Poeti Rumiu dhe Sulltan kryetari

Opinione

Poeti Rumiu dhe Sulltan kryetari

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:59
Sulejman Mehazi

Vizita e Sulltan Kryetarit në qytetin Konja, poetin e madh mistik Mevlana Xhelaludin Rumin e kishte zemëruar shumë. Banorët e këtij qyteti do t'i lenin punët, hallet e brengat e tyre për të respektuar Kryetarin e Madh të shtetit. I tërë qyteti ishte çuar në këmbë  për ta pritur e respektuar në mënyrë sa më dinjitoze të parin e shtetit të tyre. Partiashë e simpatizantë, adhurues e dashamirë, intelektualë e artistë, hoxhallarë e priftërinj kishin abstenuar detyrat e obligimet e veta, i kishin lënë më njanë punët e tyre, vetëm e vetëm t'i shprehin respekt e dashuri autoritetit të parë të shtetit.

Përgatitjet njëjavore të qytetit të Konjës e kishin bërë të veten, prefektura e qytetit urdhëroi për një mobilizim e angazhim të madh e të paparë me rastin e ardhjes të burrit më të madh të shtetit. Shkollat e universitetet ishin bllokuar nga përditëshmëria e mësimeve e studimeve, dekanatet e fakulteteve kishin anuluar sesionin e provimeve për shkak ardhjes të kryetarit të partisë më të madhe e më të fuqishme të shtetit.

Sa më shumë që afroheshin ditët aq më shumë qyteti përgatitej për ardhjen e komandantit suprem; kryetari  komunës kishte urdhëruar shkollat fillore e të mesme të përgatisnin progame kulturore e artistike, poetët për ta treguar veten kishin përgatitur elozhe poetike dashurore për nder të autoritetit të burrështetasit, piktorët kishin bërë portrete me profile të shumëllojshme për kryetarin e nderuar. Profesorët universitarë kishin vendosur që gjatë ditës së ardhjes të Sulltan Kryetarit të mbajnë Konferencë Shkencore  për hisorikun e partisë në pushtet dhe kryetarit të tij. Qyteti ishte mbuluar me flamuj shtetëror, rrugët ishin pastruar së bashku me makinat.

Dhe ja erdhi dita e ardhjes, që në mëngjes qyteti vlonte me njerëz, qytetarë e katundarë, pleq e plaka, dhendurrë e nuse, vjehërr e vjehërra, burra e gra, djem e vajza, fëmijë me pelena e me cuculla mbajtur në krahë nga nëna të reja e të bukura, juristë e ekonomistë, mjekë e pacientë, nxënës e studentë, arsimtarë e profesorë, tregëtarë e tuxharë, patriotë e tradhtarë, poetë, shkrimtarë e gazetarë kishin dalë në pritje të Sulltan Kryetarit të shtetit. Sulltan Kryetari shtetit në përcjellje me prefektin e Konjës parakalojnë para masës popullore, duartrokitje, brohoritje, himne, marshe, krisma armësh ushtarake e policore për respekt të Sultan Kryetarit.

Të gjithë të gëzuar e të lumtur, përveç poetit të madh mistik Mevlana Xhelaludin Rumiut, i cili rrinte buzë lumit  duke soditur rrjedhën e ujit. Gjatë parakalimit krah për krahë me prefektin e qytetit, Kryetarit i bie në sy personi që sodiste ujin e lumit të qytetit. I ndali hapat, u kthye kah prefekti dhe e pyeti, kush ishte, ky, që ishte ulur buzë lumit e nuk gëzohej për ardhjen e tij?

-Poeti më i madh i shtetit tuaj, Xhelaludin Rumi, ia ktheu prefekti.

-Si, Rumiu!

-Po,

Kur ndëgjoi këto fjalë  Sulltan Kryetari iu afrua Rumit, e i tha,

-Qenke në gjendje të keqe e shumë i mërzitur i dashur poet, çështë me ty, më tregoni hallet tua, dua t'ju ndihmoj? Rumiu bëhej se nuk dëgjonte fjalët e tij. Duke vërejtur heshtjen e poetit, Sulltan Kryetari iu afrua dhe më duke e prekur në shpatulla, Rumiu ktheu kokën ka Sulltani e tha,

-A prej armikut tim të kërkoj ndihmë?

-Jam Kryetari e s'jam armiku juaj.

-Çdo respekt për ju, ia ktheu poeti, ama e di çfarë, pozita, tabiatet dhe veset tuaja janë në armiqësi të madhe me mua. Ti ke qejf të bëhesh i madh të ta përmendin emrin, unë jam i vogël e s'dua të ma përmendin emrin; ti je politikan, unë jam poet; Ti je karrieristë, unë e luftoj karrierizmin; Ti je gënjeshtar, unë e luftoj gënjeshtrën me sinqeritet; Ti je lakmues i kësaj bote, unë  mohues i kësa bote; ti do paranë, unë se dua paranë; ti je kurvarë, unë armik i kurvërisë; ti e ndien veten se je zot, unë i besoj Zotit tim të gjjthësisë, prandaj s'dua kurrgjë prej teje,  faleminderit! Kryetari kur ndëgjoi këto fjalë nga poeti, ktheu kokën në drejtim të prefektit të Konjës e i tha: Unë jam Sulltani juaj, kurse ky është Sulltani im.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat