“Ramush ruaju lakmisë!”...

Opinione

“Ramush ruaju lakmisë!”...

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 9 shtator 2017 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Që nga lirimi i tij i fundit si i pafajshëm nga gjyqi i Hagës dhe kthimi në Kosovë (fund nëntori 2012), Ramush Haradinaj e kishte vetëm një ëndërr dhe një synim: Të ulej në karrigen e kryeministrit të Kosovës. Të gjithëve u kujtohet ajo ditë kthimi e tij kur ai sapo të zbriste në aeroportin e Prishtinës do të deklaronte se ishte kthyer fitimtar me qëllimin e vetëmqë të vazhdonte ëndrrën e tij, që shumë vite më parë ia kishte ndërprerë gjykata e Hagës, e që ishte hiq më pak se Kryeministër i vendit?! Se nga i kishte lindur ajo ide nuk dihet, por ai fliste me siguri të plotë se do ta vazhdonte mandatin e tij si Kryeministër i vendit aty ku e kishte ndërpre, edhe pse nga ajo kohë kishin kaluar shumë vite?! Dhe fliste me aq bindje se ai do ta rikthente postin e tij,sikur atë të ia kishte lënë me tapi babai i tij?!...Ditë apo edhe javë të tëra do të fliste nëpër mjete të ndryshme të informimit se si ai po bëhej gati që të ulej në karrigën e kryeministrit, thuajse ajo karrige ishte rezervuar vetëm për të?!...Veçse si duket se I kishte bërë hesapet pa hangjinë siç thuhet në popull, sepse kryeministru i atëherëshëm Hashim Thaçi nuk ia kishte lëshuar karrigen e kryeministrit, ashtu siç ëndërronte dhe dëshironte Ramushi?!...

Pastaj muaj e vite të tëra do të përseriste e ripërseriste se ai së shpejti do ta merrte timonin e qeverisë,duke thënë gjithnjë se vetëm me të si kryeministër do të përparonte Kosova?!...I egzaltuar në ëndrrën e tij ai edhe sot mendon me egon e tij se është më i duhuri, më i miri dhe më i zoti që ta marr atë post?!...

Tërë këto vite sa here i është dhënë rasti, ai ka qenë në gjendje që të bëjë koalicion me dreqin e të birin vetëm e vetëm që të ulet në karrigën e ëndërruar e të dëshiruar?!...Por, sa ëndërronte se ia kishte arritur qëllimit, dilte dikush dhe ia ndërpriste ëndrrën?!...Por, siç thuhet në popull i duruari i fituari, siç duket më në fund ka ardhur edhe momenti i tij: me të gjitha gjasat ai këto ditë do të ulet në karrigën e ëndërruar dhe të dëshiruar gjatë, në karrigën e kryeministrit të Kosovës?!...Rivalët e tij politikë dhe gojëkqinjtë e shumtë flasin e thonë gjithandej se do të ulet në atë post falë përkrahjes së Listës Srpska, apo listës së dirigjuar nga Beogradi?!...Por, as këto thashethëna lartë e poshtë nuk e ndalin dot turrin e Ramushit drejt karrigës së kryeministrit të vendit?!...Ata që i rrijnë pranë,në vend që ta këshillonin që të mos bënte një veprim të tillë (për shumë kend antikombëtar)e këshillojnë dhe e binsin se ky është momenti i duhur?!...Fundja edhe ata që i rrijnë pranë e dijnë se ulja e Ramushit në karrigën e kryeministrit do të sjelli privilegje të shumta për ta,në të kundërtën,në rast dështimi apo antikombëtarizmi, krejt barra do të bie mbi vetë Ramushin?!...Veçse si duket Ramushit,lakmia për pushtet ia ka mbyllur sytë dhe ia ka topitur mendjen?!...Ai as nuk sheh e as nuk dëgjon kur të tjerët për anash i thonë se me këto veprime, përveç se po i sjell dëm të pariparueshëm vendit, po e zbehë edhe të kaluarën e vetë të lavdishme?!...

Nuk dihet nëse babai i tij të ia ketë thënë ndonjëherë atë të famshmën e popullit:”Biro ruaju lakmisë,sepse sa më shumë që të kesh, je më pak i vetëvetës!” Mbase edhe ia ka thënë,por edhe fjalët e babait i ka hudhur anash, për realizimin e egos së tij.Kryeministër dhe vetëm Kryeministër?!...

Ramush ruaju lakmisë!...Lakmia të duket e ëmbël,por në fund të del e hidhët!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat