Një intervistë jo e ” besueshme “

Opinione

Një intervistë jo e ” besueshme “

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Fatmir Lohja

Duke shfletuar gazetat , më bie në sy një intervistë . I intervistuari, është shqiptar dhe punon pranë një gazete të huaj.Ai,ndër të tjerat ,deklaron:” PD sponsorizon shkrime negative për Shqipërinë.”Për mua, ky lajm,nuk është i besueshëm.Pse? Do të mundohem të argumentoj logjikisht, pra pa fakte , vërtetësinë e tij.

Megjithëse opozita është dëshpëruar, nga humbjet e zgjedhjeve të qershorit, nuk ma do mendja të shkarravitet në të tillë moçal arsyetimi, Mërzitja, opozitës, i erdhi  nga sovrani,që   ia shuajti ëndërrat e “Vullnetit për Pushtet”, për katër vitet që do të vinë. Eshtë mëse e natyrshme. Fituesi gëzon dhe humbësi ul kokën dhe e pranon humbjen. Nëse humbësi është serioz dhe i zgjuar, përgatitet që të fitojë garën që vjen më pas. I bën analizë të hollësihme shkaqeve që e çuan në humbje. Mbi faktet kokëfortë organizon stafet e rinj  dhe fillon “stërvitjen” serioze. Nuk ka pse futet në djallëzira,që e drejtojnë  për të:”thyer tjegullat e veta.”

Po të futemi në arsyetimin financiar, pyetjet rreshtohen njëra pas tjetrës. Po citojmë disa: Nga cili burim vinë paratë? Kush i paguan? Kush i mori? Si i mori,me arkë apo me bankë? Ku u paguan taksat shtetërore, në Shqipëri apo në shtetin komshi? Ku? Si?....

“Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa,”- bën humor Mark Tuein, mbi 100 vitë më parë. Nuk mendoj që  komshijtë të pranojnë të bëhën “uthull” për hatrin e opozitës shqiptarë, në një kohë që në tribuna deklarojnë, se janë verë e vjetër dhe  e cilësisë së parë. Me mburrje vinë në Shqipëri dhe me zor na e japin një pikë,sa për ta provuar vërtetësinë e  marketingut, të bërë me mjeshtëri prej tyre.

Siç deklaron i intervistuari, shkeljet ligjore, në të dy anët e kufirit, janë të shumta..Të paguash para,për të sponsorizuar shkrime negative ndaj vendit tënd, tradicionalisht, nga brezi në brez, është kultivuar, se një veprim i tillë është tradhti e pastër kundër vatanit. Pse kemi besim tek drejtësia, nuk e besojmë intervistuesin. Prokuroritë e të dy vendeve ende  nuk kanë hapur ndonjë hetim për të tilla marrëzi.

Ndokush, me të drejte mund  të  pyes: Kur nuk e beson,pse po i bën analizë? Herë pas here më ngacmon trurin  Volteri ,me thënjen e tij:” Asnjë flokë borë në një ortek nuk ndjen se ka përgjegjësi”.  Me duket se edhe unë,ti,ai,ajo, kemi përgjegjësi për këtë  lajm të trisht.Nuk dua ta besoj,por edhe thojzat në titull nuk i kam vënë rastësisht.

Trurin ma quk konflikti në Bruksel,në mes zonjës Bregu dhe nipit të priftit, që u martua, pasi doli nga burgu komunist. Ai, që ju servilos partisë, sot është deputet,ndërsa zonja që mendoi për Shqipërinë, nuk u përfshi në listë!? Mos firmosja në Maltë, e rezolutës, nga opozita, me bindjen se partnerët nuk e njohin Shqipërinë, na ka lënë shije të keqe. Veprimet e opozites, duke na e nxjerre bojën anëkënd botës, se ne shqiptarët nuk jemi të mirë, sepse nuk u dhamë timonin, nuk e rrit besimin ndaj saj.

U drejtohem opozitarëve, që janë më të qetë dhe kanë logjikën e së djathtës. Pas zgjedhjeve të 18 qershorrit, entuziastët u shokuan. Pas zgjedhjeve të 22 korrikut, edhe më gjakftohtët u pataksën. Jeni çoroditur si parti. Mbilidheni veten! Largohuni nga mllëfi! Hiqeni nga mendja destabilizimin e vendit, se nuk është mirë për askënd! Thirrjet për revolucion i keni kot. Nuk u vjen njëri nga pas. Po të kishit përkrahje, nuk do të ishit në opozitë. Për t’u qetësuar po ju citoj Zhorzh Pompidu:”Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes”.

Meqë prokuroritë, respektive, nuk kanë fakte, për të na  qetësuar xhanin, është mëse se njerëzore të presim sqarime  nga vetë opozita .Opozita është mbrojtsja e shoqërisë. Ajo e ruan qeverinë të udhëtojë në shinat e ligjshmerisë. Nuk kemi nevoja të na mbrojnë të huajt, me poshtërsira, se i dalim vetë zot vatanit, siç e tregon historia jonë bukurmirë. Nëse, opozita nuk distancohet seriozisht nga “shpifësi”  nuk ka pse të na qarravatitet përpara zgjedhjeve që do të vinë. Katër vitet, që shkuan fjetët me gërhitje,prandaj mbetët në opozitë.Thirrni mëndjes! Punoni për Shqipërinë se edhe timoni ju vjen në duar, vetëm nga puna e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat