Pa Skënderbeun nuk ka komb, as Shqipëri Etnike!

Opinione

Pa Skënderbeun nuk ka komb, as Shqipëri Etnike!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:51
Mehdi Hyseni

*** Për hir të miqësisë dhe të bizneseve të ndryshme ekonomike, tregtare, politike dhe diplomatike mes  Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do ta ndryshojmë identitetin kombëtar, as identitetin e historisë së Shqipërisë Etnike, personifikim i të cilave është Gjergj Kastrioti-Skënderbu, pa të cilin nuk do kishim as Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) e as Shqipërinë Etnike të Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912).
 
Prandaj, pavarësisht nga interesat e ndryshme heterogjene të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, nuk do të ketë pazare me identitetin kombëtar shqiptar, as me gjakun e heronjve kombëtarë shqiptarë, as me Shqipërinë Etnike. Këtë duhet ditur edhe shkenca, edhe politika, edhe xhamia, edhe kisha, edhe teqja, edhe imamët, edhe klerikët shqiptarë, sepse pa Skënderbeun nuk ka as komb shqiptar e as Shqipëri Etnike.
 
Për gjithë kombin shqiptar, figura sublime atdhetare shqiptare-Skënderbeu është e padiskutueshme. Ndaj, pa asnjë dyshim, Skënderbeu është heroi dhe babai ynë kombëtar, ndërsa Ismail Qemali është babai ynë i shtetit të parë modern shqiptar-Shqipërisë Etnike.

-Ata shqipfolës mercenarë  ekstremistë, injorantë dhe të verbër, që  mohojnë veprën heroike legjendare dhe origjinën kombëtare të Skënderbeut dhe të familjes Kastrioti, mirëfilli nuk janë me origjinë të mirëfilltë kombëtare shqiptare. 

Gjithashtu, ata shqipfolës tradhtarë, që kanë pohuar se Skënderbeun "nuk e njohin si hero kombëtar të tyre", ata nuk janë me gjak të pastër shqiptari. Mirëpo, për të mos ndodhur më e keqja mes vëllezërëve myslimanë dhe të krishterë shqiptarë, MOHUESVE të tillë  të SKËNDERBEUT, nevojitet që shteti shqiptar (Shqipëria), si dhe shteti i Kosovës, t'ua heqin të DREJTËN E KOMBËSISË SHQIPTARE, në mënyrë që ata bastardë  dhe degjenrues të kombit të vet shqoptar, ta braktisin Shqipërinë dhe Kosovën. - Le të venë në vendet e origjinës së vet, atje ku i kanë dhe i njohin "heronjtë kombëtarë" të tyre në: Stamboll, në Bullgari, në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Rusi, në Azi, në Afrikë, në Arabi...etj. 

Pra,  dy shtetet (Shqipëria dhe Kosova) në mënyrë ligjore, duhet të zgjidhin këtë problem të atyre, që nuk njohin kombin shqiptar dhe heronjtë kombëtarë të SHQIPËRISË ETNIKE, jo t'u lihet klelrikëve të  tri komuniteteve fetare shqiptare, ose agjenturave të ndryshme, që të fusin zjarrin dhe flakën mes tyre sikurse  dikur në Liban, sot në Afganistan etj., sepse, atëherë, do bëhej shumë vonë                      

  Pa Skënderbeun, kombi shqiptar, do të ishte pa histori, pa identitet dhe pa atdhe të vetin

-Omer Dinçer, ministër i Arsimit të Turqisë, vizitoi zyrtarisht Kosovën, më 19 gusht 2011, me këtë rast, ai ndër të tjera, shpalosi edhe kërkesën e Ministrisë së Turqisë, e cila i referohet ndryshimit të teksteve të historisë së Kosovës. Ai për masmediat e pranishme, tha se :”Ne biseduam dhe kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke. Ne jemi në finalizim të projektit, i cili vazhdohet të punohet nga Komisioni, i cili është themeluar për eliminimin e këtyre problemeve dhe neve do të na gëzojë pa masë fakti që kur të botohen librat e reja të mos t’i kenë këto paragrafe”.(www.gazetaexpress.com/19/08/2011).

Si kryeministrat, ashtu edhe ministrat e Kosovës dhe të Turqisë, duhet të dinë se, të gjithë shqiptarët e Shqiërisë Etnike, janë vëllezër me Skënderbeun, jo me ata që i vrasin, i tradhëtojnë , i luftojnë , i shesin dhe i braktisin shqiptarët (në Turqi, në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Bullgari, në Greqi etj.) siç ishte dikur rasti i Hamëzait, nipi i Skënderbeut, si dhe më pas, rasti i shumë hamëzaive dhe i ballabanëve të tjerë, që luftuan në aleanca të ndryshme kundër interesave vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Kushti i parë, ne, do ta ndryshonim historinë e Shqiërisë Etnike, duke përfshirë edhe Kosovën e saj, vetëm nëse Turqia e stome sekulariste ka autoritetin dhe fuqinë e një superfuqie botërore(ashtu sikurse është Amerika) që shqiptarëve të dëmtuar, të copëtuar dhe të kolonizuar në Ballkan, t’ua kthente tokat e tyre stërgjyshore (pellazgo-ilire-shqiptare), të cilat dikur, pa asnjë të drejtë, Perandoria Osmane e sulltanëve të ndryshëm ( ca prej tyre, madje, ishin edhe me prejardhje shqiptare,s’ka rëndësi fare, armiku është armik, qoftë edhe të jetë shqiptar, ashtu sikurse ishte Hamëzai, i cili e tradhëtoi Skënderbun, duke kaluar në anën e pushtuesve osmanë) ua “bëri teslim”- ua fali Serbisë (të cilën qeveritë e sulltanëve, e favorizuan më së shumti nga robërit e tjerë të Ballkanit, duke i mundësuar, së pari, hapjen e kishave dhe të shkollave serbe, autonominë e saj, më 1871, e më pas, më 1878, edhe pavarësinë e saj në kurriz të territoreve indigjene shqiptare dhe të Shqiërisë Etnike), Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë.

Pra, nëse Turqia e sotme, është në gjendje, që të bëjë një rikthesë të tillë historiko-politike, që shqiptarëve, t’ua rikthejë tokat e tyre stërgjyshore (Katër Vilajetet: Kosovë, Janinë, Manastir dhe Shkodër), atëherë, vërtet, imponohet kërkesa reale e kohës së sotme, që shqiptarët, të shkruajnë një histori të re të marrëdhlnieve shqiptare-turke, nëse Turqia e sotme e Omer Dinçerit, është në gjendje, që ta kthejë prapa “rrotën historike” para njëqind e sa vitesh. Ndryshe, për asnjë çmim, nuk kemi asnjë arsye që t’i hyjmë ndryshimit të teksteve të historisë së Kosovës, të cilat flasin për periudhën e historisë dhe të politikës së Perandrosië Osmane, e cila, edhe në fillim të shekullit XX, ishte ndër shkaktarët kryesorë, pse, edhe sot, kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnika, është e copëtuar, e aneksuar dhe e kolonizuar (sikurse dikur shteti i Kurdistanit nga fuqitë e mëdha evropiane) në disa shtete fqinje sllave (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria dhe “Maqedonia”.

Kushti i dytë për ndryshimin e teksteve të historisë së Kosovës, është ky: “Nëse presidenti, kuvendi, qeveria, si dhe institucionet e tjera të edukimit dhe të arsimit të Republikës së Kosovës, e kanë marrë lejen dhe pëlqimin e Skënderbuet, të Ali Pashë Tepelenës, të Abdyl Frashërit dhe të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës… etj., atëherë ministri i Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja, mund të nis formimin e komisionit shqiptaro-turk për ndryshimin e teksteve të historisë së nxënësve dhe të studentëve të shkollave dhe të fakulteve të Republikës së Kosovës, ndryshe, jo, o shqiptarë, me asnjë kusht!!!
 
Miqësia e Kosovës me Turqinë, vetëm mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barbarta

Nëse Turqia është interesuar që të retushojë terminologjinë e historisë, që i përket kohës së Perandorisë Osmane në Ballkan, së pari, duhet t’ia fillojë në Tiranë, në Beograd, në Sofje, në Shkup, në Athinë, në Podgoricë dhe në Sarajevë, jo në Prishtinë, ashtu siç paskësha filluar një punë e tillë absurde, e komisionit mikst turko-shqiptar, me qëllim që t’i spastrojë “paragrafët ofendues në librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë dhe për personalitet turke”, edhe pse nuk thuhet se për cilën periudhë historike dhe, për cilat perspnalitete të Turqisë bëhet fjalë në “paragrafët ofendues”, siç ka deklaruar ministri turk i Arsimit, Omer Dinçer, me rastin e takimit të tij zyrtar në Prishtinë, me homologun e tij shqiptar, Ramë Buja.
 
Cilët janë ata “paragrafë” të historisë së Kosovës, që fyejnë Turqinë, historinë dhe personalitetet turke? Për cilën kohë të historisë së Turqisë është fjala?
 
Dorën në zemër, ne nuk jemi në dijeni se çfarë “paragrafësh ofendues” për Turqinë, përfshijnë ato tekste shkolllore të lëndës së historisë së nxënësve dhe të studentëve të Kosovës.
 
Mirëpo, nëse ata “paragrafë ofendues”, siç ka pohuar ministri turk i Arsimit, Omer Dineçer, i refereohen periudhës së largët 500-vjeçare të vezirëve dhe të sulltanëve tiranë të Perandorisë Osmane, ushtritë e të cilëve kanë shuar në gjak me qindra dhe mijëra kryengritje dhe luftra çlirimtare dhe antikoloniale të populliut shqiptar për liri dhe për pavarësi në Ballkan, atëherë, ato shprehje dhe terma, të shkruara në pjesët e asaj historie, kursesi nuk kanë karakter ofendues për Turqinë e reformuar të Ata Turkut-Turqinë e sotme.
 
“Jo buka, po kulaçi”!
 
Sipas deklaratës për masmedia të ministrit të Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisës së Kosovës, Ramë Buja, në takimin e 19 gushtit 2011 me ministrin e Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer, “

Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodh. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”(www.gazetaexpress/20/08/2011).
 
Korrigjimi i teksteve të historisë së Kosovës, ashtu siç ka kërkuar ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer nga homologu i tij i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja, në gjuhën shqipe, do të thotë ndryshim i tyre.
 
Ndërkaq, në gjuhën turke, nuk di, nëse fjala “korrgjim”, është e barsvlerëshme me fjalën “ndryshim”.
 
Sido që të jetë, shprehur në fjalorin e filozofisë popullore shqiptare, kjo do të thotë: “Jo buka, po kulaçi”,fjala është për të njëjtën gjë-ndryshimin e atyre pjesëve të historisë së Kosovës, me gjasë ku flitet se sulltanët e Perandorisë Osmane, të cilët, vërtet, ishin tiranë, mizorë, agresorë, kolonizatorë, vrastarë, asimilues dhe grabitës të egër të tokave autoktone shqiptare në Ballkan. Për më tepër as ushtritë, as vezirët dhe sulltaënt e Perandorisë osemane, nuk mund t’i quajmë miq, vëllezër apo çlirimtarë, sepse ishin armiq të egër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Këtë ndër të tjera, e provoi edhe shuarja në gjak e qindra dhe mijëra viktimave shqiptare, si dhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1882) me idelogun dhe kryetarin e saj patriot shqiptar, Abdyl Frashëri në krye, të cilin hordhitë e ekspedditave të Perandorisë Osmane, e masakruan barbarisht, ashtu sikurse më parë, Ali Pashë Tepelenën, si dhe shumë patriotë e luftëtarë të tjerë, që vepronon dhe luftonin për pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
 
Kjo terminologji nuk mund të ndryshohet, sepse vërtet masakrat, gjenocidi, shkombëtarizimi dhe kolonizimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike (500 vjet rresht) nga ana e sulltanë hamitë mizorëve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, nuk mund të përshkruhen dhe të përkufizohen me terma, me fjalë dhe me shprehje të tjera pozitive dhe miqësore, shikuar në konteksin e historisë së marrëdhënieve të sotme turko-shqiptare, sepse luftërat e tilla të ushtrive të Perandorisë Osmane, kishin karakter grabitçar dhe shfarosës të shqiptarëve në Ballkan. Ndër të tjera, këtë e provon edhe gjymtimi i territoreve etnike shqiptare, si dhe konvertimi i dhunshëm në fenë islame i shumicës dërrmuese të popullit shqiptar në Ballkan.
 
Nëse në tekstet e historisë së nxënësve dhe të studentëve të Kosovës, ka “pjesë dhe paragrafë” fyerës për populin turk, atëherë, qenka bërë gabim dhe, është një minus i madh në aspektin moral dhe profesionl për ata profesorë, redaktorë, që kanë hartuar dhe miratuar ato tekste, Mirëpo, nëse në ato pjesë të historisë së Kosovës, është përfshirë terminologjia e saktë e shpjegimit të karakterit të imeprializmit të Perandorisë Osmane ndaj populit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, atëherë, kërkesa dhe propozimi nga ana e palës turke, është e absurde, e paarsyeshme dhe e papranueshme, sepse agresorët dhe pushtuesit 500-vjeçarë të Perandorisë Osmane, nuk mund t’i quajmë vëllezër, miq, dashamirë, çlirimtarë dhe shpëtimtarë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por vetëm armiq të egër, barbarë dhe mohues të lirisë dhe të së drejtës natyrore, etnike, historike, gjeopolitike, humane dhe kombëtare shqiptare.
 
Në këtë kuptim, nuk mund të ketë kurrfarë retushimi të historisë së Kosovës, as të Shqipërisë Etnike e as të shqiptarëve në Ballkan.Ajo çfarë ka ndodhur gjatë 500 viteve nën sundimin e tiranisë dhe të robërisë së shqiptarëve nga ana e Perandorisë Osmane, atë askush nuk mund ta shlyejë, as ta ndryshojë, as sot e as nesër, pavarësisht nga dakordimi dhe marrëveshja e ministrit aktual të Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Ramë Buja me ministrin turk të Arsimit, Omer Dinçer, bërë në Prishtinë, më 19 gusht 2011..
 
Së fundi, pavarësisht nga interesat tendencioze të Turqisë, që të ndërhyjë në ndryshimin e teksteve shkollore dhe universitare të historisë së Kosovës, qeveria, kryeministri dhe ministrat e saj, nuk duhet ta përmbushin një kërkesë të këtillë absurde të qarqeve zyrtare të Turqisë, sepse kanë shumë çështje të tjera më të mëdha, më urgjente dhe më të nxehta, që kërkojnë zgjidhje imediate si në planin e politikës së brendshme, ashtu edhe asaj të jashtme, sepse Kosovës po i kërcënohet copëtimi i saj nga Serbia dhe nga aleatët e saj mbështetës evropianë dhe ndërkombëtarë.
 
Kërkesës së qeverisë turke për ndryshimin e historisë së Kosovës, qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, do të duhej t’i përgjigjej shumë qartë dhe shkurt, nuk ka ndryshim të asnjë teksti të historisë së Kosovës, nëse bëhet fjalë për Perandorinë Osmane (sulltanët, vezirët, politikën, ushtritë grabitaçare dhe terrorizuese të saj, si dhe për personalitetet e saj famëkëqia, që i përkasin asaj kohe).
 
Shqiptarët nuk kanë njohur dhe, nuk njohin kurrfarë personalitetesh a ushtrishë pushtuese dhe agresive të Perandorisë Osmane, që i kanë shfarosur shqiptarët dhe e kanë copëtuar Shqipërinë Etnike, së bashku me fuqitë e mëdha të Evropës.
 
Ajo është histori e shkuar, shqiptarët e Kosovës, as të pjesëve të tjera të Shqipërisë Etnike, nuk kanë se çfarë të preokupohen ose të angazhohen për RETUSHIMIN e historisë së Perandorisë Osmane, sepse ajo për shqiptarët, ishte njësoj armiqësore, agresore dhe diskriminuese, ashtu sikurse perandoritë e mëparshme bizantine dhe romake në Ballkan.
*) Ky koment, për herë të parë është publikuar në:www.albaniapress.com , më 23 gusht 2011(7 vjet më parë). Po e ribotojmë, me qëllim, që t’u themi  injorantëve, spiunëve, tradhtarëve, shpifësve të Kombit dhe të Atdheut, që ta qepin gojën dhe të mos lehin si zagarë të bandave pushtuese sllave, duke sharë, shpifur dhe ofenduar profesorët  se gjoja “nuk dinë ta kuptojnë” dhe ta "bëjnë  dallimin” mes  kombit, patriotizimit, atdheut dhe  religjionit.-Ja, ku kemi arritur plehërat dhe kriminelët ordinerë duan të bërlykën me profesorët, përkatësisht duan të “thyejnë shpatat” me profesorët, sikurse Sanço Pança me “Mullinjtë e erës” së  Don Kishotit?!

-O, mjerim, o zi, o terr, kur kombi,  atdheu dhe religjioni  paskanë ngelur në “diturinë”, në  “mëshirën” dhe në “ndërgjegjën” e injorantëve, të batakçinjve dhe të kriminelëve ordinerë, tanimë, të dëshmuar (1990-2017),  e pasksha marrë lumi kombin, fenë, athdheun dhe patriotizmin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat