Nga përçarjet në VV përfiton PDK

Opinione

Nga përçarjet në VV përfiton PDK

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:53
Faton Mehmeti

Ndonëse doli krejt rastësisht ofendimi ndaj Albin Kurtit, përçarjet brenda VV-së janë të hershme. Ato kanë zanafillë qysh  moti. Ishte afera e Shpendit me Jahtin e Devollëve që shpërfaqi divergjencat  ndërmjet Albinit dhe Shpendit, derisa Albini i quante kriminel Devollët të kundërtën e tha Shpendi. Ky i fundit në  bashkëpunim me Dardan Sejdiun dhe Dardan Mulliqajn bënin plane si të eliminonin politikisht Albin Kurtin. Teoritë konspirative nuk janë të panjohura në historikun e skenës politike në Kosovë. Mesazhet ofenduese të Aida Dërgutit nxjerrin në pah dallimet e thella koncpetuale në VV,  si rezultat i mungesës së debatit dhe respektimit të mendimit ndryshe. Kjo nuk ndodh vetëm në VV por thuaje në gjithë skenën politike, të cilat thirrën në demokraci, por që s`ka asgjë demokratike.

Nga përçarjet në VV përfiton PDK, dhe kjo e fundit  besoj se është orkestruese e publikimit të bisedave private. Në momentin më të mirë të saj VV po përjeton krizën më të rëndë. Duke pasur parasysh se Aida Dërguti ka raporte të mira me Xhavit Halitin, nuk përjashtohet fare mundësia, që ky i fundit të  jetë ideatori i nxitjes së Aidës për të shkaktuar rrëmujë brenda VV-së, pikërisht në kohën që Albini ndodhet në burg. Xhavit Haliti është i njohur si spiun i UDB-së, kjo sipas burimeve gjermane. Duhet theksuar se Haliti ka qenë në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë, për krime. Dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta ”The Guardian” e konsiderojnë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë dhe Xhavit Halitin si të lidhur me vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Uka në 1997 në Tiranë. Dokumentet që janë zbardhur nga gazeta, kanë etiketën “USA KFOR” dhe përmbajnë detaje të rrjeteve të krimit të organizuar.

Në raportin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “Ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën). Njeriu i dyshuar i krimit Xhavit Haliti, mund  të jetë Agamemnoni i planit për  të futur “ Klain e Trojës ” brenda “ Trojës” VV. I mësuar nga plane të errëta, Xhaviti me Kadri Veselin e kanë ndjerë presionin e rritjes së VV. Kjo edhe ka mjaftuar që t’i përvishen zanatit të vjetër për të mirën e “atdheut”. Të  mësuar duke përfituar nga fatkeqësia e tjetrit, PDK ka vazhduar të qëndroj në pushtet për më shumë se një dekadë, po e ndjen  se fundi i ka ardhur. Pasi përfituan nga ndarja e LDK-së në 2006, po mundohen që përmes “Kalit Trojës”  të përfitojnë nga përçarja në VV. Nuk mjafton dorëheqja e Aidës që të shuhen ndasitë në VV. Kjo e fundit duke mos lejuar debatin e brendshëm, mundësitë e njerëzve për tu shprehur, ka rritur frustrimin e disave që mendojnë ndryshe. Edhe ky segment besoj se duhet të merret parasysh nga krerët e VV, ndërsa për sadistët e PDK-së që mendojnë të përfitojnë nga fatkeqësia e tjetrit të kuptojnë se fundit i tyre ka ardhur. Pavarësisht problemeve të ndryshme që mund të ketë çdo parti, si LDK ose VV që janë normale,  fundit i PDK-së ka ardhur. Pa harruar këtu që skena politike në Kosovë ka nevojë për reforma, për të kuptuar se kush hy e kush del, duke iu mbyllur dyert kështu njerëzve të  klanit “Pronto” për të mos infektuar me krim edhe partitë tjera politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat