Pasaportat e presidentit

Opinione

Pasaportat e presidentit

Nga: Sinan Kastrati Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:11
Sinan Kastrati

Ende pa u terë ngjyra e stylografit të një shkrimi për një ngjarje, të djeshme apo të pardjeshme, gjithnjë ”ngjarje taze e tema të ditës”, del tjetra edhe më e zezë.

Sot është dita e parë e punës që akrepat e orës janë kthyer prapa për një orë. Në kohën kur ishte gjallë xhaxhi Enver, thuhej se ushtarët në Shqipëri nuk këthehen mbrapa pa fitore e as kamionët nuk shkojnë pas, veç përpara. Ndoshta. Dhe ne mendonim se jemi më të mirët. Kudo të parët dhe veç përpara shkojmë.  

E Zezë?

Mu kujtua një ngjarje që kur isha i vogël tregohej shpesh nëpër ndeja. Edhe pse ishte ”llaf grave” dhe flitej për gra, ai tregohej më shumë nga burrat dhe nëpër oda. Njëherë kur ish pas shkue një vajzë nuse, shkojnë, qysh ish adeti, vajzat dhe gratë tjera të mahalles e të katundit me e pa nusen.Vajzat shkonin edhe ditëve të tjera me e kqyë nusen a ka pru qejz, qysh pa fshin, me ju marrë dorën deri sa hike ”nusja n`magje”. Gratë plaka, si më me pervojë që ishin, i ruanin yzerhanet (WC-të), e vendet tjera të mëshefta që mos të shkoj ndonjë grua shtrigë e shpirtekeqe me ”ba sehire”, me e lidh naj pe t`zi  ”nen” e me i la syte me …. Sh ne yzerhane e me e gjet naj sen nusen e dhanrrin naten e parë të martesës.

Por kur hyni nusja në oborrin e shtëpisë së dhëndërrrit, ajo kishte qenë e zezë, zeshkane po pak si tepër zezë, për çka ne at katund paskan pasur qef, sidomos gratë, vjehhrat e kunatat që rejat, nuset me i pas  veçte bardha si bora, me hundeë të drejtë, gojë të vogël e qafë të gatë. Harrova, kur zbriste nusja nga Kali ose Kerri i nusës, që zakonisht vinte me kerr me buaj, kie ose kuaj dhe i mbuluar me qilima Vjerri ose kunati e zbriste nusen nga kerri e vajzat e këndonin, si motrat për vëlla. E bajshin vëllain trim, e me dy diplloma të fakultetit, në këngë. E tash, do të ishte me i këndua që dhen¨derri të bëhtet deputet, misnister e president. Dikush duhej patjetër me ia ruajt kamt e nusës e ndonjë hallë ia jipte një fëmije-djalë e nusja e merrte ngryke dhe ia falte nji pale qorapa ose meste, për me lind djem. Po këto ishin veç adete. Tash dasmat po bëhen edhe më të mëdha e pas asni adet të tyne herëve dhe mire boll. Nganiherë pe bajmë dasmësn pas dy e tri vjetëve e po festojnë me fëmi.

Vajzat nga dëshira që ta shohin sa më mirë nusen, veç sa se kishin shkelur të ngratën e ajo, në vend se me e ul kryet e mi mshel sytë e me m`shel gojën, i kishte ba sytë kokër e veshët cigare.

 Një nga vajzat i thotë shoqes që e kish më afër: - U po e zezë te koka nusja! Nusja nuk duhej të fliste por kur e dëgjon at qikën se çka I tha, ajoi ia kthen “ngadalë”: -Ani të zezat që i kam brenda se …. !

Kur vinte nusja, adet ka qenë që dikush prej kunatave, motravet të dhëndërrit t'i rrinin në krah dhe ”e mësonin” nusën se si duhet me ndejt dhe kurrsesi mos me folur, mos me qesh, etj.

Tash këto ambasadoret tona, deputetët tanë e ministrat edhe pse kanë me dhjetëra e më shumë roje e policë, me e pa uniforma, m`duket mua se nuk e kanë asnjë ”mentor” e as mentar se kur duhët e çka (s)duhët me folur.

Gjatë javës së shkuar i thashë vehtes: dua me pushua do ditë e nuk dua me shkruajt së pakut do ditë sidomos tash kur kapërcei edhe fushata zgjedhore po ku mos me shkruajt e mas me folur kur sheh gjithë ajo që po na sillet rreth nesh Allahile? - Rruza shpinës të kërset mas me fol.

Ah, tash prap mu kujtua Abedin Aga i Dragabili. Ai fliste shumë e hiç nuk ia qillonte. Pleqt e Dragabilit i thonin:- Abedin, mas fol bre kur t`vin jabangji napër dasma e deka. Po ai nuk nalej. Niherë i kishin pas thân pleqt, ata ma kryesor: që kur ta qesim ni cigare duhan t`maqinës e t`hom ”mirë e ki Abedin Aga”, ti nalu, dije qi e ki tepru.

Dhe kështu ndodhi. Ai folte pakë më rralë por me ni t`pame qi ish dekë dikush shkojnë shumë njerëz, sidomos katuni i Maralisë dhe i Mirushës, t`sakatojshin me mesele. Ata e din qi Abedin Aga flete s`din mu nal dhe e ngucshin e dikur, pleqt e Dragabilit i qitshin cigare e thojshin : Mirë e ki Aedin Aga e ai dikur shpërtheu e iu tha:- Mirë  kâm e s`nalna hiç  dhe  iu tregoi edhe miqëve jabangji për ato që i kishin thân pleqt e katunit

Presidenti ynë, të na rrojë sa malet, prapë nuk ndalet. Tash i donë pasaportat e Shqipërisë, Ushtrinë e Kosovës dhe si me maje të guhës flet edhe ”kufinin” me Malin e Zi dhe e thumbon ngapakë Ramushin.

Edhe këto llafe janë ba bozë. S`ka liberalizim të vizave, s`ka ushtri dhe s`ka pasaporta të Shqipërisë. Tash duhët të flasin vesh më vesh Hashimi e Ramushi se të dytë me yrysh I kanë marrë punët.

Këto ia kanë thënë ndërkombëtarët troç Hashimit e tash Ramushit se nuk ka viza pa e hequr hajninë e pa e qit gurin e mexhës me Crna Gorën e sa për Listën serbe, ata e kanë në dorë Ramushin. Hashimi, sikurse Fatmir Sejdiut, Behxhet Pacollit, Jakup Krasniqit e Isa Mustafës, iu la “kapilin n`dorë”, tash don me e djeg edhe Ramushin. Edhe Ramushi, s`e ka gajle, “kryeministër u ba” e sa rrin aty, nuk ka kurrfarë rëndësie.

S`ka ushtri pa e ndryshua kushtetutën e kushtetuten, pa serbët Hashimi e Ramushi, veçluajnë K… me popull. Ani edhe Anita “kërkoj” nga kryeministri, “liberalizim vizash”, llafe se jo mahi.

Ama tash na ka dal edhe puna e stadiumit të Kosovës seeee!

Ku me u ndërtua ai? 

Kadri Veseli tha se stadiumi i Kosovës do të ndërtohet ne Gllogofc (Drenas) e Veton tha se edhe Teatri i Operës dhe Baletit, të ndërohet në Skënderaj.

Çka është edhe më “e keqe”, Vlora nga Amerika paska reaguar, sikurse për “Rastin Sekiraqa” kundër Vetonit.

“Shkrimtari dhe publicisti, Surroi duke ironizuar me stadiumin, kishte shkruar në Facebook që Opera e Kosovës duhet të jetë në qytetin tjetër të Drenicës, në Skenderaj, cka ka nxitur reagime te shumta ne opinionin publik”.

Më e zhurmshja paska qenë Arbana Xharra, për habinë e të gjithëve, ajo është bërë avokate e Drenicës. Përpara kanë thane të moçmit “Dy atllarë nuk lidhen me ni mullarë” e tash kanë dale në lamë dhe Atkijat (Atkija iu kanë thënë pelave pelivane).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat