Mos qëlloni kurrë me armë në dasma dhe festa

Opinione

Mos qëlloni kurrë me armë në dasma dhe festa

Nga: Gëzim Muçolli Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 23:26
Gëzim Muçolli

Kur ti nxjerr revolen dhe qëllon në ajër mos mendo se dukesh trim.

Kur ti ia ngreh gishtin armës mos harro se je duke u bërë një vrasës potencial.

Kur ti shtie me armë në dasmë mos kujto se po e tutë dhe e largon dreqin, sepse në atë moment dreqi mund të jesh bash ti vet.

Kur me 31 dhjetor ora shënon 00:00 dhe ti nxjerr alltinë ose kallashin dhe fillon me gjuajtë si i çmendur , mos harro se Viti i ri vjen edhe pa plumbat që ti i shkrepë i dalldisur apo edhe i dehur.

Mos u arsyeto kurrë se edhe në kohën e shkaut ke gjuajtur me armë edhe atëhere kur nuk kishte leje për armë.

Edhe atëhere ka pasë të tillë që kanë pasur alltia dhe me "leje të Bajram Begut".

Edhe Odat kanë pasur spiuna gjithëhere. Sot pak më shumë!

Kur e nxjerr armën dhe qëllon kudo nëpër festa ose dasma ose për Vitin e Ri , a të kujtohet hiq ku ndodheshe kur UÇK-ja kërkonte vullnetarë gjatë luftës kundër Serbisë.

Ti me armë në dorë nuk dukesh as trim as i madh.

Në ato momente mund të jesh vetëm një Primitiv i pandërgjegjshëm për rrezikun që e shkakton.

Mos e përdor armën .

Gëzoje çdo festë. 

Duaje jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat