Një interpretim ndryshe i "fenomenologjisë së natyrës dhe shpirtit të njeriut"!

Opinione

Një interpretim ndryshe i "fenomenologjisë së natyrës dhe shpirtit të njeriut"!

Nga: Agron Shabani Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:18
Agron Shabani

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së  gjithëmbarshme individuale dhe kolektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë jashtë ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial dhe kështu me radhë në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik. 

Aty i kemi edhe ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë së bashku me besimin, intuitën, refleksionet(reflerktimet) ,parandjenjat, përjetimet dhe interpretimet e njohura gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, metafizike, transcendentale, teomaterialiste dhe të  tjera të fenomenëve ose "dukurive të larta" natyrore ose mbinatyrore që kanë të bëjnë me kultizmin dhe okultizmin, gjegjësisht, me kultin e njohur të individit ose personalitetit dhe që kërkojnë studime, analiza, anamneza, ekzamiminime dhe elaborime të thella fetare, psikologjike, antropologjike, sociologjike, filozofike etj. 

Në vazhdim disa shëmbuj konkret në sfond:

Ish udhëheqësi ose 'führeri' i njohur gjerman i "Reichut të Tretë", Adolf Hitler, pos tjerash ishte i angazhuar ose mobilizuar si ushtar dhe oficer i "Reichswerit" ose Ushtrisë Gjermane nepër frontët e ndryshme të Luftës së Parë Botërore, ku thonë se i kishte shpëtuar disa here vdekjës së sigurtë nepër frontët e ndryshme të luftës falë si thuhet lidhjeve, marëdhëniëve ose raportëve të tij okultiste, emocionale, transcendentale, spirtualiste dhe të tjera me "botën e lartë" hyjnore ose profetike. Kështu, sipas shënimëve, historive, stenogramëve ose dëshmive të ndryshme personale, politike, ushtarake dhe të tjera nga terreni, vetëm një zë i panjohur ose "lajmë i lartë"hyjnor ose profetik "ik nga aty!", e kishte shpëtuar Adolf Hitlerin nga vdekja e sigurtë dikund në një front të luftës ku të të gjithë oficerët dhe bashkëluftëtarët e tij gjerman e kishin gjetur vdekjën nga një ekplozivë (shperthim) i fuqishëm luftarak ose ushtarak, me përjashtim të Hitlerit i cili në saje të "okultizmit" ose " lidhjeve " të tij me "botën e lartë" të Zotërave të ndryshëm ose Perëndive, i kishte shpëtuar vdekjës së sigurtë në kurthën ose grackën e mesipërme ushtarake ose luftarake. Dhe, jo vetëm aty. Me 'botën e lartë' hyjnore ose profetike, respektivisht me Perëndeshën e njohur gjermane të jetës, tokës, detit dhe qiellit- Nerta ose "Nerthus" thuhet se kanë qenë të lidhur edhe Peter Arminie (Strategu dhe komandanti i shquar gjerman i cili atëbotë, në shekullin IX, e ka mundur ose mposhtuar ushtarakisht ushtrinë e fuqishme romake në luftën ose betejen e famshme në Malin e Teutonburgëve), Karli i Madh (Karl der Große), Karlo Marteli etj. Edhe Aleksandri (Leka) i Madh, Akili, Pirroja, Hanibali etj. etj.

Ndërkohë që gjithënjë sipas shënimëve ose dokumentëve të stenografëve, biografëve ose kronistëve të ndryshëm, Adolf Hitleri duke qenë i bindur, fascinuar dhe mrekulluar deri në ekzaltimë ose fanatizëm të plotë për lidhjet, marëdhëniet ose raportët e tij sensuale, shpirtërore, emocionale, ezoterike, okultiste dhe të tjera me "botën e lartë" hyjnore ose profetike! Gjegjësishtë, në kultin dhe okultizmin e personit ose personalitetit të ti: Atëbotë i kishte hartuar edhe planet ose projektët e tij politike dhe ushtarake që kishin për qëllim përmirësimin ose revidimin e padrejtësive të njohura plotike dhe ushtarake " urbi et orbi" ose "ultima ratio" ndaj shtetit dhe popullit( kombit) të madh gjerman në " Traktatin e Versajës" me 1919 dhe kështu me radhë. Ndonëse, edhe vet Führeri (Hitleri) së bashku me gjeneralët, admiralët, marëshalët ose bashkëpunëtorët e  tij politik dhe ushtarak, thuhet se kanë qenë të bindur se gjermanët nuk e kishin humbur luftë n e parë botërore nepër frontet e njohura luftarake ose ushtarake, por në saje të prapaskenave, kurthave, intrgivave, dredhive ose komploteve të njohura politike, ushtarake dhe të tjera në prapavinë e saj " intendante" ose politike. Duke menduar këtu në " Dolchstosslegenden" e njohur gjermane etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat