Fitores së Lutfi Hazirit duhet të i gëzohen politikanët në Gjilan

Opinione

Fitores së Lutfi Hazirit duhet të i gëzohen politikanët në Gjilan

Nga: Fikri Mehmeti Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:02
Fikri Mehmeti

E dijm të gjithë se tani e 18 vite në këtë qytet, skenën politike kanë dominuar pjesa e gjeneratës prej të cilëve kishte të vjetër në moshë dhe ata të rinjë por me karrierë të madhe politike.

Duke filluar nga paslufta, kemi parë figurat e njejta në pozita të ndryshme. Politikanët të cilët kanë qenë dominues, favorizues, të cilët një kuadër i ri nuk mundet me i mposhtë lehtë në një garë zgjedhore, ishin Lutfi Haziri, Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Fatmir Rexhepi, Lirije Kajtazi dhe Sami Kurteshi.

Fatmir Rexhepi dhe Lirije Kajtazi humbën nga kandidati i PDK-së Qemajl Mustafa. Kjo bëri që dy figura kyqe të LDK-së të ‘’eliminohen’’. Pas një ngritje të mirë në politikat e qendrës, rikthehet në skenën e politikës komunale z.Lutfi Haziri, për të e sfiduar kandidatin e ‘’pamposhtur’’ të PDK-së, z. Qemal Mustafa, njëherit për ta ‘’eliminuar’’ politikisht. Dhe e arriti suksesshëm këtë.

Pas fitores së Lutfi Hazirit, kandidat tjetër favorit për të cilin pretendohej se mund të jetë kundërkandidat i rrezikshëm për z.Haziri, ishte edhe Zenun Pajaziti. Edhe z.Pajaziti u rikthye nga pozitat e larta të qendrës për të kandiduar për të parin e komunës së Gjilanit. Humbja e madhe e z.Pajazi dhe Sami Kurteshit në zgjedhjet e 22 tetorit, i eliminon edhe këta dy nga pozita e kandidatit favorit.

Cila është arsya pse unë them se gjeneratat e reja duhet të i gëzohen fitores së Lutfi Hazirit në Gjilan?

Arsya është se, fitorja e Lutfi Hazirit në Gjilan do të thotë se; Lutfi Haziri e ka hapur ‘’autostradën’’ e cila do ta dërgon drejtë të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të vazhdon rrugëtimin e tij politik në politikat e mëdha, ato të qendrës.

E në anën tjetër, kemi figurat kyqe të djegura politikisht, të cilët më nuk do të jenë ‘’rrezik’’ apo kundërkandidat favorizues për cilindo kandidat të ri në moshë dhe karrierë politike, që do të merrë guximin të kandidon për të parin e komunës në zgjedhjet e ardhshme. Këtu është hapur një ‘’teren i mirë’’ për çdo person që ka hezituar të kandidon për të parin e komunës, nga frika se do të humbas nga kandidatët ‘’favoriues’’ të cilit kishin bagazh dhe karrierë të madhe politike në vend. E cila i bënte të jenë kundërkandidat të fort për këdo që do të ballafaqohej me ta.

Lutfi Haziri konsiderohet prej kandidatëve të cilët nuk njohin humbje, dhe pritet të kandidon për Kryetar në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat