Ministri i Diasporës edhe kauboji i revoles

Opinione

Ministri i Diasporës edhe kauboji i revoles

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:58
Dardan Gashi

Të shkarkohet ministri i diasporës, gjegjësisht zavendëskryeministri i Kosovës, nga gjitha postet qeveritare Dardan Gashi, është edhe kërkesa e grupit parlamentar e LDK, të cilën e dorëzoi në Kuvend, për një interpelancë me kryministrin e vendit, lidhur me gjuajtjen me armë nga personi në fjalë, në një aheng, në një odë shqiptare.

Sjellja e një qeveritari në mënyrën e tillë, bie ndesh me ligjin dhe etikën ligjore edhe në anën tjetër është edhe një arrogancë i gjithë atyre, që në vende publike gjuajnë me armë në mënyrë të pa kontrolluar dhe japin shembullin më të keq, përmes të cilëve lindin edhe pasoja fatale të njerëzve që mund të atakohen nga gjuajtjet e tilla të plumbave qorr…

Edhe diaspora shqiptare është e pakënaqur me sjelljet e ministrit Gashi, duke shpreh indinjatën e saj të thellë dhe nuk mund të rrijë indiferent ndaj një skandalli të tillë që del nga ministri i vet. Kjo, kur kemi parasysh qetësinë dhe sigurinë e këtij vendi bashkë me qytetarët e vet, që si i tillë është edhe një skandal që mund të shtohet, apo një shqetësim i pa nevojshëm që buron, jo vetëm nga një njeri i thjeshtë, por nga një qeveritar i vendit. 

Ministri Dardan Gashi, kishte edhe afera të tjera korruptive, gjatë mandatit të tij në postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe tani pas një pauze trevjetore, rikthehet në politikë, në qeverinë Haradinaj, si ministër i diasporës. Ardhja e Gashit në krye të kësaj ministrie, që në fillim ishte e dyshimtë, kur në zgjedhjet e fundit qendrore përsoni në fjalë ishte në cilësinë e ndërmjetësuesit në takimin e Haradinajt me familjen Rugova, dhe nëse deputetja LDK-së, Teuta Rugova, do ta votonte PAN-nin, D.Gashi, do e merrte postin e ministrisë në fjalë.

Kuptohet se qeveria Haradinaj, e ka vështirë t’ia del deri në fund, sepse në këtë klub të kësaj qeverie janë përzier kauboj të ndryshëm, të luftës dhe të pasluftës, që së bashku e kanë vështirë të funksionojnë, sepse prodhimi i tyre po e tregon « suksesin » e vet në Parlament, dhe vlerat po i shfrytëzon dikush tjetër, apo më mirë më thënë po i shfrytëzon « kojshia », përmes sekserëve të vet serb, që i ka në Parlamentin e Kosovës.

Nuk ka dyshim, diçka më argumentuese tjetër, ishin edhe akuzat ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili akuzohej për malltretimet e banorëve të Kurrizit të Dardanisë, që ky përson gjatë luftës së fundit nga okupatori serb e mbante edhe uniformën e këtij pushtuesi, dhe aferat e tilla nuk janë vetëm popullarizuese, ose argëtuese, por duhet të jenë serioze dhe kurioze, që personat në fjalë nuk e meritojnë të gjenden në vendet udhëheqëse të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat