Është ryshfeti jo votat ajo që i lidh partitë me islamin agresiv

Opinione

Është ryshfeti jo votat ajo që i lidh partitë me islamin agresiv

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:40
Gani Mehmetaj

Është vështirë të gjesh parti politike në Dardani që nuk i kanë ngjyer buzët me paratë a bizneset e mafisë islamike e të shteteve të myslimanizmit agresiv.

Me duhet t’i përjashtoj Demokristianët Shqiptarë nga ky “bashkëpunim”, ndërsa bashkëpunimi, sipas turqve e arabave nënkupton ryshfet për kreun e partisë, për kryetarët e degëve, për fushatë zgjedhore dhe biznese të qëndrueshme për anëtarët e familjes.

Prandaj ke ithtarë në partitë politike të Gylenit, Erdoganit, vehabistëve e salafistëve.

Ndërkaq, gënjejnë  zyrtarët partiak kur thonë se ia krehin bishtin islamit agresiv për vota. Nuk janë votuesit islamik ata që ua shtojnë votat partive politike, përkundrazi ua zvogëlojnë, por hilja është të ryshfeti. 

Vetëvendosja, pësoi më se keqi në zgjedhjet e fundit, sepse doli më hapur se të tjerët në mbrojtje të islamit e jo në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Është ryshfeti ajo që i lidh partitë dardane me islamin. 

Por populli nuk e do islamin, e do kombin e shtetin, sepse janë të vetëdijshëm se islami po ua rrënon kombin e shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat