“Gjarprit” të UÇK-së nuk po i shihen këmbët

Opinione

“Gjarprit” të UÇK-së nuk po i shihen këmbët

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 shtator 2017 Në ora: 13:31
Ragip Guraziu

Loja e Kadri Veselit, në rast se nuk ka prapavijë politike në mes këtyre të dyve, bosave, presidentit, Hashim Thaçit, e Kadri Veselit, kur kemi parasysh se Kadriun e ka angazhuar vetë Thaçi këtu ku është sot, mund të ndodhë të jetë edhe acarimi i këtyre dy bosëve të UÇK-së dhe tani njëri ish- kryeministër, por në pozitë presidenti, e tjetri ish-kryeparlamentar mund të nisen për ta luftuar njëri-tjetrin dhe tani zënkat janë të mundshme.

Gjarpërit të UÇK-së nuk po i shihen këmbët

Gjithsesi, duhet të analizojmë thuktë ngjarjen se vetë presidenti Thaçi e ka futur në këtë lojë Kadriun dhe mos po na qesin neve qytetarëve ''hi'' syve, siç thotë populli po e luajnë lojën politike Thaçi e Veseli dhe nuk e kam të qartë si iu propozua vendi i presidentit të shtetit Behgjet Pacollit në këtë marrëveshje kur unë jam i bindur se gjarprit nuk po i shihen këmbët asnjëherë, si gjatë luftës, si pas luftës dhe herën e parë me Isa Mustafën e pati shkatërruar atë koalicion, ku ndryshe tani me Behgjet Pacollin, e herën e tretë me siguri do t'i shkatërrojë koalicionet e kundërshtarit me Albin Kurtin, pak çudi, por jo edhe e pabesueshme".Ndryshe'' gjithsesi që do të përpiqet tani Thaçi ta minojë marrëveshjen e koalicionit PAN-AKR, edhe atë përmes lidhjeve të tij me presidentin serb, Vuçiq, i cili mund të influencojë Listën Serbe që të largohet nga koalicioni PAN, çka sërish mund të rezultojë me mungesë numrash''. Tani Lista Serbe do fitojë këtu shumë më shumë, sepse ajo mund të shkojë në anën e kundërt dhe t'i sjellë probleme koalicionit në fjalë".

Ankthi i partive politike sado pak u shumë kur kemi parasysh se, ishte interesimi kush do e formoi Qeverinë e Kosovës, zgjedhjet lokale 23 tetorit, nuk i le edhe aq rehat subjektet politike, që tani kanë një barrë të madhe mbi supet e tyre.

Po ku po e shohim atë seriozitet tek subjketet tona politike?!

Serioziteti dhe profilizimi i partive tona politike ju ka munguar kaherë por edhe tani po shifet se çfarë gjendje kemi ardhur kur të gjithë që kanë dalur fitues,kuptohet koalicionet,të gjithë thanë se i kemi numrat për formimin e Qeverisë, sidomos PAN-i, dhe zgjedhjet lokale në prag, ndryshe, nga zgjedhjet  parakoshme parlamentare të 13 qershorit ende Kosova pa qeveri?!

Kosova për gjithë këto vitet ka vuajtur nga që përdoren asetët kombëtare si pronë e tyre?

Ata të cilët keqpërdoren asetët kombëtare si: pronat shoqërore, ndërmarrjet publike dhe shoqërore si dhe asetet tjera shtetërore, të cilat e kanë ngulfatur zhvillimin e lirë dhe konkurent në vend”,herdo kur do përgjigjen, por mund të ndodhë mu tani, ku prespektiva se Qeveria e ardhshme, janë po ata të maparmet.

Ndikimi në skenën politike

Partitë tona politike po ballafaqohen me shumë sfida, e njëra ndër to është 'fenomeni' profilizim. Deri më tani nuk mund të thuhet se po veprojnë në nivel të duhur, derisa nuk kanë arritur të përmbushin misionin e tyre në profilizimin e partive politike. Çdo parti politike identifikohet me liderët e partisë. Mirëpo mungesa e profilizimit të partive dhe besueshmëria e votuesve të liderëve politikë se i zgjedhin njerëzit e duhur për t'i çuar proceset përpara ende nuk është dëshmuar në praktikë. Profilizimet e partive duhen të jenë të qarta. Demokracia e ka këtë. Të gjitha partitë politike synojnë diçka tjetër, por veprojnë diç tjetër! Edhe reformimi që do të ndodhë në aspektin programor dhe në aspektin e profilizimit si parti politike, edhe në aspektin e krijimit e vlerave nga kuadrovike e deri tek ato profesionale, zotohen se përfaqësojnë demokracinë e madhe. Jo gjithmonë reformat shoqërore kanë rezultate e përnjëhershme dhe ky avaz po vazhdon edhe te subjektet politike të votuar nga qytetari i Kosovës.

Forcimi i identitetit shtetëror

Duhet të gjithë ta kuptonim se qytetari i Kosovës është i interesuar të ndodhin ndryshime pozitive dhe në të ardhmen e proceseve t'u prinë njerëzit e dëshmuar kombëtarisht në të kaluarën dhe sot të angazhuar në ndërtimin e rendit demokratik. Si e djathta, si qendra ose si e majta, në gjirin e vet duhet të angazhojnë njerëz që luajnë rolin e rëndësishëm. Të jenë personalitete që kanë bërë ndryshime në të kaluarën e afërt për çlirimin e Kosovës. Me shpalljen e Kosovës shtet është shtuar edhe respekti i ndërkombëtarëve si ndaj institucioneve, ashtu edhe ndaj partive politike. Dhe, me forcimin e identitetit të vet politik dhe angazhimin e të gjithëve, subjekteve politike dhe institucioneve tona, do të forcohet dhe identiteti shtetëror i Kosovës.

Debati për profilizimin

Në të ardhmen profilizimi i partive lë të kuptohet se nuk do t'u frikësohen sfidave, po do t'u rrinë ballëhapur dhe duke dalë gjithmonë fitimtarë. Prandaj, këto debate të profilizimit të partive politike janë më se të qëlluara, sepse ndikojnë në të ardhmen në përkrahjen e kuadrove të reja të të gjithave partive politike, në mënyrë që të mos krijohen grupe ose klane brenda partive, por në çdo parti politike të ketë demokraci të mirëfilltë.

Ndërsa sipas njohësve të çështjeve juridike, konfliktet e mundshme në skenën politike, do të varën nga numri i personave që do të akuzohen, ku sipas tyre sa më shumë që akuzohen, aq më shumë do të këtë turbulenca dhe konflikte.Jo të gjithë,por duhet të ken kujdes se ;po e zëm se fituan ato parti që kanë apo do përballen me Gjykatën Speciale për Kosovë,atëherë e arsyeshme; Pse po ekzistojka një ankth i tillë në disa subjekte politike.

Loja e Kadri Veselit, në rast se nuk ka prapavijë politike në mes këtyre të dyve, bosave, presidentit, Hashim Thaçit, e Kadri Veselit, kur kemi parasysh se Kadriun e ka angazhuar vetë Thaçi këtu ku është sot, mund të ndodhë të jetë edhe acarimi i këtyre dy bosëve të UÇK-së dhe tani njëri ish- kryeministër, por në pozitë presidenti, e tjetri ish-kryeparlamentar mund të nisen për ta luftuar njëri-tjetrin dhe tani zënkat janë të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat