"Ramush, e vërtetove që nuk ke vra shkije por ke maltretu shqiptarë dhe e meriton të leqitesh nga shqiptarët"

Opinione

"Ramush, e vërtetove që nuk ke vra shkije por ke maltretu shqiptarë dhe e meriton të leqitesh nga shqiptarët"

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 15 shtator 2017 Në ora: 11:51
Ramush Haradinaj

Sapo hapa internetin, faqën e facebookut, ja për dhimbje e trishtim fotografitë e avokatit të vrarë,Bajram Kelmendi me dy të bijtë: Kastriotin e Kushtrimin dhe Nekibës së vdekur pas lëngatës së kësaj dhimbjeje e trishtimi.

Ramush drzhavniku, këta nuk u vranë në luftë, por në shtëpi të vetën, pikërisht nga kriminelët, tash aleatët tu, me të cilët u ngrite në post për turp.

A nuk të vie turp e mëkat prej kufomave të pafajshme që shkaktuan kriminelët e ardhur nga karpatet?

A nuk ndjen dhimbjen e nënave për të zhdukurit pa shenj e nishan?

A nuk të prek gjama e Kosovës për të pagjeturit e saj!

Interesi i turpit ti ka mbuluar sytë,ta ka vërbuar arsyen, prandaj, në kulm të marrzisë, bë zbratimlenje (vëllazërim) me gjakpirësit e popullit tënd.

Mos harro se sërbi nuk të bëhet vëlla! Edhe njëmijë vjet me kalue shkau mbetet shka! (I pabesë).

Tash e vërtetove që gjatë luftës nuk ke vra shkije, por ke maltretuar shqiptarë dhe e meriton plotësisht, që pas këtij akti të marrëzishëm, të leqitesh nga shqiptarët!

Jeto me ata që, për taksirat të kresë, të hypën lart në pozitë dhe kur të rrëxojnë,e nuk shko gjatë, bëhesh copë e thermi!

Tash e mas nuk na dhimbesh,por na vie inatin, që thonë se shqiptarët,për udhëheqës kanë vetëm puthadorës.

E asgjë tjetër!

Dhe,të gjithë ju ligavshit jeni ngritur mbi institucionet, prandaj neve nuk na ec puna.

Çështjen e rishkollimit e shkollimit të zhurnalistëve (gazetarëve) që ke ngritur, nuk është gjë e madhe, as problematike,por dreq me brirë na del shkollimi i udhëheqjes analfabete.

Po të ishte udhëheqja e shkolluar,nuk do ta gradonte në poste Sërbia.

Krejt zullumqarët e kombit po i ledhaton e gradon Sërbia,kurse verginë po e paguan populli i varfër i Kosovës.

E këtu mbetesh ti me bashkë mendimtarët tu.

Sa kam dëshirë që në nismën për zbratimlenje të jeshë i vetëm!

Nuk flihet në një shtrat me armikun kriminel, Rambo e dheve punën krejt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat