Sëmundje skizofrenike shqiptare

Opinione

Sëmundje skizofrenike shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:30
Sulejman Mehazi

Edhe perandorët më të fuqishëm botëror: Perandoria Romake, së bashku me krishterizmin; edhe Perandoria Bizantine, së bashku me ortodoksizmin; edhe Perandoria Osmane së bashku me islamizmin nuk kanë mundur ta zhdukin gjuhën shqipe e shqiptar?t e ku qëllimet e disa spiunëve, mersenarëve, kollaboracionistëve të shitur shqiptarë të cilët me anë të disa tezave të blera nga të huajtë e me anë të shpifjeve ndjellakeqëse bëjnë përpjekje për të na shitur në turkë-arabë-otomanë, krishterë-latinë-katolikë-slavë-grekë duke na përçarë kombëtarisht, mendërisht, fetarisht e shpirtrisht deri në atë gjendja sa që të humbim ndjenjën, aromën, shijen dhe ngjyrat tona kombëtare, folklorike tradicionale shqiptare.

Kjo sëmundje e keqe internistike skizofrenike e shqiptarëve vjen nga psikologjia e mbendshme traumatike shpirtërore. E kur halucionacionet psikologjike-skizofrenike përmbysin shpirtin shqiptar, atëherë përballemi me vetvrasjen tonë kolektive, popullore e kombëtare.

Nga kjo vetvrasje kanë humbur perandorite e pamposhtura e jo ne. Pra, historia njerëzore njehë dyzet perandori të zhdukura me gjuhë e farë për shkak të vetvrasjeve të tyre morale, psikologjike, mendore e shpirtërore. Mos ndoshta është afruar momenti i vetvrasjes sonë kolektive, gjuhësore, kombëtare?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat