Të mos luhet me Kombin Shqiptar dhe me Vlerat e tij!

Opinione

Të mos luhet me Kombin Shqiptar dhe me Vlerat e tij!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:29
Mehdi Hyseni

 *** Shqiptarët nuk kanë nevojë, që të indoktrinohen me  ideologji të huaja importuese, me qëllim që ta glorifikojnë vetvten  si shoqëri moderne, duke copëtuar kombin shqiptar për hir të  interesave të ngushta materialiste, ekonomike, tregtare dhe politike të misionarëve të brendshëm shqipfolës, të  rekrutuar dhe të mbështeturr nga shkollat e  ndryshme të nacionalizmit kolonialist dhe imperialist të metropoleve të vjetra perëndimore dhe lindore (XVIII, XIX, XX).
Në historinë e Kombit Shqiptar (shek.II –XXI) deri më sot, asnjë shqiptar nuk ka derdhur lotë, vaje  dhe nuk është martirizuar për asnjë “komb kosovar”, por, vetëm për KOMBIN SHQIPTAR dhe për SHQIPËRINËRINË ETNIKE. Kjo është e vërteta aksiomatike, jo  përralla dhe utopia e  Nexhemdin Spahiut, se gjoja  Amerika dhe Evropa paskanë krijuar “kombin Kosovar”, jo SHTETIN KOSOVAR! 
Këtij fenomeni antishkencor dhe antikombëtar shqiptar iu kemi referuar me dhjetra e dhjetra herë (2004-2017), por, autori i tij, Nexhmedin Spahiu, edhe më tej po vazhdon me avazin e vjetër, duke imagjinuar një “komb kosovar” politik për qëllime, për interesa dhe  për përfitime   personale dhe karrieriste të tij,      
 duke harruar se është pjesë e kombit shqiptar.  Këtë ëndërr imagjinare e  justifikon edhe ky pohim i tij : “Libri u kushtohet njerëzëve të vizionit dhe të sakrificës, veprat e të cilëve përbëjnë themelet e kombit Kosovar.”!? (Shih në  librin me titull  “Drejt kombit Kosovar”, Mitrovicë, 2004 (Parathënie).
Mirëpo, “kombi kosovar”  nuk ka kurrfarë  heronjsh,  dëshmorësh, shkencëtarësh shqiptarë e as ndërkombëtarë!
 
Këtë të vërtetë e di jo vetëm i gjithë kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, por edhe Ballkani, edhe Evropa, edhe Amerika dhe mbarë bota.
 
Megjithëkëtë, Nexhemedin Spahiu pohon të kundërtën, duke shkruar  në  Parathënien e librit të tij me titull “Drejt kombit kosovar” (2004), se atë  ua  ka kushtuar  “njerëzëve të vizionit dhe të sakrificës, veprat e të cilëve përbëjnë themelet e kombit Kosovar.”!?
 
Në lidhje me këtë tezë dinake të paturpshme dhe indoktrinuese propagandisitike, shtrohet kjo pyetje: -Cilët janë ata luftëtarë dhe vizionarë, që me veprat e tyre  shkencore, patriotike dhe heroike çlirimtare kombëtare  kanë hedhur “themelet e kombit Kosovar” të Nexhmedin Spahiut?
-Kur dihet se komandanti dhe heroi legjendar kombëtar shqiptar, Adem Jashari së bashku me 55 anëtarë të tjerë të familjes  Jasharaj dhe me të gjithë dëshmorët dhe heronjtë   e rënë dhe të gjallë të UÇK-së anembanë Kosovës kanë luftuar, flijuar dhe sakrifikuar jetët e tyre për lirinë e saj, për ribashkimin e KOMBIT SHQIPTAR, për Kosovën dhe për SHQIPËRINË ETNIKE, jo për kurrfarë  “kombi kosovar” të trilluar të Nexhmedin Spahiut
 
Asnjë, përveç Nexhmedin Spahiut (2004-2017), i cili, në këtë rast ka degraduar veten si veprimtar i shkencës dhe ka turpëruar vetën si  njësi  e kombit shqiptar.
Ky konstatim është absurd dhe i pajustifikueshëm si në aspektin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik mbase deri më sot (1912-2017) në historinë e Kosovës, nuk mund të gjesh asnjë individ, asnjë akademik (që ka krijuar ndonjë vepër a studim  shkencor), asnjë organizatë, asnjë parti, asnjë lëvizje çlirimtare kombëtare, që kanë  luftuar, sakrifikuar dhe flijuar për formimin e të ashtuquajturit “komb Kosovar”.
Prandaj,  këtë të vërtetë historike të Kosovës, nuk mund ta injorojë as kuazishkenca spekuluese propagandistike e Nexhmedin Spahiut, as e atyre, që symbyllazi  kanë përqafuar “kombin kosovar” të tij.
 
Pra, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut (XV) e deri në ditët e shekullit XXI, asnjë shqiptar i Shqipërisë Etnike nuk ka derdhur djersë, as gjak, as nuk ka krijuar ndonjë vepër (historike, kulturore, politike, diplomatike, juridike… etj.) për formimin e të ashtuqujaturit “komb Kosovar” të N.Spahiut.
 
Andaj,  as ajka akademike, as populli e as politika nuk kanë asnjë arsye, që të ushqehen, të mashtrohen dhe të manipulohen me nusproduktin politiko-propagandistik  të  “kombit kosovar”, sepse nuk ka kurrfarë baze historike,antropologjike, politike, sociologjike, etnologjike, kulturore…etj.  qoftë në sfondin e  zhvillimit horizontal apo vertikal të procesit të krijimit të kombit.
 
 
Së fundi, shqiptarët në Kosovë e as në territoret e tjera indigjene të Shqipërisë Etnike nuk kanë nevojë për kurrfarë “kombi kosovar”, sepse që nga shekulli XIX kanë kombin e tyre, i cili me çdo kusht, duhet të ribashkohet edhe si komb, edhe sI shtet  Brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË  ETNIKE, JO në kurrfarë kombi të imagjinuar politik dhe artificial të  autorit Nexhmedin Spahiu.
-Jo, vetëm shqiptarët mbi 90% si  degë e pashkëputshme natyrale e KOMBIT SHQIPTAR, por, as  grupet etnike të romëve, të hashkalinjve, të myslimanëve boshnjakë, të “goranëve” etj. në Kosovë, nuk e njohin dhe nuk e pranojnë “kombin kosovar” të Nexhmedin Spahiut. Mirëpo, nëse, edhe më tej përsëritet imponimi i të ashtuquajturit “komb kosovar”, i sajuar nga “farkatari” Nexhmedin Spahiu, atëherë, ky nuk  mund të cilësohet vetëm si gabim profesionist, por, edhe  si tradhti e qëllimshme ndaj kombit dhe ndaj shkencës, përkaytësisht si   vetëmohim kombëtar.     
Pra, shkurt e shqip, drejt dhe pa gabime, shqiptarët e Kosovës  nuk kanë nevojë për “kombe konglomerate kosovare), por, për një shtet të fuqishëm të së drejtës dhe sovran me aspiratën dhe me prioritetin e ribashkimit të tij me Shqipërinë.Kjo, do të ishte zgjidhja më e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat