Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

Opinione

Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

Nga: Pirro Prifti Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Pirro Prifti

Realizimi i premtimeve elektorale te 2016 nga Trump i cili kishte premtuar se do te perkrah berjen e Jeruzalemit si Kryeqytet te izraelit, - u be fakt i kryer dje ne Deklaraten e Trump ne nje konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë Washington.

Tekstualisht Trump deklaroi: Sot ne më në fund njohim si fakt  Kryeqytetin e  izraelit- Jeruzalemin. Kjo nuk është asgjë më shumë se  se njohja e një realitetit``.

Për këtë arësye Presidenti i SHBA-ve Donald Trump informoi zyrtarisht që ai planifikon të ri-vendosë Ambasadën Amerikane në Jeruzalem duke konfirmuar kështu Jeruzalemin si Kryeqytet të izraelit, në kushtet kur vetë izraelitet kanë frike të vendosin për këtë problem duke parë konfliktet e tej zgjatura dhe shekullore për ëtë qytet të lashtë.

Presidenti i SHBA-ve pranoi se ky vendim do të shkaktojë mos-aprovime, por thotë gjithashtu se do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit arabo –Izraelit (https:/www.rt.com/neës/412165-us-jerusalem-trump-announcement/).

 Pak Histori

Dihet se Jeruzalemi quhet edhe vëndi në të cilën kanë lindur të tre fetë kryesore në botë : Feja Çifute (Judaizmi- Jahudizmi), e Krishterë dhe ajo islame në kohë të ndryshme të shoqërisë njerëzore. E përbashkëta e të tre feve ka qënë i njëjti zot të cilin Cifutet e quanin Eloim, të krishterët Zot- Jehoëa- Joshua, dhe myslimanët Allah, të cilat vinin nga fjala që përmëndi Moisu – JHËH ( të cilin e përmëndi Zoti kur foli me Moisiun në Malin Sinai),  ecila nuk dihet se si mund të jeë folur nga komunitetet çifute dhe aramaike në atë kohë, por dihet se gjuha çifute dhe ajo aramaike janë shumë të afërta me gjuhën arabe; sidoqoftë ndryshimet në të folur janë të dukshme në ditët e sotme, psh, fajla Shalom në gjuhën arabe thuhet Selam. Eloim thuhet Allah, në të krishterët shqiptohet Jehovah.

Judaizmi-  si Fe Monoteiste,  e krijuar në mijëvjecarin e tretë p.e.s., pasi Abrahami takoi për herë të parë përfaqësuesit e Zotit sipas  Testamentit të vjetër kur përfaqësuesi i Zotit ( Eoim) i tha se Sara do të ngelet shtatzanë në moshë të thyer sepse ata nuk kishin fëmijë. Pas rrethprerjes së isaak-ut u vendos Beslidhja e vjetër me Zotin e cila për ta kujtuar brezat e ardhshem –duhet të bënin circumcuzio (rrethprerje). Këto ngjarje u  përfshinë në Shkrimin e Shenjtë Judaik në tre pjesë:

Torah – apo ligji në të cilin janë përfshirë librat e Moisiut (Musa) ku Zoti quhet Jehova ose Eloim dhe ne greqishten e vjetër quhej Adonai.

Libri i Numrave

Ligji i përtërirë

Sot përfshihen në pesë libra të shkruar: Bibla ( shkrime 1000 vjecare para erës së re- pra Bibla e vjetër)-Tora- Mishna-Talmudi (Talmudi Palestinez dhe Talmudi Babilonas)

Rëndësi për çifutët ka edhe Talmudi i cili u krijua si libër në shek 4-5 e.s. Sidoqoftë vëndet e shenjta çifute janë sinagogat. Sinagoga e parë u ndërtua pas shkatërrimit të Jeruzalëmit në vitin 70 e.s. Talmudi pasqyron jetën shpirtërore  që duhet të bëjnë çifutët si circumcizio, festat fetare, ardhja e shpëtimtarit, Beslidhja dhe Ligjet e Moisiut, dhe trashëigimi i të parëlindurit.

Janë katër grupe cifutësh: Farisenjtë ( ishin aristrokratë dhe konservatorë), Saducenjtë ( besonin në ringjalljen e të vdekurve), Esenët ( bënin jetë askete dhe jetonin në Qumran), dhe Zelotët ( këta të fundit,  ngritën krye kundër Romës dhe u vranë pothuaj të gjithë).

Çifutët quhen si popull i Zotit. Janë kokëfortë dhe shumë të zgjuar; u shpërndanë nëpër botë pas viteve 70 e.s. dhe nuk kishin më një shtet të tyre. Sot në tërë botën jetojnë rreth 17 milionë çifutë 6.5 milionë jetojnë në izrael.

Toka ku jetonin dikur çifutët quhej toka e Filistinëve ose sot, quhet  Palestina. Dita e pushimit për çifutët është Sabath ose e Shtuna, pra dita e gjashtë sipas kalendarit të sotëm dhe jo e djela. E Djela për çifutët është sikursë kemi në te Hënën, dita e parë e javës.

Festat Fetare: Pashka-Shavood (të pesëdhjetat)-Suçut – Purim-Roh Hashanah ( Viti i ri)-Yom Kippur (dita e Pajtimit),  (http://ëëë.explorerunivers.com/t510-judaizmi).

 Kristianizmi si Fe Monoteiste,  u formua pas vdekjes së Jezu Krishtit nga viti 33 e.s., nga Pjetri dhe Pali dhe 11 Apostujt e tjerë ( 13 gjithsej) në Jeruzalem. Doktrina e Krishterë për Trinitetin ( Ati+ Biri+ Shpirti i Shenjtë, pra 1+1+1=1) u zbatua pas Koncilit të Nikeas rreth viteve 350 e.s. Në Koncil u pranuan 4 Ungjijtë  dhe veprat e Apustujve që përbëjnë Testamentin e Ri. Sot janë rreth 1.5 miliard kristianë (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Christianism).

Islami si Fe monoteiste, u themelua si fe nga Muhammad, lider ushtarako fetar (570-632 e.s), u bazua tek Tesatamenti i Vjeter, Testamenti i Rid he tek Torah Keshtu u krijua Qurani qe d.t.thotë =Recitim. islam ne arabisht d.t.thote `nënështrim ndaj Zotit`. Libri i Kuranit më të vjetër ruhet në Saana,  Jemen është  i  vitit 700 e.s.  Muhammad filloi të marrë profeci  nga ëngjëlli  Gabrieli (Xhebrail), rreth vitit 610, kur qëndronte në një shpellë në Malin Hira. Vetë Muhammad nuk dinte shkrim e këndim por sure-t,  i mblodhi  Abu Bekri i cili i shkruajti por origjinalet nuk dihen ku janë. Abu Bekri njihet si personi që bëri haxjillëkun ( pilgrim) e parë në Meka në vitin 631. islami është një fe që e respekton Krishtin por nuk është dakort që ai është Zot dhe se nuk ka Trinitet. E quan si Profet.

Muhammad mori mësime për Zotin (Allah-un) nga Waraqah ibn Nawfal (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Muhammad_in_Islam), kushëriri i gruas i cili ishte i krishterë i sektit Nestorian të cilin Kristianizmi e quan Herezi. Në Kuran nuk përmëndet Jeruzalemi  as nga Muhammad dhe as nga të tjerë përveç Medine dhe Maka në të cilën është Guri i Zi rreth të cilit bëhët Haxhi-llëku duke u falur, dhe duke u rrotulluar përreth tij,  dhe  duke qëlluar me gurë Satanain, një herë në vit. Jerusalemi quhet nga Myslimanët si qyteti i Tretë i shenjtë pas Medina dhe Meka , në të cilin Muhameti u ngrit në qiell pas vdekjes. Sot janë rreth 1.4 miliard Myslimanë.

Jeruzalemi , në arabisht quhet El Quds. Është një nga qytetet më të vjetra në botë, ose e quajnë qyteti i Davidit i themeluar rreth viteve 3000 p.e.s, në epokën e Bronzit.

Izraelitët dhe palestinezët e quajnë të dy palët si Kryeqytet të tyre. Është themeluar rreth vitit 2400 p.e.s me emrin `Urusalima` ose më vonë qyteti Shalem i Zotit të Kananëve.  Emri Yerushalem ( Jerusalem) duket në Testamentin e Vjetër Libri i Joshua.  Sipas Mirdash emir është kombinim i fjalëve YHËH YIR`EH (Zoti do të shohë drejt tij), emër i dhënë nga Abrahami ( sepse aty ai kërkoi të sakrifikojë isaak-un), i kombinuar me fjalën Shalem që  ishte qyteti Shalem.

Në shekullin e 8 p.e.s u bë Kryeqyteti i Judës.

Sot quhet qyteti i Shenjtë   nga të Tre Fetë abrahamike Çifute, Kristiane dhe islame sipas Biblës.

 Së pari sepse Mbreti Solomon ndërtoi Tempullin e Parë Hebraik. Tempulli i dytë i nërtua nga Dari i Persisë në vitin 516 p.e.s.,  70 vite pasi i pari u shkatërrua.

Së Dyti se Varri i Jezu Krishtit është brënda qytetit në Holly Spulchre Church, i cili së fundmi u vërtetua zyrtarisht se aty është varrosur Jezu Krishti.

Së Treti si pas traditës Sunni në vitin 610 në Jerusalem u bë Gibla e parë ose lutja e parë islame, dhe Muhammad u ngjit në qiell sipas Kuran-it 10 vjet më vonë dhe ai foli me Zotin. Aty gjëndet gjithashtu dhe Xhamija  Al Aksha ( e fundit), dhe Dome of the Rock, një faltore islamike e ndërtuar në Malin e Tempullit që në vitin 631, mu në vëndin ku çifutët pretendojnë gjithashtu si vënd të shënjtë si vëndin ku Abrahami sakrifikoi të birin. (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Jerusalem).

Në vitin 63 p.e.s u pushtua nga Pompeu i Madh dhe disa vite më vonë romakët vendosën Herod-in si mbret të Jeruzalemit. Herodi ri- ndërtoi muret e Tempullit të vjetër. Në vitin 70 e.s., muret u shkatërruan ( ashtu siç kishte thënë Jazu Krishti). Çifutët u shpërndanë nëpër botë dhe mbetën pak fare në qytet. Luftra të shumta vazhduan midis Perandorisë Bizantine, Persiane, dhe Mslimanëve, të cilët herë pas here e pushtuan çfarosën popullatat disa herë.

Ushtritë arabe myslimane e pushtuan qytetin në vitin 632 e.s. Në 1073 u pushtua nga turqit selxhuke . Në 1187 u pushtua nga Saladini. Nga 1260- deri në 1517 qyteti ishte i pushtuar nën Mamlukët. Në atë kohë kishte vetëm 2 familje çifute dhe 2.000 të krishterë.

Nga 1517-1870 qyteti ishte nën qeverisjen e Sulltanit turk, por nga fundi i shek 19 qyteti u zhvillua jashtë mureve. Në 1917 ushtria britanike pushtoi qytetin dhe në 1922 Lidhja e Kombeve sipas Traktatit të Lozanës ja dha Britanisë që ta administrojë Jeruzalemin dhe tokat përreth 20 km larg tij si toka që u quajtën Palestinë. Kështu qëndroi deri në 1948.

Në 1947 Kombet e Bashkuara bënë `Planin e Ndarjes` (sepse mandate britanik mbaronte ne 1948), duke krijuar kështu  mundësinë pas përplasjeve të shumta që izraelitët të shpallnin Pavarësinë më 1948, por Jeruzalemi kishte status të veçantë . Jordania manaxhoi Jeruzalemin Lindor dhe pjesa perëndimore u mbeti cifutëve të cilët shpallën kryeqytet provizor Tel Aviv. Në luftën e 1967 6 ditë luftë izraeli pushtoi të gjitha tokat në të cilat gjëndet sot me ndihmën e SHBA. Por Jeruzalemi u manaxhua nga izraelitet  përfshi dhe Jeruzalemin lindor. Aktualisht në atë kohë ishin 58 Sinagoga.

Grupi nacionalist Zionist e ka pretenduar Jeruzalemin si Kryeqytet të Judenjve shumë herët për arësye se ky qytet ka qënë kryeqytet që nga Mbretëria e Judës shek 8 p.e.s. Kryeministri izraelit Ben Gurion e shpalli Jeruzalemin si Kryeqytet të çifutëve  dhe si qytet të përjetshëm dhe të shenjtë., që më 1949 dhe u dha porosi izraelitëve që të bënin çmos që ta bënin kryeqytetin e tyre. Në vitin 1980 Jeruzalemi u bë sipas ligjit izraelit Kryeqytet ligjor, megjithesë Tel Aviv ishte kryeqyteti zyrtar.

Palestinezët nëpërmjet Arafat (dikur), dhe Abaz (sot), si dhe nëpërmjet grupimit Hamas dhe PLO (Organizata çlirimtare e Palestinës),  e pretendojnë si Kryeqytet të tyre për shkak së Jeruzalemi është i banuar prej palestinezëve dhe popujve të cilët kanë jetuar në këtë vënd prej shekuj se sa  në një periudhë të caktuar të hershme.

Konfliktet midis palestinezëve dhe izraelitëve patën dhe kanë edhe sot e kësaj ditë  si problem Kryesor Jeruzalemin: Palestinezët duan Jeruzalemin Lindor si Kryeqytet të tyren, kurse izraelitët e duan të tërë Jeruzalemin si Kryeqytetin tradicional të çifutëve. Shumë shtete e kanë njohur Palestinën si shtet bazuar në rezolutat e OKB.

OKB me Rezolutën e sajNr. 194 e quan Jeruzalemin si Qytet Ndërkombëtar.

Dje Donald Trump i dha fund kësaj Rezolute duke e quajtur Jeruzalemin si Kryeqytet të shtetit të izraelit, por duke nxitur kështu një shkumbnajë revoltash dhe kundërshtimesh duke filluar që nga BE, Britania e Madhe dhe nga të gjitha vëndet arabe. Kjo mund të jetë sipas Biblës dhe fillimi i Aramgedon-it apo siç quhet lufta midis Gogëve dhe Magogëve e cila do të ndodhë në `fundin e kohërave`.

Problemet mbeten të pazgjidhura. Ndoshta Rezoluta e OKB mbetet më e sakta pësa i përket shmangies së luftrave që mund të ndodhin, sepse izraelitët kanë planë për të ndërtuar një sinagogë edhe në Malin e Shenjtë aty ku ndodhet faltrja islame nga më të lashtat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat