Ligji dhe shteti

Opinione

Ligji dhe shteti

Nga: Ali Hertica Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:34
Ali Hertica

Pra, Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave ligjore, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve

Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave të cilit i përshtaten sipas subjektit apo klanit ku e shkelin me dy këmbët nga oligarket të mbushur me militantë dhe familjarë partiak. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik i organizimit të sistemeve politike. Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si një nga karakteristika kryesore të regjimit demokratik, por nuk është detyrimisht një rregjim demokratik.

Sipas një përkufizimi të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës. Ai bazohet në parimin thelbësor të respektimit të ligjit, sejcili i nënshtrohet së njëjtës së drejtë, qoftë ky individ apo pushtet publik. Pra, në një rast të veçantë mund të kundërshtohen veprimet e Shtetit ose të një drejtuesi politik, nëse ato konsiderohen jo në përputhje me ligjin.

Që një Shtet i së drejtës të ekzistojë duhet që detyrimet që lindin prej Shtetit të jenë zyrtare, pavetore, detyruese dhe me sanksione. Me fjalë të tjera, ligjet duhet të: 1) jenë bërë publike, 2) asnjë nuk mund t’u shpëtoj atyre, 3) ato duhet të zbatohen realisht, dhe 4) shkelja e ligjeve duhet të sjell sanksione. Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve Sejcili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave. Që të mos abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, te pushteti të ndal pushtetit me pastrimin e rrënjësishëm nga grupet dhe bandat e oligarkëve të një shteti demokratik dhe ligjor, derisa Kosova nuk do niset nga këto parime, shoqëria do të jetë e cunguar tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat