Vizita e Z.Erdogan, në Greqi

Opinione

Vizita e Z.Erdogan, në Greqi

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:02
Fatmir Lohja

Para pak ditëve,bëri një vizitë, në Greqi, presidenti i Turqisë.Edhe mediat shqiptare  e përcollën me bollëk viziten e tij.Çfarë nuk kanë shkruar për takimet dy ditore . Vizitë historike,se takoheshin pas 6o viteve,krerët e dy shteteve fqinjë. “Mbi gjashtëdhjetë e pesë vite janë shumë. Çfarë i ka penguar që të takoheshin më shpesh? Mjetet e udhëtimit i kanë në dispozicion, si po don; tajare; ferrovi ; automobil, me secilën udhëtohet në rehati.”- bëri pyetjen e drejtë-përdrejtë një veteran i luftës së dytë botërore.Në shumë media shqiptare, njërin e quajtën Sulltan e partnerin Patriark .Nuk e di nëse i pëlqen zotërinjve ,po për mua, në kohët moderne, nuk ka pse u vihen këto epitete.

Më ra në sy, ndyshimi në pritje, që i bën grekët djaloshit tonë,me flokë të rëna,që mban mbi supet e njomë titullin, Ministri i Jashtëm dhe Europës,së Shqipërisë.E degdisen takimin në Kretë. Aq sa bën udhëtimi me traget Athinë – Krete, atë kohë humbet edhe në udhëtimin Durrës –Bari. Vend takimi u justifikua, se djaloshit shqiptar do t’i tregohej shpella e zonjës Europë,e cila  me hijëshin e saj, i ka dhënë kontinentit të moçëm, emrin e vet.

O Fatmir! Si ta merr mendja se do të bëhej e njëjta pritje për  të dy? Zoti Erdogan ,president i nderuar ,i një shteti mbi 50 milion banorë, e ky i joni, një copë ministër i kabinetit të Rilindjes,që përfaqëson një komb 3- 4 milionësh.A je në metro kur arsyeton?- janë pyetje , që m’i kanë bërë shumë kush.Nga jashtë, pyetjet e mësipërme më duken me vënd,por kur dëgjon çështjet ( siç i etikon ministri ynë), që u kanë  shtruar përpara pilitika greke, Ali-baba e babë Alija,janë.

Në Çamëri,grekërit nuk u japin leje çamëve,për të parë varret e të parëve te tyre. Po ta shohësh hollë-hollë, kjo mund të jetë arsyeja, që djaloshin tonë e degedisën në Kretë. Zoti Erdogan,ditën e dytë, e vazhdoi vizitën historike  në Thrakë. U zunë presidentët e nderuar, duke i  cilësuar  thrakasit  mysliman, turq apo grekë,sipas deshirës që donin vetë.”Se e lagu,apo nuk e lagu skilja bishtin në krua”,nuk u muar vesh.

Kur lexon Herodotin, babain e historisë së njerëzimit,me të cilin grekërit mburren me meritë dhe po t’i dëgjonin thrakasit, zënkat në mijëvjeçarin e tretë, në mes turqeve dhe grekëve, shumica do të hynin në grevë urije, për përçudnimin që i bëjnë historisë se tyre, politikanët e sotëm.Thrakasit,kanë luftra  mitike me persët, ndonëse kanë qënë shumë më pak në numër se kundërshtarët.Për helenët , rreth Athinës,nuk kanë pasur  rrespekt, se si frikacakë, nuk u dolën në krah. Spartanët ,me në jug ,i dolën zot Athinës.

Përpara dymijë e pesëqindvjeteve, një turk, sado sevdalli , të ketë qënë për udhëtime turistike,nuk e ka vënë këmbën në Thrakë. Turqit vinë nga shumë larg, në gadishullin Ilirik, njëmijë pesëqind vjet, pas shkrimeve të Herodotit. Rrugët e gjata, të pasiguruara nga shoqëritë e  sigurimeve, si për qytetarët dhe mushkat, e kanë bërë, të pamundur vizitën e turqëve  qefli,në Thrakë.

O pikë e zezë!? “Bir ,Selman i nënës , kë të qaj më parë.” Nuk u besova veshëve, nuk u besova syve, kur pashë kacafytjet,me temë: “ Të krishterët janë grekë, ndërsa myslimanët turq. Thrakasit janë në ato troje, pa lindur as Jezu Krishti e as Hazreti Muhamet. Dikush mund të thotë së vendasit janë zhdukur. Levizje emigracioni qytetare ,historia i rreshton me shumicë. Dyndje masive të hallexhive po shohim edhe në mijëvjeçarin e tretë. T’i veçosh kombet paganë, sipas bindjeve  fetare, “nuk ka as laps që e shkruan, e as tefter që ta rregjistrojë të zezën mbi të bardhë”.

Kur u ndanë,e paskan lënë , të takoheshim më shpesh. Nga konfliktet politike, që shpalosën palët, me shumë trimëri, veterani  u rekomandon:” Shumë më mirë  ritakohuni pas gjashtëdhjete viteve, se të shqetësojnë gadishullin Ilirik përsëri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat