Një natë e nxehtë verore në Köln të Gjermanisë...

Opinione

Një natë e nxehtë verore në Köln të Gjermanisë...

Nga: Agron Shabani Më: 8 shtator 2017 Në ora: 22:11
Agron Shabani

Nën 'ansamblin' dhe 'baletin e yjeve' të panumërt në qiellin dhe horizontin e pafund si dhe me tingujt e një muzike të lehtë klasike që po vinte dhe përbirohej aty dikund pari në sond, gjatë asaj nate të nxehtë gushti me vapë dhe zjarmi shumë, pas një qëndrimi të gjatë nën diellin dhe mbi rerën e përvaltë të rivierës së njohur spanjolle ose dikund tjetër... Ajo me delikatesë të lartë dhe gjithë ekstravangancë, e kishte derdhur trupin e saj valë në ulësen e verandës së bukur të një caffe-restauranti superluksoz që ndodhej i shtrirë në pjesën dominante dhe më ekskluzive të metropoles së njohur të Kölnit në Gjermani. Ndërkohë që vapa e madhe e stinës së verës, sikur tundej dhe dridhej furishëm mbi flokët dhe trupin e saj valë: Dritat, shandanet ose ato llambadare të shkëlqyera dhe prarura me 'pllanga' neoni ose kristali, sikur po 'lahëshin' dhe 'shpërlahëshin' me valët e mahisura të lumit të Rinit (Rhein)...Si për t´ia shuar etjen dhe flladitur (freskur) një trohë trupin dhe shpirtin femrës (gruas) sharmante dhe tepër ekzotike e cila ngjante në një "pikë të vogël çuditëse" në atë zgjua të madh turistësh ose vizitorësh të shumtë nga e gjithë bota aty. Aty dikund pari me tërë shkëlqimin dhe impresionin e saj fetar, kulturor, historik dhe arkitektonik, ishte edhe Katedralja e famshme e Kölnit që të ofronte paqen, urtësinë, qetësinë, bukurinë, mbretërinë dhe lumturinë absolute për të ngritur ose krijuar nota, tinguj, diagrame, pentagrame, melodi ose simfoni të ndryshme miqësore ose romantike në cepin e një nate të vaptë gushti  që nuk sosej. 

Ndërkaq, yjet e panumërt në qiellin e pafund, sikur po puçëshin dhe bëheshin bashkë në sfon me dritat, shandanet ose ato llambadare të praruara prej neoni ose kristali, si për t´i derdhur në sy zonjes mondane ose metropolitina gjatë asaj nate të nxehtë verore në Köln (Këln) të Gjermanisë ....Sytë e saj shihnin ose shikonin të përhumbur dikund largë deri në pikën fundore që nuk i dukej fundi..!

Nën 'ansamblin' ose 'baletin e yjeve', kohë pas kohe sikur ngritëshin ose formohëshin në sfond edhe notat ose 'tingutj e mahisur' të një melodie ose simfonie të  lartë hyjnore ose galaktike në Katedralen e njohur të Kölnit.

Aromat e këndshme të parfumëve dhe desodorantë të ndryshme, ndërkaq për një çast sikur ia kishin falur dhe lëshuar primatin ose "mbretërinë absolute" erës së butë freskuese dhe ledhatuese që tundej dhe valvitej prajshëm nepër flokët dhe fytyrat e hijeshme të atyre zonjave dhe zonjushave të ndryshme mondane ose metropolitane, si për t´i formuar kështu tingujt dhe notat e një mijë e një (1OO1) melodishë ose simfonishë të bukura të zemrës dhe shpirtit. Aty ishin edhe prekjet e lehta të e buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij gravitacioni të madh trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri në flladin e vonë të natës së gjatë verore në Kölnin e traditave të moçme kulturore dhe qytetare. 

"Në dehjet, romansat, baladat ose historitë e njohura mondane ose metropolitane, problemet e ndryshme me martesat ose dashuritë e çastit ose momentit, qëndrojnë në faktin se ato mbarojnë çdo natë pas seksit, blatoreve të ndryshme ose dhuratave...Për t´u ngritur ose rindërtuar prap çdo mëngjes herët në forma dhe profile të ndryshme kozmetike, kirirugjike, afariste, komercialiste dhe të tjera. " Do shkruante dikur një  romansier i njohur italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat