Analfabetët meritokratë, sindrom modern i partive dhe kombit shqiptar

Opinione

Analfabetët meritokratë, sindrom modern i partive dhe kombit shqiptar

Nga: Gjyla Celiku Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:16
Gjyla Celiku

Varësisht rrethanave, ashtu krijohet edhe personaliteti. Rrethanat përfshijnë korpusin familje, zanatin(profesionin) që ushtron dhe pozitën që profesioni  të ofron dhe institucioni ta miraton. Pozitat e pa profesionalizuara janë në dëm të institucionit, organizatës, partisë dhe shoqërisë. Pozitat për hatër, pozitat me pretendime dhe pozitat egocentrike janë shkatërruese të idealit.

Pozitat e pamerituara, avancimi i të pamerituarve krijon analfabetë meritokratë, të cilët kërkojnë vetëm lëvdata dhe t'jenë në qendër të vëmendjes "për sukseset e arritura", pa e kuptuar asnjëherë që dikush me përkushtimin më të madh ka flijuar gjithëçka për krijimin e diçkaje me ndikim.

Psh nëse ne marrim partitë politike, qëndrimi për një kohë të gjatë në atë subjekt, gjysëmpërvoja e fituar, 200 fjalë të mësuara nga ajo parti, i krijojnë bindjen secilit që një ditë mund të bëhet lider/lidere.

Për mua kjo është fantazi e rrejshme e tyre, e ushqyer nga vete uni i tyre dhe nga rrethi të cilit i kanë ndihmuar, se kinse na "qenkan më të mirët", duke harruar që nga askushi u bënë dikush dhe me ndikim, nga askushi morrën beneficione të ndryshme duke përfshirë derka e darka(mësuan karkalecat dhe midhiet), shëtitën botën, blenë vetura të reja dhe mësuan të mbajnë "bluza me krokodilë", që mua nuk më bëjnë përshtypje dhe ndaj jam kështu si jam, sepse kur kam shkelur unë Amerikën ata s'kishin lëvizur nga fshati në qytet.

Kjo kategori njerëzish është më e dëmshmja, kjo kategori shpif, shantazhon, kërcënon, s'respekton as lider e as themelues, pretendon se mund të bëhet lider/lidere, s'i intereson josuksesei n'pozitën që ushtron sepse është i/e bindur që populli e do, duke harruar që populli e ka dashur por s'e do më.

Kjo kategori është në çdo parti shqiptare, jo rastësisht janë shfaqur këpurdha të reja me helm e vrerë. Si shembull më i freskët është në Kosovë Vetëvendosja, ku të njejtët me qëllim të caktuar, në kohë të duhur(duke shfrytëzuar kohën e Abin Kurtit në burg) ngrejnë pluhur me shpifje të ndryshme të cilat shkojnë në dëm të partisë dhe shoqërisë. Unë jam për ndryshime dhe fytyra të reja në çdo parti, por ama ato ndryshime të bëhen me etikë dhe t'jenë n'dobi të shoqërisë.

Nejse veç thash, por doja ta them!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat