7 Shtatori 1990- 7 Shtator 2017

Opinione

7 Shtatori 1990- 7 Shtator 2017

Nga: Milazim Maraj Më: 8 shtator 2017 Në ora: 06:47
Milazim Maraj

Kjo ditë është e shënuar në historinë e re të Kosovës si dita e Kushtetutës së Kosovës. Shënon ndryshime të mëdha për Kosovën.

Më 7 Shtatë shtatori i vitit 1990,u aprovua Kushtetuta e Kosovës. Baza themelore e shtetësisë së Kosovës. Kjo beri bujë të madhe. Evropa dhe bota filluan të njohin problemin e Kosovës. Ishte shpërthim i problemit të pa zgjedhur nga BE-ja vite më parë. Nga kjo kohë ata kuptuan që Kosova është çështje me të cilën BE dhe OKB duhet të merren. Kjo pati rëndësi të madhe juridike, politike dhe diplomatike.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova thirrej në këtë Kushtetutë. Kur të tjerët kërkonin që ai të pranoj autonomi substancialë ai deklarohej “Edhe po të doja nuk mundëm Kosova tani ka mbajt referendumin, ka bërë zgjedhjet e lira demokratike dhe ka hartuar dhe aprovuar Kushtetutën e Kosovës. Këto janë akte të cilat nuk na lejojnë të kthehemi pas. Kjo Kushtetutë nuk pati hapësire të zbatohej normalisht në Kosovë. Vetëm një Komunë hartoj statutin e Komunës në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe shqiptaret e respektonin këtë statut deri sa i larguan nga Komuna.

Kjo ishte Komuna e Deçanit. Statutin e kishin hartuar juristet nga Deçani të organizuar dhe prirë nga heroi i Kosovës  Sali Çekaj. 7 Shtatori u përcoll edhe më shumë ngjarje u përcoll edhe me shumë aktivitete tjera. Pas kuvendit në Kaçanik në të gjitha Komunat shqiptare në Kosovë u mbajtën Kuvendet Komunale dhe u përkrah në tërësi Kushtetuta e Kosovës.

Deputetet e Kosovës ikën jashtë pasi që qëndrimi i tyre në Kosovë ishte i pa mundshëm. Po ashtu mbajtja e Kuvendit të Kosovës nuk u lejua. Ishte planifikua të mbahej në Medresenë e Kosovës në Prishtinë. Një Karakteristikë tjetër që e dallon nga Kuvendi i sotëm ishte uniteti i deputetëve. Puna e tyre në grupe parlamentare. Respekti ndaj njeri tjetrit ndaj obligimit që e kishin si deputet të Kosovës, gatishmëria e tyre për sakrificë, personale duke e llogaritur edhe rrezikun që u sjell familjes. Ky parlament ishte kompetent dhe i aftë të aprovoj dokumente të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës.

Për dallim nga Parlamenti i sotëm i cili u mbaj sot më 7 Shtator 2017. Për të shtatën herë, për të zgjedh kryetarin . Duke përfunduar më vendime që përveç  inateve ndaj njeri tjetrit vështirë që plotësojnë ndonjë interes për Kosovën dhe popullin e saj. Koalicionet e formuara tani pozitë  në Parlament nuk  janë aspak parimore. Dentronizimi i Ministrisë së Jashtme do të krijoj probleme serioze në artikulimin Kërkesave të  Kosovës në BE dhe OKB. Lista serbe tani e faktorizuar nga mospajtimet dhe skandalet në mes të shqiptarëve  ka rritë ndikimin e Beogradit në Prishtinë.

Pra ky është ndryshim i çuditshëm dhe i dhembshëm nga Kuvendi i Kaçanikut 07.09 1990 dhe ky i Prishtinës 07.09. 2017. I pari zvogëloj dhe pamundësoj ushtrimin e shtetit Serbisë në Kosovë. Kurse ky i tanishmi rikthej këtë ndikim. Nga kjo elektorati jonë duhet mësojë shumë, të zgjohet e veproj shpejt, matur dhe mençur. Kryesitë e subjekteve politike jo patriotike dhe të pa afta, sollën vendin në mëshirën e këtyre koalicioneve.

Sollën në pushtet ndikimin rus dhe serb. Kjo situatë është kthim pas, para kuvendit të Kaçanikut. Pasojat  e këtij kuvendi kanë filluar ënde pa u themeluar qeveria e kjo varet kur do të vendos Vuqiq dhe Markoviq të i japin listës serbe dritën e gjelbër për të marr pjesë në qeveri apo për ta votuar Qeverinë Haradinaj. Nëse Vuqiq nuk do të jetë i kënaqur më rrjedhjen e bisedimeve ai mundë ta nisë procedurën për shkarkimin e qeverisë për mes të listës serbe tani më, e faktorizuar, në Parlamentin e Kosovës.

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë çdo natë mbushën nga 5 pesë autobus më te ri shqiptarë që lëshojnë vendin. Ata janë të rinj që pushtetarët tonë ua kanë vrarë shpresën. Tani nën ndikimin e pakënaqësisë dhe sekserëve shprehën ndytë më fjalë të pista, për institucionet e veta. Ata kanë vendos të lënë vendin e vetë të bukur dhe të pasur e të  kërkojnë qetësi në një hapësirë të pa njohur ndoshta më plot rreziqe. Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta  është  projekt i Serbisë. Kush është përgjegjës? A do të vijë koha të ndëshkohet përgjegjësi?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat