I pavdekshmi heroi im Ibrahim Rugova

Opinione

I pavdekshmi heroi im Ibrahim Rugova

Nga: Isa Maloku Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:05
Isa Maloku

Emri i presidenti historik Ibrahim Rugova, është i lidhur ngushtë me rezistencën paqësore kundër regjimit kriminal serb në njërën anë dhe në anën tjetër, ruajtja e qenies biologjike e popullit shqiptar që po i kanosej shfarosja dhe dëbimi biblik siç u kishte ndodhur shqiptarëve të sanxhakut të Nishit një shekull më parë.

Në oden e burrave, në kullën tonë të vjetër, babai im (ndjesë pastë) e kishte vu fotografinë e Ibrahim Rugovës, udhëheqësit më të shquar që kishin njohur ndonjëherë trojet shqiptare të okupuara nga hordhitë serbe.

Fotografinë e kishe shkëputur nga revista “Zëri i rinisë” kurse ramin e praruar e kishte skalitur vet, me maje brisku e me mjeshtri të rrallë. Ajo fotografi e varur në mur, jo vetëm që ishte hijeshi për odën tonë të burrave, por ishte frymëzim për mua dhe mbarë familjen.

Image

Në vitin 1995, sa e kisha përfunduar shkollën e mesme, i etur për dije e studime, bleva librin e tij me titull: “Jeta dhe vepra e Pjetër Bogdanit”. Gjatë leximit të veprave të tij hasa në shumë fjalë të urta ku njëra ndër to ishte: “Gjërat që nuk arrin ti shpjegosh, arrinë ti besosh!”

Falë aftësive të tij intelektuale dhe morale, përveç masave të gjëra të popullit, kishte krijuar simpati dhe miq të shumtë e burrështetas të shquar nga mbarë bota, por edhe armiq në mesin e konkurrentëve të tij, të cilët lirinë e Kosovës e shikonin si luftë guerile, komuniste e partizane duke sabotuar e vrarë pas shpine bashkëpunëtorët e tij, siç ishte rasti i avokatit të mirënjohur Shaban Manaj.

Të shumtë janë ata që dikur e luftuan, e kundërshtuan dhe e sabotuan deri në marrëzi punën dhe veprën e tij, sot thirren në emrin e tij sa për t’ia rritë meritat politike e kombëtare vetës.

Image

Me emrin e tij në gojë dhe urrejtjen kundër tij në bark (tani edhe pas vdekjes së tij) bëjnë homazhe para varrit të tij dhe i ndërtojnë memorialë e shtëpi muze, jo pse e duan por pse emri i tij është profiti i tyre... sikur vërtetë ta kishin dashur në të gjallë, do t’ia respektonin edhe dishepujt e tij siç është rasti i pasuesit të tij, tani dëshmori i kombit Shaban Manaj, të cilit jo vetëm që nuk ju ndërtua një përmendore por me emrin e tij nuk u emërua asnjë institut në komunën e Istogut, për të cilën bëri aq shumë mund e sakrifica dhe në fund ia fali jetën. Bashkëfshataret e tij, pas shumë peripecive arritën që një rrugë në fshatin e tij të lindjes në Saradran të emërohet me emrin e tij.

Lavdi heronjve të kombit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat