Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta legjitimojë SHIK-un

Opinione

Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta legjitimojë SHIK-un

Nga: Nexhat Haziri Më: 27 tetor 2017 Në ora: 13:42
Nexhat Haziri

Nuk më ka rastisur të kam dëgjuar se   Senati italian të ketë formuar komisione hetues për ta hetuar organizatën kriminale Camorra, apo Kongresi amerikan të ketë hetuar organizatën kriminale “COSA NOSTRA” amerikane. Më këto organizata si SHIK-u, organizata kriminale, duhet të merrët prokuroria, e jo institucionet politike, çoftë ky edhe Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit.

Sencat e fundit, apo fillimi i legjislaturës se re të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kan rikthyer serish temen e hetimit të SHIK, nga një komision hetues parlamentar. Në këtë drejtim zell ka treguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  shefi i organizatës kriminale SHIK, si formë përgjegjëje ndaj akuzave të deputetëve të opozitës nga radhët e LDK-së dhe atyre të VV-së. Një ide e tillë, e shëndrruar edhe në nismë për hetimin e SHIK-ut, nga një komision parlamentar daton si kerkesë që nga viti 2010, dhe ishte inicuar edhe në atë kohë nga deputetët e VV-së.  Por edhe në atë kohë, edhe sot, deputetët të cilët kërkojnë një hetim të tillë, sikur nuk i kanë shumë gjera të qarta, apo këtë hetim e kanë menduar vetëm si një aksion politik.

A është me vend, apo a është nismë e drejtë dhe ligjore, konformë edhe rregullores së punës,  që Kuvendi i Kosovës të hetoj  një organizatë të cilën nuk e ka formuar vetë. Çfarë do të sjellë ky hetim, cila është fuqia juridike dhe ekzekutive e këtij komisioni hetues parlamentar. Kë do ta hetoj dhe cilat janë mundësit e tij për hapjen e dosjeve apo për sigurimin e dosjeve të SHIK-ut. Dhe unë dyshoj shumë në efikasitetin e punës apo edhe të rezultateve që mund të dalin nga ky hetim parlamentar i veprimtarisë së SHIK-ut. E gjithë puna e këtij komisioni do të përfundonte me një dekleratë politike, jo obligative, e cila edhe mund të rrëzohet në Kuvend, dhe kjo do të ishte një fitore e eksponentëve të SHIK-ut, njëri nga ta, të kryetarit të  Kuvendit, Kadri Veseli, si shef i organizatës.

Mbi të gjitha kjo do ta legjitimonte edhe vet SHIK-un nga një organizatë kriminale, në një organizatë legale që iu është nënshtruar një hetimi parlamentar. Në anën tjetër Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të shenonte një rast të paprecedent, duke tentuar që përmes mekanizmave të vetë, siç është krijimi i komisionit hetues parlamentar, ta hetoj një organizatë kriminale, siç është SHIK-u.

Nuk më ka rastisur të kam dëgjuar se  Senati italian të ketë formuar komisione hetues për ta hetuar organizatën kriminale Camorra, apo Kongresi amerikan të ketë hetuar organizatën kriminale “COSA NOSTRA” amerikane. Më këto organizata si SHIK-u, organizata kriminale, duhet të merrët prokuroria dhe organizmat e tjerë të sigurisë, e jo institucionet politike, çoftë ky edhe Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit.

Hetimi për SHIK-un, si një organizatë kriminale e vrasatare, nuk është një hetim i lehtë dhe nuk duhet bërë sa për sy e faqe, por është një hetim kompleks pasi veprimtari e kësaj organizate kriminale, e cila përshkruhet edhe në shumë sherbime të vendeve anëtare të NATO-s, me profilin e një organizate kriminale, është veprimtari e gjerë, e organizuar dhe mirë e strukturuar, si një organizatë që është marrë edhe me tregëti droge, derivateve, duhanit ,me vrasjet politike të pasluftës, me kapjen e institucioneve të shtetit, me veprimtari prostitucioni,uzurpim dhe përvetsim të pronës shoqërore, shantazhim, kërcnim, reketim e haraq.

Proceset e gjykuara deri më tani siç është rasti "Bllaca", tregon qartë për profilin e SHIK-ut, si një organizatë kriminale. E kuptoj frustrimin e deputeteve me punen e Prokurorisë së Kosovës, frystrim ky që është edhe i qytetarëve të Kosovës, për mos punën dhe mos guximin e veprimit të këtij institucioni në raport me veprimtaritë  kriminale në të cilat janë përfshirë edhe eksponentë të lartë të politikes, pra edhe të SHIK-ut, por punën e prokurorisë s'mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës apo komisionet hetuese parlamentare.

Këto çështje i takojnë prokurorisë, ajo që i mbetët Kuvendit është që me bërjen e ligjeve dhe krijimin e një klime më të  sigurtë në Kosovë, me anë edhe të  mekanizmave të tjerë, ti ndihmoj prokurorisë që ajo të çlirohet nga ndikimi politik e kriminal, dhe të veproj në bazë ligjore e profesionale për ti trejtuar dhe hetuar organizatat krimianle, siç është SHIK-u. Kuvendi nuk duhet ti jap legjitimitet SHIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat