Vuçiqi vazhdues i politikave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Opinione

Vuçiqi vazhdues i politikave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Nga: Jakup Krasniqi Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:35
Jakup Krasniqi

Vuçiqi, Presidenti i tashëm i Serbisë, kohë pas kohe, sikur “përpiqet” herë pas herë të shkëputet nga politikat e gjenocidit, pjesë e secilës ishte, kur Serbia ushtroj gjenocid në B e H, Kroaci e Kosovë, kur ndërkombëtaret i bëjnë ndonjë presion, por shpejtë harron dhe përsëri kthehet në origjinë. Si macja që nuk e harron asnjëherë zanatin e sqaj, “gjuajen e minjve”! Origjina e tij është politika e gjenocidit, nga e cila nuk mund të shkëputet as edhe një herë. Mbase ky president bandit, nuk ka faj, se në dialogun politik që nuk është dashur të zhvillohet në asnjë mënyrë, pos atij teknik, përballë i ka pas disa plastelina të politikës sonë. Duke pasur përballë, pa kurrizoret e politikës sonë, atij i bie ndërmend që t’i kthehet e rikthehet pasurisë së Kosovës në përgjithësi e Trepçës në veçanti.

Në vend se, shteti i tij t’i paguante dëmet shkatërrimtare që Serbia e tij kreu në Kosovë ndaj pasurisë private, shoqërore e publike te Kosovës, në vend që t’i paguante të burgosurit politik që kanë mbajtur mbi 300 shekuj burg, t’i paguante gjenocidin që shteti i tij kreu në Kosovë mbi popullsinë civile, fëmijë, gra e pleq, të paguante për mbi 20.000 grat e dhunuara, këto fatura të gjenocidit serb po i ngarkohen Kosovës?! Veç këtyre shteti i tij i ka grabitur kursimet e qytetarëve tanë, fondin e pensionisteve etj.

Sikur qeveritarët tanë, të shkonin në Bruksel në bisedimet teknike, se ato politike patën përfunduar në Vjenë, të shkonin me njerëz të përgatitur mirë e jo me duar në xhepa, rezultati i bisedimeve do të ishte krejt tjetër. Kjo pa përgatitje politike e profe4sionale, kjo pa përgjegjësi politike e kombëtare, pa dyshim që e ka trimëruar Vuciqin e vuciqet e tjerë që të drejtojnë sulme agresive me të gjitha llojet e kërcënimeve, si këto që i paska bërë dje kryetari i Serbisë - Vuçiqi.

Që çka thotë Vuçiqi për Trepçën: “Kur një ndërmarrje është e dashur për shumë familje për 90 vjet, siç është rasti me Trepçën, ajo ndërmarrje nuk është më thjesht një entitet biznesi, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës.” Dhe i njëjti vazhdon: “Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan para jush, ajo që ju takon, dhe për sa kohë që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju,”  raporton “b92”. Ai më poshtë kërcënon, duke thënë: Ata “harruan se Trepça është bërë një lloj trashëgimi e paprekshme, një vlerë që nuk është e prekshme dhe nuk mund të vjedh,” askush sipas Vuçiqit.

Krejt kjo trimëri e Vuçiqit është pasoj, edhe e njerëzve tanë që nuk treguan kurrizin e duhur politik e kombëtar në bisedimet e Brukselit. Dhe jo vetëm kaq, por edhe për faktin se politika se politika jonë, në raport me politikat e jashtme në përgjithësi e Serbinë në veçanti, janë duke u sjellë si “pula të lagura”, ndërsa në raportet e brendshme, po sillen si hiena e çakej.

Kjo sjellje trimëroshe në rrafshin e brendshëm kombëtar, duhet të ndërpritet një herë e mirë dhe sa më shpejtë, aq më mirë do të ishte. Kështu si jemi, e jemi shumë keq, vendi nuk do të humbë vetëm territor, në Kullë e Çakorr?! Politika jonë duhet të mbledh mend edhe shpejtë bile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat