Ramushi në prehrin e Thaçit

Opinione

Ramushi në prehrin e Thaçit

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:14
Faton Mehmeti

Hashim Thaçi nuk ka qenë asnjëherë lider unifikues gjatë dy dekadave të jetës së tij politike. Karriera e tij politike përshkruhet me akuza për udhëheqje të grupeve të akuzuara për  vrasje, kontrollim të narkotrafikut dhe eliminim të kundërshtarëve politike. Nëse ka një gjë që Thaçi nuk e duron dot është të qenurit nën hije të dikujt, këtë e kishte përjetuar dikur. Thaçi për të gjallë të Ibrahim Rugovës kishte mbetur vazhdimisht nën hijen e tij. Në një kabllogram konfidencial të nënshkruar nga shefi i atëhershëm i zyrës amerikane, ambasadori John Menzies, thuhej se “Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa personalitetit të Rugovës si një figurë babai për shqiptarët e Kosovës”. Thaçi, edhe nga të huajt përshkruhej si një politikan që më çdo kush e dëshiron pushtetin, arrita të marr pushtetin vetëm pas vdekjes se Ibrahim Rugovës. I mësuar për të djegur kundërshtarët e tij, Hashimi i’a bëri disa goditje Ramush Haradinajt, rivali tw tij politik.

Goditjen e parë serioze Ramushi e mori me t'u kthyer nga Tribunali i Hagës, ku për herë të dytë u shpall i pafajshëm. Në një kohë kur PDK-ja udhëhiqte vendin në koalicion me AKR dhe disa parti tjera, në anën tjetër një LDK tepër e vakët dhe pa strategji politike, VV shihej si fraksion jo i pëlqyer nga të huajt, AAK shihej si oponenti kryesor i PDK-së. Ishin rrethanat e krijuar nga entuziazmi i kthimit të Ramushit, për më tepër që ai shihej model i mirë qeverisës, pasi kishte udhëhequr Qeverinë për 100 ditë. Këtij entuziazmi ia kishte përgatitur arkivolin Hashimi. Haradinaj u prit me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës. Në Aeroportin e Prishtinës Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa qenë i vetëdijshëm se po shkel mbi fatin e tij politik. Veprimet e tij politike, Ramushi shpesh i ka demantuar si jo të dobishme, si rezultat i mospasjes së një strategjie të qëndrueshme politike dhe mungesa e alternativave afatgjata që ka sjellë miopsinë, e cila po i rikthehet në boomerang. Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ku partia e tij PDK mori shuplaka nga votuesit, e përdori përsëri Ramushin për të mbetur në pushtet. Përplasja e fundit ka të bëj me demarkcionin me Malin e Zi.

Thaçi i ka inkurajuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që pa vonesa ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion e kufirit me Malin e Zi, sipas versionit të nënshkruar në vitin 2015. Duke thumbuar Ramushin me fjalët: “Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme”.  Këto manovra dhe servilizma të Hashimit ndaj ndërkombëtarëve kanë për qëllim për të përmirësuar imazhin e tij. “Mafioz” e kishte cilësuar revista amerikane “The New Yorker”, në një kohë që Hashimi po përgatitet për t’i ikur Gjykatës Speciale. Hashimi po përdor Ramushin dhe këdo që ka mundësi, për të dalë para të huajve si i veti njeri  besueshëm, dhe të cilin të huaj nuk duhet humbur. Thaçi është i vetëdijshëm se Thaçi mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda edhe të trafikimit të drogës, pastaj një raport i Njësisë për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it  thoshte se anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike dhe vetëm pse ishin kundërshtar të PDK-së. Policia e EULEX-it kishte renditur dhjetëra raste të vrasjeve prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt të cilat i ka konsideruar si krime të motivuara politikisht. Ndonëse pas vdekjes së Rugovës e ndjeu veten në diell të hapur, Thaçi megjithatë mbetet nën hijen e vetvetes. Ashtu si i ka djegur të gjithë shokët e luftës, ashtu po e djeg për të fundit herë, edhe Ramushin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat