Edhe njëherë mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës...!

Opinione

Edhe njëherë mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës...!

Nga: Agron Shabani Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Agron Shabani

Politika e jashtme ose diplomacia kosovare, asesi të gjejnë vetën në 'parketin' ose 'masivin e madh' të marëdhënieve ose raportëve të njohura botërore ose ndërkombetare. Duke mos u liruar (çliruar) si të thuash kurrë nga çështjet, klishetë, metodologjia, sloganet ose recidivet e njohura jopolitike ose parapolitike të politikës së jashtme ose një diplomacie të centralizuar, forumiane, kabinetike, partiake, klanore, tribale, nepotiste, familjare, joprofesionale ose inkompetente.

Për të mos thënë këtu nga çështjet dhe aspektët e ndryshme ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, inkompetente, hedoniste dhe makiaveliste të klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, privatizimit, partikalurizimit, familjarizimit, komercionalizimit, absolutizimit , relativizimit dhe instrumentalizimit të politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare në klane, tarafe ose grupe të ndryshme familjare, farefisnore, tribale, rajonale, krahinore, partiake, klienteliste, karieriste, profiteriste dhe të tjera të interesit. Duke prodhuar ose fabrikuar në këtë vorbullë politikë të jashtme ose diplomaci kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike të jashtme ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjajë një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me 'korin e lartë' të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.

Se këndejmi, politika e jashtme ose diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cakë. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmi si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politikë ose diplomatikë, i cili jo vetëm marëdhëniët ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombëve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në levizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe marëdhëniët dhe raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare. 

Se këndejmi, për ata që sadopak i njohin dhe kuptojnë termët, nocionet, konceptet dhe formulimet e njohura shkencore ose politologjike mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë: Duhet cekur ose potencuar në vazhdim se politika dhe diplomacia nëinstancë të fundit, janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi. Në këtëkontekst, rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike ose diplomatike i politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare, në vend të suiksesit dhe progresit, ka njohur regres ose mosuskese (josuksese) tëvazhdueshme ose sistematike në raport me politikën e jashtme ose diplomacinë serbe, malaziase etj. Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

Një digresion: 

Rënia ose shëmbja e 'perdës së hekur', gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve tëngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime dhe rirrjeshtime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera tëcilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish 'luftës së ftohtë' dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi "atavizmi modern" ose "progresivë" në kumtimin e një "bote globale" ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë. 

Ndaj, në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e "botës moderne" ose "bashkohore" nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të "mbinjerëzve" ose "supermenëve" të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjik, të ngjanë në punë ose mision Herkulesi. Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.  Se këndejmi, idetë ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Jo. Idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata.

Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

 Ndryshe nga kjo, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror ose qytetare si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politiko-diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetësuar vetveten dhe kultin e personalitetit të tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e të tjerëve? Gjegjësisht, të kolektivitetit. 

A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare. Kjo donë të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetar. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, të drejtën dhe barazinë e njohur (garantuar) ligjore, profesionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë së bashku me lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur, emruar, nominuar ose konkuruar.  Kuptohet mbi bazën ose kriteriumin e njohur të vlerave të caktuara shkencore, intelektuale, profesionale, kadrovike, morale, personale, familjare etj. e jo mbi "bazën"  e "vlerave" (antivlerave) ose "kriteriumëve" partiake, familjare, nepotiste, klanore, rajonale, krahinore, fetare dhe të tjera që kanë për qëllim balacat (baraspeshat) ose paritetët e ndryshme politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, tribaliste dhe në mes individëve, grupëve, klanëve ose tarafëve të ndryshme politike ose parapolitike.

Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja dhe dimensioni i veçantë i personit ose individit me dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm shoqëror ose qytetar. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar vazhdimisht, ne mund të arrijmë të ngritëmi (ngjitëmi) dhe larohemi nga 'foshnjëria' ose "tabula rasa" e përgjithshme që i fshehim dhe krijojmë vet me mediokritetin, injorancën, arrogancën, inkompetencën dhe paditurinë tonë.

Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale dhe negative si dhe nga bota ose "kosmosi" i çrregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikologjikë. " ( Psikologjia Politike)
 

"T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e preferuara të subjektit ose subjektivitetit të tij racional dhe pozitivistë, do të thotë të pranosh të drejtën e tij për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse,njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar atë liri." (Filozofia Franceze) 

Nga kjo rezulton se identiteti i një populli (kombi) dhe shteti, janë liria, pavarësia, sovraniteti, integriteti dhe identiteti tyre debatues ose polemik të cilët konsistojnë ose insistojnë në debatin, dialogun, konsenzusin ose kompromisin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen, ravijezohen, konturohen, perfromohen dhe unifikohen (konvencionalizohen) preferencat ose referencat e ndryshme politike, konceptuale, ideologjike, morale, fetare, kulturore dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një populli(kombi) dhe shteti formën, identitetin dhe fizionominë e tyre. Janë debati, dialogu ose diskutimi ata që përbëjnë unitetin dhe jetën e shtetit. Sidomos stili, takti , mënyra, gjuha dhe forma e debatit ose diskutimit.

Në vazhdim:

...U mor vesh se diplomacia (ose diplomatia), siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë :Diplomë ose Dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar. 

Ndonëse, përfaqësi (lëgata) ose "dërgata" të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Kujto këtu ato në kohën e "polisit"( shtetit) të Athines, në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike...Ato në kohën e Karlit të Madh (Karl derr Grpße) dhe "Dinastive" të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermaninë dhe Europën e periudhës së njohur mesjetare etj...Të tjerat në mes Republikës së Venedikut dhe Rraguzës (Dubrovnikut) me Mbretërinë e njohut të Kastriotëve në Shqipëri etj. Ato në kohën e sundimit të Lujëve, Bonaparteve dhe të tjerëve në Francë dhe kështu me radhë. 

Ndërkaq, dikur me vonë termi ose nocioni "diplomaci", në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinte edhe një sërë vlerash dhe parimësh të ndryshme ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive, raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme ndërshtëterore, ndërqeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj.

Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo:Revolucionin e Madh në Francë)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës së asokohshme revolucionare, evolutive ose diplomatike. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një ministri të jashtëm ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të akredituar të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe konjuktivë në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Ku një përfaqësues diplomatik (qoftë ai i ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..) - në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij konzular dhe diplomatik, duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive. Duke i mbrojtur ,avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore,ndërqeveritare, politike dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqirë. Si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar. Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.

Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale , ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike, kulturore, akademike, pedagogjike etj. Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes", ku mjafton vetëm një keqkuptim i vogël në mes  strukturave ose qarqëve të ndryshme "elitare" ,"egalitare" , qeveritare ose politike dhe, i tërë "kompozicioni" i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letrës. 

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme (formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë...

Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Dhe, kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca, esenca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, ,diskursivë, koherent ose analogjikë. Respektivisht, furioz, hektikë, eklektikë, evolutivë, dinamikë, empirikë etj. 

Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat , elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera,  jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor. 

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike e ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të  filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër. Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe  pozitiviste.

Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale)  të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur lokal ose parcial të "egos", libidos ose personit (personalitetit) të tij.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat