kosovës?!...“

Dhe nga ai moment ai dhe të gjithë ata të partisë së tij, me gjithë servilët e shumtë, do të bënin të pamundurën që Lideri i tyre të arrinte majat e pushtetit në Kosovën e pas luftës! As vetë Ramushi dhe as anëtarët e partisë së tij, nuk do të pyesnin vetën,nëse e meritonte Lideri tyre të ishte në krye të shtetit?! Ramushi dhe ata që i rrinin pranë, anëtarë partie dhe servilë të shumtë, e kishin kuptuar që nëse Lideri i tyre do të fitonte post të lartë në hierarkinë e shtetit,do të fitonin edhe ata vetë! Andaj,o burra, të gjithë përkrah Ramushit, se vetëm me të në ballë do t`i realizonin synimet e tyre!...

Edhepse, pothuajse në të gjitha zgjedhjet e pas luftës Partia e Ramushit,AAK-ja, do të fitonte aq pak vota, saqë pothuajse asnjëherë nuk do të ishte e treta apo e katërta në renditje, Lideri i saj çdo herë do të synonte që të merrte postin e Kryeministrit?! Dhe për këtë post ai nuk do të zgjidhte mënyra e as mjete, mjaftonte që atë post t'a fitonte në mënyrë që t`i përmbushte ambiciet e tij egoiste?! Dhe do ti,që njëherë do të ia arrinte qëllimit,që t`a fitonte atë post,por që për shkaqe që dihen,do ta humbiste vetëm pas njëqind ditësh qeverisjeje!...Do ta humbiste postin,por jo edhe ëndrrën për ta rifituar sërish atë!...Dhe për fitimin e atij posti të ëndërruar, do të bënte edhe aleanca nga më të çuditshmet, me të gjithë ata që më parë do t`i akuzonte dhe do t`i shante pa ndalë?!...Në zgjedhjet e fundit,duke synuar postin e ëndërruar,ai do të bënte aleancë me armiken më të madhe të tij-PDK-në e Kadri Veselit, vetëm e vetëm,pas premtimit të këtij të fundit,se nëse i fitojnë zgjedhjet,ai,pra Ramushi do të zgjidhet Kryeministër?!...I egzaltuar nga oferta, Ramushi do t`i harronte të gjitha sharjet dhe fyerjet që i kishte bërë vite me radhë në adresë të PDK-së dhe do të marrshonte përpara, i bindur në fitore?!...

Por, do ti që ai dhe koalicioni i tij nuk do t`i fitonin votat e mjaftueshme për të fituar postin e ëndërruar?!...Andaj, ai, Ramushi, siç flitet, do të vraponte tek Lista Sërpska për ndihmë?!...Dhe nëse kjo që flitet është e vërtetë dhe sipas të gjitha gjasave po del të jetë e tillë, nëse Ramushi zgjidhet Kryeministër me votat e Listës Sërpska, të atyre që as nuk e duan as nuk e njohin Republikën e as Shtetin e Kosovës, ai do ta vras këngën e vetë?!... Vrasja e këngës do të jetë edhe fundi i tij, edhe nëse fiton postin e ëndërruar?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat