Të ishim si gjermanët, qëmoti ishim ribashkuar!

Opinione

Të ishim si gjermanët, qëmoti ishim ribashkuar!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 4 tetor 2017 Në ora: 20:09
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Pas LDB, në Gjermaninë Perëndore nuk ka pasur asnjë parti politike për ribashkimin gjerman. Mirëpo, ja, së fundi, ia arritën të ribashkohen me Gjermaninë Lindore (tetor 1990). Kjo, do të thotë  se gjermanët  e kanë pasur përnjëmend, që të arrijnë këtë objektiv të shenjtë-ribashkimin. Ndaj,  pothuajse gjysmë shekulli (1945-1990) në vend se të bënin “bla-bla-bla” (dushk për gogla), gjermanët punuan pareshtur, me mendje të mbledhur dhe me vepër konkrete, që të ribashkohen si një komb dhe një shtet i vetëm. Ky shembull historik, politik, kombëtar dhe atdhetar gjerman provon se me  fjalë poshtëruese, me shpifje, me piratizëm, me tradhti, me thika, me plumba njëri-tjetrit, nuk bëhet kurrfarë ribashkimi e as kurrfarë  demokratizimi evropian perëndimor e as amerikan.

*** Pavarësisht  nga pikëpamjet divergjente të ishtarëve dhe të veprimtarëte të ribashkimit kombëtar dhe të atyre kundër ribashkimit kombëtar ( 1913-2017), maksima e vlefshme historiko-politike kombëtare dhe atdhetare shqiptare e plejadës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, është e pakundërshtueshme se “Vetëm Ribashkimi Kombëtar është shpëtimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike”.

Mirëpo, si gjatë 100 viteve të shkuara të shekullit XX, ashtu edhe sot në fundin e dekadës së dytë shekullit XXI, kjo maksimë në vazhdimësi është sabotuar, rrezikuar, anatemuar dhe mohuar në  nga kundërshtarët dhe nga armiqtë e saj të brendshëm shqipfolës, të cilët për inetresat e tyre meskine, egoiste personale, klanore, partiake dhe pushtetore feudale, vazhdimisht, në forma të ndryshme primitive dhe injorante e kanë sabotuar dhe luftuar këtë Maksimë të pavdekshme të Rilindësve tanë mendjendritur, duke e gënjyer vetveten se “janë më të ditur”, “më të emancipuar”, “më patriotë’”,  “ më vizionarë” dhe “më të merituar” sesa Rilindësit, që kanë meritat kryesore për formimin e Kombit Shqiptar, të Kulturës dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky është konflitki dhe hendikepi i pakapërcyeshëm me të cilin, edhe sot inteligjencia patriotike shqiptare po përballet me injorantët, me primitvët, me hedhurinat, me kriminelët dhe me tradhtarët  shqipfolës, të cilët duke e mbivlerësuar vetveten me arrogancën, me mendjemadhësinë, me ushtrimin e forcës së  frikësimit,  me mbështetjen e shërbimeve dhe të agjentaurave të ndryshme serbo-sllave etj., haptazi dhe fshehurazi po i luftojnë ithtarët dhe veprimtarët patriotë të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Derisa shqiptarët ta plaçkisin, t’ia fusin thikën, ta tradhtojnë, ta poshtërojnë, ta spiunojnë dhe,  t’ia fusin plumbin njëri-tjetrit për “kapuç të madh” bajraktarist feudal, për pushtet dhe për pasuri, ribashkimi, do të jetë vetëm një utopi e shkretë.  I gjithë ky negativizëm dhe primitivizëm, do të thotë se, fajtor dhe përgjegjës kryesor për mosribashkimin e deritashëm kombëtar, është faktori i brendshëm politik, jo assesi Evropa e as bota. –Së pari, pa  unitet dhe pa pajtim brendakombëtar, nuk mund të ëndërrohet kurrfarë ribashkimi, as kurrfarë ndihme nga faktorët e huaj ndërkombëtarë.

Me këtë problem të brendshëm anticivilizues dhe vetëmohues, gjermanët, asnjëherë, në historinë e tyre të derisotme nuk janë përballur. Prandaj, nuk është aspak e çuditshme dhe befasuese Ribashkimi i Gjermnisë Perëndimore me atë Lindore , më 3 tetor të vitit 1990.

Nuk ka asnjë dyshim se, po të kishim ndjekur rrugën dhe veprat e ndritshme të Rilindësve tanë; rrugën  heroike të lavdishme të Skënderbeut të bashkimit të princërve të principatave shqiptare në Kuvendin historik të Lezhës ( “2 mars 1444”); Shembullin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( “10 qershor 1878”) dhe shembullin e  themelimit të shtetit të parë të bashkuar modern shqiptar-Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit (“28 Nëntor 1912”), si dhe shembullin e fundmë  heroik legjendar të Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari (për lirinë, për pavarësinë dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipëri), që së bashku me 53 bashkëluftëtarë të tjerë, prej tyre 21 anëtarë të famlijes së ngushtë Jashari, flijuan heroikisht, duke mbrojtur pragun e shtëpisë në Prekaz kundër soldateskës barbare gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (“5, 6, 7 Mars 1998”), sigurisht se, tanimë, do të ishim ribashkuar, ashtu sikurse Gjermania Perëndimore dhe Gjermania Lindore, “më 3 tetor 1990”.
Me gjithë kundërshtimet dhe pengesat (e faktorit të jashtëm) të disa shteteve të Evropës, që ta pengonin ribashkimin e Gjermanisë, kjo ia arriti qëllimit të bashkohej me Gjermaninë Lindore, sepse gjatë 45 viteve të copëtimit, gjermanët nuk kanë fjetur, dhe nuk kanë jetuar në iluzione të shkreta, se  ribashkimi, do të realizohej  vetvetiu, duke e shpifur, duke e tradhtuar njëri-tjetrin, duke e vrarë njëri-tjetrin, duke e poshtëruar njëri-tjetrin, duke zhvleftësuar njëri-tjetrin, duke e shitur njëri-tjerin për inetresa të huaja të armikut, si dhe për inetresa të tyre  të luftës për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim për ta gjunjëzuar, shfrytëzuar dhe shkatërruar popullin dhe shtetin e vet, duke e vjedhur, duke e plaçkitur, duke e varfëruar, duke e lënë të papunë, duke bërë vetëvrasje për bukë dhe për ekzistencë dhe mirëqenie etj.

Gjermania u ribashkua, sepse  shtetarët dhe liderët politikë të saj, nuk rrahehshin, nuk likuidoheshin dhe nuk vriteshin për poste në pushtet dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Gjermania u ribashkua, se gjermanët ishin unikë, me vetëdije të plotë dhe me ideal të pathyer, se ribashkimi ishte  jo vetëm ëndërr, jo vetëm dëshirë, jo vetëm imperativ, por, mbi të gjitha ishte domosdoshmëri, patriotizëm dhe  detyrim individual dhe kolektiv ndaj interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut të vet.

Gjermaninë e ribashkuan vlerat e saj kombëtare, patriotike  akademike, shkencore, politike dhe shtetërore, që pas Luftës së Dytë Botërore ia arritën të krijojnë lidhje, marrëdhënie dhe bashkëpunim   të ndërsjellë jo vetëm me vendet fqinje  evropiane, por,  edhe me vendet e tjera të botës, e në veçanti me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës si supërfuqi botërore, dhe si një nga faktorët kryesorë për rimëkëmbjen  politike, dipomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë  Perëndimore, gjë që kjo, së fundi, pati  ndikimin, meritën  dhe rolin e veçantë, që  të ribashkohej me Gjermaninë Lindore (“3 tetor 1990”). 

Pikërisht, në saje të vlerave të tilla kombëtare dhe  shtetërore, Gjermania brenda gjysmë shekulli, ia arriti të bëhej edhe një ndër fuqitë më të mëdha ekonomike , e cila, sot zë vendin e katërt (4) në listën e vendeve më të fuqishme ekonomike botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat