Ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj. Boll ma !

Opinione

Ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj. Boll ma !

Nga: Azgan Haklaj Më: 29 tetor 2017 Në ora: 16:32
Azgan Haklaj

Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit, thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vërtetë të shoqërisë dhe njerëzimit. E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës, sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti mëshira e lutja ky është Izet Haxhia.

Peng i mëkatit, skllav i shërbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij, siç dëshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish-sigurimit të shtetit dhe pse jo i shërbimeve sekrete të huaja serbo-greko-turke.Qëllimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për t’i kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish-perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

Shumë miqë më këshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse më thanë se ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël ka përgenjeshtruar vehten duke i kërkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse për në atë kohë që ti zotëri bën fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa t’iu përgjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdokujt që nuk është në vathen e tyre.

Këto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri, por dhe grupin e prokurorëve në bllok, duke u bërë pjesë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze - çorapes dhe Muç (t) Nanos që dirigjojnë frontin antimalësorian edhe pse urrejtja krahinore është krim.

Izeti i erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama, Tahiri, Xhafa e të tjerë.

Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej të këpuste këto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kërkuar falje.

Shpifësi i përdorur duhet të më kërkonte falje mua, sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në shërbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.

Por, si padashje, ai, Izet Haxhia, zbulon skenarin e përplasjeve, si dhe tentativën për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën për ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë, me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht për të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vërtetë të ekzekutimit, si gjithmonë.

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi, regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, i dënuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me përkujdesjen e Fatos Klosit e miqëve të tij serbo-grekë në një katund t? Turqisë për ‘i shpëtuar drejtësisë duke u kthyer në instrument përgojues deri në jargavitje për këdo që e urdhërojnë ustallarët e tij.

Prej aty, ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit, firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir Padroni Klosi.

Bodiguardi Izet gjatë viteve që ka shërbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistike për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë për te dy tek Haklajt në vitet  ‘97-2000 për interesat e tij utilitare, që tashmë dihen kur dhe humbi pavarësinë dhe u ba instrument në platformën anti-PD në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ju sugjeroj Izet të lexoni librin e vëllait tuaj, Ismetit që thotë për këto vite: Më thirri ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe më tha do të emroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës, Azgan Haklaj.

N? fakt arrestimi im ndodhi, por më vonë.

Partia Demokratike me kandidoi për deputet. Populli i Tropojës më votoi për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu, Partinë Demokratike, më votoj për AND-në familjare Haklaj që i ka dhanë katër dëshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarësi të Kombit Shqiptar, si dhe n? mbrojtje t? institucioneve të shtetit demokratik. Partia Demokratike më kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracis?, për asgjë të pamoralshme në shërbim të dikujt dhe në dëm të dikujt tjetër, siç aludoni ju me gjuhën tuaj t? helmtë si të nëperkës

Filozofi i madh Niçe na mëson se: "Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë s? tjetrit". Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike, Likurgu, thotë: "Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit".

Gjatë jetës tuaj, ju Izet, i shkelët këto parime duke intriguar për të gjithë.

Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritët qëllimit, ekzekutimin e tij.

Sigurisht që thonë se ke marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme, edhe tek Haklajt, e tani bën sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentativës tuaj për kurbanizimin e Zaganit dhe faturën t’ua kaloni me lehtësi Haklajve pas interpertimit mjeshtror t? konspiracionit të radh?s q? ta servirin mendjet diabolike që të kan? skllavëruar.

Ti zgjodhe pikërisht ditët e inagurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropoj? për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjesh.

N? fakt zhveshe karakterin tënd t? vërtetë. Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hap? 7 vulat e librit "Zbulesa " t? Sh?n Gjonit për t’u treguar shqiptarëve të vërtetat e mëdha, të cilat ti i dinë, ësht? përpjekja jote dëshpëruese dhe dështimi juaj i turpsh?m i rradhës dhe përfundimtar.

Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me përgjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj. Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhdukë PD-në e e Tropojës.

A i mbani mend deklaratat Izet që ju bënit, gjatë Referendumit të Kushtetutës në vitin 1998?!

Sigurisht, kori që drejtonit në të cilin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje që do merrte pjesë dhe në atentatet ndaj Azemit, Hidajet Gjeçi: "Sa të jemi gjallë ne nuk ka PD në Tropojë". Dhe unë ju përgjigjesha vendosmërisht: Sa t? jem gjallë unë ka PD në Tropojë”. Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe. Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kundër padron?ve tuaj dhe PD e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolore duke i marrë të gjitha njësitë administrative të Tropojës, 8 me 0.

Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoi të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit. Izeti është i gatsh?m t? firmos? ekzekutimin e t? gjith? personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar, Azem Hajdarin ta rivrasë, të vrasë Berishën, t? nxjerrë nga varri e të vrasë Rugovën, Ismail Qemalin e Isa Buletinin, ta zhduk? Gjergj Kastriotin nga Sheshi për t? mbajtë n? Fron Trinjakët, bijtë e Eskobarit: Tahirin, Xhafën, Edi Ramën.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash t? Malësisë të Gjakovës, por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm, i cili u shndërrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betejave historike për liri e pavarësi.

Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.

Ishe badiguard i Berishës dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.

Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit, si protagonist i Dhjetorit ‘90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të Heroit të Demokracisë, ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.

Haxhia, ky senator i krimit, është i tërbuar ditët e fundit ngaqë me dt. 27 tetor u inaugurua Shtatorja e Azem Hajdarit. Ai nuk guxon ta shohë as me dylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ësht? tërbuar nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka e për gjithkënd që e urdhërojnë, në menyrë të padrejtë e cinike.

Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajrin, pinjoll i familjes atdhetare e nacionaliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çështjes Tahiri, familjen Lushaj, Pishtarët e Demokracisë Saliun dhe Ukën e shum? djemë të Partisë Demokratike, deputetin Hysen Osmanaj, madje përsëri Azemin, dhe iu hakërrehet t? gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është tërbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë liçitë (shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.

Për Tropojën Izeti nuk ekziston.

Ai, Izeti, e shiti Tropojën për 30 astra si Juda Jezu Krishtin.
Tropoja e Shqipërisë dhe e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trikolorit serb, kryqit grek, gjysëm-hanës turke, koktejet më t? hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.

Si përfundim, për ty Izet, kam zgjedhur një histori të vërtetë të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekbibaj (Tropoj?) para shum? kohësh: Nj? çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve. Ikën çobani për pun?t e tij dhe e lenë fratin e lidhur, por vjen ujku dhe e mbytë gjithë tufën. Frati i këputë vargonjtë e hekurtë dhe e mbytë ujkun, të cilin e mbulon me delet e mbytura. Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur, çmendet nga zemërimi dhe e vret Fratin. Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga dëshpërimi tenton të vrasë edhe vetvehten. Ndërhyjnë familjarët e tjer? dhe nuk e lejojnë. Çobani i mërzitur thërret të gjithë fshatin dhe e varrosi Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamën e burrave të Lekbibajve. Edhe sot e kësaj dite i thonë: ” tek Varri i Fratit”.

Ti, me shpifjet e tua, kërkon përfitime e lavdi Izet, por të siguroj se ke humbë gjithçka. Nuk do të kesh lavdi as sa Frati !

Boll má!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat