Kush po e nxitë eksodin e të rinjve tanë?

Opinione

Kush po e nxitë eksodin e të rinjve tanë?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 8 shtator 2017 Në ora: 13:28
Largimi i të rinjëve nga Kosova

Me një konstatim nuk mund të pajtohem as nga 2015 e as tani se ata te cilët ia mësyjnë Evropës e bëjnë vetëm për një jetë mate mirë, nuk mungon vetëm buka?

Vitin 2015 kur u themeluan institucionet pas një ngërçi të madh politik dhe përfundimisht me bekimin e ndërkombëtarëve u shpërbë koalicioni VLAN, për tu lidhur kurora jetëshkurtër PDK-LDK e cila edhe tani po i vuajmë pasojat e asaj kurore, filloj eksodi i  pritur i të rinjve sidomos, por edhe  i familjeve nga cili eksod përfituan mase tepërmi matrapazët, ndërsa populli e paguajti edhe me jetëra të humbura dhe shpenzime marramendëse!

Edhe sot kujtoj një opinion dhe konstatim të kryeministrit ne detyrë Isa Mustafa se; Ata te cilët po ia mësyjnë perëndimit te gjithë kishin ”AIFONA”, një apsurd te cilin edhe sot nuk mund të pajtohem me një konstatim nga atëherë, por edhe me konstatimin e tanishëm të ndonjë figure publike se janë grupe njerëzish te cilët nxitin eksodin? Kush ikë me dëshirë nga vendlindja sipas te atillëve?

Dakordohem me një pjesë por jo edhe tërësisht sepse edhe ata janë të nxitur nga dikush ne pushtet sepse nëse mund ti quajmë matrapaz te atillët duhet verifikuar se nga kush po nxiten? A janë direktivat nga brenda apo nga jashtë, a janë nxitësit nga pushtetarët për qëllime te tyre apo cila është adresa e nxitësve? Por një qështje duhet ditur; E them me bindje të plotë se me vetë dëshire nuk ka njeri normal i cili sakrifikon fillimisht shëndetin, familjen vetëm për të ikur nga vendlindja për para?

Në jetë nuk është gjithsej vetëm kafshata e gojës për askënd, sidomos për të rinjtë e shkolluar dhe pa perspektivë, për familjet e anashkaluara nga pushtetet e deritanishme vetëm pse nuk kanë te afërm ne pushtet e te tillë janë një kategori rreth 46% e popullit të Kosovës. Tani qe pikërisht pas ngërçit të shkurtër( 2muaj e gjysmë) politik përfundimisht po formohen institucionet; Kuvendi dhe Qeveria te cilat veq po i paraprijnë këtij eksodi sepse si duket populli e ka humbë edhe atë fije shpresën e fundit se do të ketë ndryshim dhe do të ketë qeveri kredibile, thashethemet pikërisht nga zyrtar e pjesëtar pushteti te ardhshëm po mundohen të arsyetohen se nxitësit e ndryshëm po ndihmojnë ikjen e te rinjve?

E kamë dashtë një këngë tjetër, ku s’përmendet plaga e vjetër

 Ku ska njerëz qe shkelin besë, ku i riu zgjohet pa shpresë

Ditë e re e dhembje e vjetër, e kam dashtë një Kosovë tjetër

Ku ska fëmijë qe e len shkollën, ku ska nanë, kuska babë, e ku ska gjysh qe e shtrinë dorën!

Qëllimisht nxora këto fragmente nga kënga e te madhes Shkurte Fejza “Ah Kosova jonë”

Tani ne fund do iu drejtohem te nominuarit për kryeministër R.Haradinaj, dhe kryekuvendarit të rizgjedhur K.Veseli, vallë ne kohen kur ata pretendojnë se e kanë kap pushkën qe ti dalin zot kësaj toke dhe këtij populli dhe sot nga fragmentet e kësaj kënge dhe eksodi i pandalshëm të na sqarojnë konotacionin e tyre te dyanshëm dhe qëndrimin e qëllimin e tyre për te ardhur respektivisht për te mbetur ne pushtet?

Ku e shofin veten këto dy figura kur akoma pa bërë hop veq po bien viktimë te nënshtrimit nga ata kundër te cilëve pretendojnë se e kapen pushkën! A thua a kanë shpjegim dhe definicion për ketë eksod kur edhe ministri ne detyrë E.Hoxhaj e pranon publikisht eksodin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat