Transparencë

Opinione

Transparencë

Nga: Fatmir Lohja Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:38
Fatmir Lohja

Kudo ,në parlament,media,mitingje kafene ,dëgjohet, se nuk ka transparencë ekonomike. Fjala transparencë, në fjalorin  ekonomik ,nuk ekziston aspak. Ekonomistët bëjnë analiza ekonomiko-financiare.  Kur kalemi është prehur hollë ,dhe ka tepricë parashë(fitim) , rekomandojnë për t’i investuar në sektorin ekonomik më fitimprurës.

Do të ishte naivitet i madh ,nga ana bisnesmenëve ,t’i bënin transparent këto studime. Minimalja, “do të thyenin tjegullat e tyre”.Patentat e prodhimit  mbahen të mbyllyra në kasoforta,me shumë kyçe.Fitimi faktik ruhet nga pronari me xhelozi epike.Edhe ata, që rrëfehen tek gratë, në çastet erotike,e mbajnë ndonje rrezervë për vete.

Woody Allen na kujton : “Psikiatri është një djalosh që iu bën shumë pyetje të shtrenjta, të cilat gruaja juaj ua bën falas në shtëpi.”

Mendojeni,se çdo gazetar,me mikrofon në dorë,në mbeshtetje të ligjit për gazetarinë,kërkon transparencë për ekonominë!?

Në bisnesin e vogël ka transparencë,jo se e tregon pronari,por shihet nga të gjithë. Në sokakun, ku banoj,në këto 20 vite,nuk e mban mend asnjë banor se sa shitore buke  janë hapur ,apo kanë falimentuar.Këtu ka shitje,të hapin duqanin,të nxjerrin fitime.Bëhen pesë a gjashtë në behar.Në vjeshtë tkurret në njëckë,që nuk i përballon kërkesat e qytetarëve.Këto batica e zbatica,vijnë së pushtetet lokale nuk e njohin nga afër gjendjen dhe pse për të hapur një liçense, kushton lirë e bëhet shpejt.

Sa vetë janë djegur në Shqipëri,se kanë investuar pa bërë analiza ekonomike-finaciare!?Miliarda dollarë kanë shkuar në detë.Për merak, po kujtojmë disa investime me vlera të mëdha monetare , në  aktivitete të ndryshme  ekonomike; shoqëritë piramidale; ndertimet vënd e pa vend, që rruspat i kanë prishur më shumë egërsi; pallate që kanë mbetur pa u përfunduar, apo pa u shitur;shkolla e univeristete të hapur, e të mbyllur . Trendi i kohës,investime me pesë yje në turizëm.Çdo ekonomist, me mend në kokë, ndjen  dhimbje  kur paraja shkon në detë.

Kërkohet transparencë për shpenzimet publike,me pyetjet ;pse nuk riparohen rrugica,shkolla,kopshti  lagjes siime?Me sira,do t’u vijë koha të gjithëve,se bashki zeza kaq para kanë.

Transparenca është term, që politika e ka nxjerrë për të grishë  shoqërinë civile. Ata shkojnë zyrë me zyrë për të marrë informacion.Mos të abuzojnë me fjalën transparencë,se më shumë i ngatërrojnë punët se sa marrin informacion.Jam në mbështetje të levizjet së tyre për të mbrojtur Valbonën  edhe Vjosën.Te dy lumejt janë të egjër, të bukur, me emra të mrekullueshëm,ku shumë prind i kënë vënë si emra vajzave të tyre.Pse kërkojnë transparencë? Me atë slogan  çfarë duan të dinë?Të bëhemi të gjithë bashkë,për të mos lënë makineritë të na demtojnë natyrën.Ky është atdheu ynë! Ta mbrojmë pa vendime gjykatash,që e spërdredhojnë transparencën e gjorë!

Friedrich Niche na këshillon :Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.”Pra kërkoni tranparencë nëse vlen apo nuk vlen madhi qe sheh.Se sa është kostoja?Për këtë pyetje, nuk keni për të marrë asnjëherë përgjigje transparante. Për ekonomistët është postulat:”Çdo shkarkim në arkë është burim  abuzimi me paranë. Për buxhetin e shtetit,konçesionet janë shkarkim në arkë.Për fatkeqësi të atdheut tonë  të varfër,eksperienca me ;CEZ; Albpetrol; …. Sa zallamahi ekonomike kanë sjellë?. Se kanë frikë, se del e vërteta në dritë,prandaj  auditëd profesionistë dhe të ndershëm, as politika,e as drejtësia, nuk i lënë të qasen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat