Krimineli ndihmon kriminelin,hajni përkrah hajnin,apo troç shqip:
-Magari për magar fërkohet!
I korruptuari e merr në sqetull të korruptuarin apo si thuhet orientiri një e shalon orientirin dy dhe shkojnë te para!
Ishte Isa Mustafa kryeministër,kur muer vendim stihik që me fondin e qeverisë të mbulojë shpenzimet për mbrojtjen juridike të kriminelëve.Kurse duqanet e veta gjithandej Fushë Kosovës i ruante me rreptësi idioteske si pronë private,ndërsa atë shoqërore e demolonte turpësisht.
Tash na del aventurieri tjetër,Ramush Haradinaj,në postin e kryeministrit,që nga fondi i shtetit don të mbulojë shpenzimet për shërim të Bujar Bukoshit,ish kryministër në ekzil dhe zhvatës i poshtër i të dy fondeve:
Ai 3% i qeverisë dhe atë Vendlindja thrret!
Tash në vend se të sqarohet përvetësimi i fondeve të mbledhura nga djerësa e gjaku i punëtorve,ngarend kryeministri havadyz që ta "nxjerr gomarin nga balta".
Parat e popullit që kryeministri,Ramush Haradinaj i derdh për shërim të ish kryministrit në ekzil,Bujar Bukoshi,por nuk do të dihen parat që derdh në konto e në xhepa privat,për ku edhe është destinacioni,ndërsa publikisht thuhet ndryshe e praktikisht veprohet ndryshe.
Bujar Bukoshi,po të mos ishte aq dorëlirë në pagesën e vrasësit të kolonel,Ahmet Krasniqi;sot nuk do të kishte nevojë për ta shtrue mindilin e lypësisë,si lypësi në xhami!
Me sjelljet antishtetërore dhe me keqpërdormin e fondeve-parave të punëtorëve,sot nuk meriton të ndihmohet materialisht,por meriton të ndëshkohet penalisht.
Por,edhe Ramushi që po djerësitet për ta keqpërdor buxhetin e shtetit,duhe të ndëshkohet penalisht.
Këto mjete materiale,të cilat ai po matet me i shpenzue pa kriter juridik e politik,duhet t`ia heçin karrikën nga zuza.
Ku ska kriter e rend,ka anarki dhe anarkisti duhet të ndëshkohet,sepse edhe po e mbjell farën e keqe:-egjër e therra!
E në këte kulturë të ndyrë do të shkollohen edhe kuadrot e ardhme,prandaj që të mos rrëshqasim atje,këtij trendi negativ duhet prerë hovin.
populli thot:
-Preja veshtë sa është klysh!