Mjerimi social se pranon gënjeshtrën

Opinione

Mjerimi social se pranon gënjeshtrën

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 shtator 2017 Në ora: 20:31
Sulejman Mehazi

Që 15 vjet e më tepër( 2001), punëra të mëdha na keni bërë ju të BDI-së, e keni kënaqur popullatën shqiptare me të gjitha të mirat e botës, sa që mund t'u lavdëroheni edhe europianëve me lezetllëkun e komunave tona. Po t'ju pyesim juve partiashëve, a jeni në mend apo u ka lënë mendja, pse s'e pranoni se kurrgjë s'keni bërë për komunat shqiptare, sidomos ju të BDI-së që përveç Studeniçanit të gjitha komunat tjera i keni udhëhequr në mënyrë perandorake.

Për besë, sinqerisht ju themi, pse na latë pa ujë e pa larë?, e dini se me qindra herë qytetarët kanë shkuar në punë xhunup e palarë, kanë hyrë në WC për ta bërë nevojën e madhe e kanë dalë fare pa larë b***t. E dini se sa njerëz kanë qenë të sëmurë e për shkak ujit nuk kanë mundur të pastrohen. E dini sa të vdekur pa larë janë varrosur. E dini se në kohën e kasabasë, Tetova kishte banjo publike e shkonin qytetarët aty për t'u pastruar e larë. E dini se për shkak ujit sa lule, pemë e perime na janë tharë gjatë qeverisjes suaj bëdëiste.

E dini se sa pak nxënës kemi në shkollat tona, pse? E dini se më 2013, njëzet e dy mijë nxënës shqiptarë patën kryer filloren, kurse më 2017 gjashtëmbëdhjetë mijë, për katër vjet 6000 nxënës më pak, d.m.th. shqiptarët për 10 vjet humbim nga një qytet në Maqedoni. E dini se për shkak kushteve të vështira sociale fshatrat tona po zbrazen, kundruall shteteve europiane që ua bëjnë të gjitha kushtet fshatarëve për t'u mos u larguar, kurse ju me politikëbërjen katastrofike i zbrazni dhe qytetet tona. E dini sa keni gabuar ju të luftës që gjatë këtyre zgjedhjeve lokale keni lënë anësh partitë tjera simotra, e keni hyrë në koalicion me partinë maqedonase të LSDM-së, po ta dini se prej votuesve maqedonas s'keni dobi, ata kurrë s'votojnë e s'ju përkrahin juve të BDI-së. E dini se mjerimet sociale s'i pranojnë gënjeshrat tuaja? Shkova te fle se vonë është, kaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat