Antikomunizmi i vonuar i opozitës, por i nevojshëm

Opinione

Antikomunizmi i vonuar i opozitës, por i nevojshëm

Nga: Ilir Vata Më: 9 shtator 2017 Në ora: 11:34
Ilir Vata

Opozita ka zgjedhur sot të nis seancën e parlametit të ri me një protestë antikomuniste, pikërisht në ditën e kryengritjes së Postribës që përkon sot me 9 shtator, kohë e cila u zvillua në vitin e largën 1946 kryengritja e parë armatosur, kundër regjimit komunist.

Në fokus të qëndrimit të opozitës janë dy eksponet të së majtës që vijnë nga poste të larta në kohë të regjimit komunist dhe sot po rizgjodhen në krye të shtetit.

Sigurisht që opozita është bashkëfajtore për gjendjen e sotme të politikës ku eksponet të diktaturës, spiunë të sigurimit të shtetit, persekutor të regjimit komunist për 27 vite kanë drejtuar vendit, por sot opozita guxon të dal në protestë atikomuniste duke kërkuar falje, gjë të cilën lideri i opozitës e ka thënë me herët.

Mungesa e trasparencës me të shkuarën, lënja në harrës të të përndjekurve politik, zhkatërrimi i vendeve të vuajtjes së dënimeve, fshirja e memorjes kombëtare, mos hapja e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit, apo hapja e cunguar me mungesë lustracioni ka bërë që mëkatarët e diktaturës të mos ndaloheshin kurrë, madje ata janë sot vetë shteti.

Persekutorët kanë prekur për 27 vite të gjitha majat e shteti, parlamentit, institucionet e rëndësishme, administratën dhe vetë sistemin e drejtësisë, ku hetuesi, torturuesi dhe egzekutuesi e kanë patur në dorë drejtësin për 27 vite në post-diktaturë, madje dhe sot janë zot të drejtësisë.

Mijëra të vrarë, apo 7200 të egzekutuar nga regjimi komunist ende nuk kanë një varrë për t’u nderuar.

Shtresa e të përndjekurve urrehet si më parë vetëm me forma të ndryshme, janë të përjashtuar nga administrata, politikëbërja, të pa dëshpërblyer sa ju takon me ligj, pa satus, pa pensione miniere, të pa streh, madje ka qindra që ende janë në vendet e interrnimit që në kohë të komunizmit.

Rikthimi te antikomunizmi i opozitës është i vonuar, por fundja le të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi që trasparenca me të shkuarën të jetë një priorite që garanton të ardhmen dhe mbi të gjtha shënon pajtimin kombëtarë si një garanci e vlerave të mira dhe bashkjetesë qytetare. Asnjëherë nuk është vonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat