Monopolet dhe bandat dominuan, sundimi i ligjit dështoi?!

Opinione

Monopolet dhe bandat dominuan, sundimi i ligjit dështoi?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 2 janar 2018 Në ora: 09:37
Ragip Guraziu

Do jemi skeptikë se vitin 2017 e mbyllëm dhe hyjmë në vitin 2018 pa ndonjë shpresë për ngjallje ekonomike,  dhe sektoreve tjera,pa treg të lirë dhe pa konkurrencë të ndershme në biznes dhe pa luftim të monopoleve të instaluara për afro 17 vjet rresht nga segmente të inkriminuara të Kosovës, që po frikohemi se  edhe me qeverisjen 'Haradinaj' 2018-ta do  vazhdojnë që të sundojnë në çdo sektor të ekonomisë dhe sektorëve tjera klane i tejinkriminuar  që i kanë kapur e metastazuar të gjitha institucionet e shtetit, tërë ekonominë dhe sektorëve tjerë të vendit, të cilët edhe përmes medieve të financuara nga korrupsioni e krimi i organizuar shtetëror nga  të cilave po "ua lagin fytin", siç ua lagin edhe politikanëve të të gjitha partive, përfshirë këtu prej PDK-së e deri te VV-ja , të cilët hapur kanë krijuar afërsi deri në nënshtrim e servilitet interesi me Devollët e inkriminuar me qindra miliona euro. Kjo ngase, sipas analistëve, ka dyshime të mëdha se çdo investim që nuk është i aleancës klani i Kosovës " Pronto & Devolli " tentohet që të bllokohet nga mafia e nëntokës përmes institucioneve në vend.

Pa qeverisur me duar të pastra, nuk ka shpresë as për ekonominë,sektorin më të ndishëm…

Në asnjë mënyrë nuk mund të ketë një ngjallje ekonomike dhe sektoret më të ndishme pa një treg të lirë dhe pa një konkurrencë fer dhe të ndershme në biznes dhe pa luftim të monopoleve të instaluara që nga pas lufta e deri më sot rresht që po bëhet nga segmente të inkriminuara të Kosovës, klaneve të caktuara dhe disa kompanive që janë bërë shtet në shtet. "E keqja më e madhe e kësaj situate të brishtë ekonomike është se në opinion po flitet me të madhe se gati çdo investim, që nuk është në një aleancë me klane dhe kompani mafioze, ka synime që tentohen të bllokohet nga mafia e nëntokës, duke i bërë këto punë të pista përmes institucioneve në vend ". "Në vitin që posa hyjmë nuk na mban shpresa sa do pak,se më në fund Qeveria 'Haradinaj' nuk do të jetë aspak korekte ndaj këtyre punëve të pista na përcillën 2017 dhe se ajo do t'i forcojë pozitat e saj dhe do ta marrë situatën nën kontroll të plotë dhe gjërat do të nisim për të mbarë", në rastse kemi parasyesh deklaratat e vet kryeministrit Haradinaj por askush nuk po I beson?!

.Gjatë vitit 2017 Kosova u privatizua me një ekonomi nga klanet mafioz,dro se do vazhdojë edhe 2018

Vitin që e lëmë pas,ska dyshime se ekonomia është privatizuar nga klanet mafioze në pushtet   të cilët kishin futur duart në çdo segment të jetës.

Se, fatkeqësisht, u mbyll viti 2017 pa progres ekonomik, ndaj është vështirë që edhe në vitin 2018 të kemi shpresë për një ekonomi të ngjallur. "Nuk ka treg të lirë, nuk ka konkurrencë të lirë, nuk ka stimulim nga shteti për bizneset e vogla dhe të mesme",  ishin këto brengat e disa analistëve,gjatë vitin që po e lëmë pas.

Pa qenë të lidhur me këto dy klane famëkeqe, nuk mund të depërtosh tek tenderët e mëdhenj, aty ku paraja e madhe ka shndërruar në marioneta të gjithë që i nënshtrohen asaj", u shprehen disa ekspert të ekonomis gjatë këtij viti, dro se kështu do vazhdohet edhe në vitin që posa po hymë,2018. "Edhe viti 2017 mbyllë me dështime të mëdha,të cilat nuk po arrijnë të ngjallin ekonominë e vdekur. Falimentimi i bizneseve të rëndësishme dhe të cilat kanë kapital të madh gjatë këtij viti ka shënuar rritje, ndërsa bizneset e vogla kanë shënuar rritje e kjo është dëshmi se varfëria ka kapluar qytetarët". "Qytetarët iu kanë rrekur ekonomisë së vogël dhe të cilat janë me humbje dhe kompensime duke mbijetuar. Ngase, as nuk paguajnë arka fiskale dhe as punëtorët dhe mezi arrijnë disi që të mbijetojnë"."Shteti duhet që vendos rend dhe ligj dhe këto grupe do të dështojnë, pra vetëm me një shtet të mirëfilltë Kosova avancon. Ngase, anarkia këtë popull kështu e ka çoroditur, duke e lënë të varfër dhe të pashpresë".

Klanet mafioze duhet shuhen në 2018-të

Por problem është se politika mbetet e inkriminuar me mafio-bizneset. Kompanit e mëdha' po supozohet,duket se i kanë blerë të gjithë politikanët që të sundojnë në Kosovë, së bashku me klanin 'Pronto'".  Muajt e parë të Qeverisë së re të Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, lënë shumë për të dëshiruar nga veprimet e këtij koalicioni dhe me të drejtë ngjallin dyshime të mëdha në punën e deritashme të ekzekutivit. "Deri më tash kjo Qeveri nuk ka marrë ndonjë veprim që do ta mbanim mend dhe do të na bënte optimistë. Andaj, lirshëm mund të themi se vitin 2017 po e mbyllim sikurse më parë të zhgënjyer dhe si Kosovë hyjmë në vitin 2018 pa shpresa për ndonjë ringjallje ekonomike".

Mungesa e vullnetit politik për të instaluar një shtet të së drejtës

Nga Instituti i Pavarur për Studime Politike dhe Medie, thotë se kjo gjendje është fakt për të cilin edhe vetë bashkësia ndërkombëtare që shumë herë ia ka bërë me dije popullit që të ndryshojnë votën e tyre dhe qasjen ndaj kësaj kaste politike, por çdo herë këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kasta e tanishme politike mjeshtërisht ka ditur të manipulojë me popullin qoftë me premtime dhe veprime fiktive apo gënjeshtra.

 Mungesa e vullnetit politik për të instaluar një shtet të së drejtës, nga spektri partiak i Kosovës për këto 18 vjet pas luftës dhe 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ka bërë që skena politike të bastardohet skajshmërisht, të degradohet, madje edhe të inkriminohet. Në këtë lloj degradimi nuk bëjnë përjashtim as pozita dhe as opozita e tanishme. Derisa PDK-ja , sipas analistëve, konsiderohet se është shndërruar në parti që identifikohet me hajni masovike e industriale, për LDK-në ekziston vlerësimi negativ, ngase është shndërruar në një parti që rri në një vend dhe me status -quo, ndonëse duke imituar PDK-në nuk arrijnë të shkë- puten nga klientelat e ngushta dhe të zgjidhin problemet e qytetarëve. Për VETËVENDOSJE-n është krijuar opinioni se po shndërrohet në një parti totalitare, e cila po qe se merr pushtetin si në Prishtinë, vetëm sa do t'i bashkëngjitet vjedhjes masovike si PDK-ja, si dhe do t`i ngrehin zvarrë të gjithë ata që nuk pajtohen me ta, dhe realisht shtetin ta shndërrojnë si shtetin më të degraduar e me të izoluar në botë, ngjashëm me Kubën. Sa për AAK-në dhe partinë NISMA, analistët theksojnë se nuk paraqesin shumë shpresa për ndryshime pozitive.

Nga Instituti i Pavarur për Studime Politike dhe Medie, thotë se kjo gjendje është fakt për të cilin edhe vetë bashkësia ndërkombëtare që shumë herë ia ka bërë me dije popullit që të ndryshojnë votën e tyre dhe qasjen ndaj kësaj kaste politike, por çdo herë këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kasta e tanishme politike mjeshtërisht ka ditur të manipulojë me popullin qoftë me premtime dhe veprime fiktive apo gënjeshtra.

Partitë politike duhet të distancohen nga konceptet e tyre politike, përndryshe Kosova do të jetë një vend i pashpresë dhe në 2018-të

Ndryshe, do ta ketë fatin e shteteve të dështuara në rendin ndërkombëtar. Kosova me një strukturë politike, pozitë dhe opozitë, por edhe partitë jashtë parlamentare nuk dallojnë shumë nga koncepti qeverisës, i cili është në shërbim të klientelës së tyre.

LDK-ja, si satelit i PDK-së

E kam lexuar para dy muajsh dikun këtë fjali dhe e kam shenuar,sepse ishte me të vertet e qëlluar, se kur thuhet ; ''PDK-ja në krime dhe afera të mëdha korruptive, pastaj LDK në një parti të cilës i ka humbur rruga në oborr-parti pa ide dhe mungesë të kreativitetit, me të vërtet,LDK-ja- si satelit i PDK-së?!

Një prononcim i Skender Mulliqit që ja vlenë...

Prononcimi i tij ishte mu në mes të muait tetor dhe e shenova në notesin tim që mu duk shumë e arsyeshme,që sipas tij, partitë tona politike kanë mbetur së pari të paprofilizuara, së dyti as vetë nuk e dinë se a janë të djathta apo të orientimit majtist, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e tyre, dhe e gjithë kjo po reflektohet me negativitete të shumta si në udhëheqje, ashtu edhe në pushtet. "PDK-ja është fund e krye subjekt politik majtist dhe është proklamuar si e krahut të djathtë . Po të kthehemi tek ajo se si po funksionojnë partitë politike, PDK-ja si subjekti më i madh politik në vend, shumë pak i ngjan partisë politike, është shndërruar apo edhe ka qenë një korporate dhe çka është edhe më e keqe për shoqërinë tonë të re, PDK-ja është bërë çerdhe e krimit të organizuar dhe e korrupsionit galopant. Për dy mandate, sa kjo parti e ka pasur ekzekutivin, nuk kemi parë asgjë të mirë. Kemi parë hajni dhe keqpërdorime masovike, keqpërdorime të mëdha e të vogla, abuzime të llojllojshme me të mirat materiale, uzurpime, pasurim të njerëzve të këtij subjekti politike në mënyrë jo legjitime".

Kur bëhet fjalë për LDK-në, sipas analistit Mulliqi, me atë ditë që është futur në koalicion më PDK-në, e ka humbur legjitimitetin e partisë, të cilin e ka pasur derisa ishte gjallë Rugova . "LDK-ja e Isa Mustafës është vetëm një bisht i PDK-së e asgjë më shumë. Kjo parti, edhe pse e ka ekzekutivin, shumë pak ka bërë që të rritet mirëqenia, të hapen vende të reja të punës, të cilat me aq pompozitet ishin proklamuar nga PDKja, por edhe nga LDK-ja. Ky koalicion, PDK-LDK, është i panatyrshëm dhe si i tillë dhe për tre vjet Kosova u ballafaqua me krizë pas krize politike, por edhe ekonomike". Mulliqi vlerëson se edhe VV -së i ka sjellë dëme bukur të mëdha afera e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit me Devollët. " VV-ja, nëse dëshiron të jetë e suksesshme në këtë skenë të zymtë politike, duhet të ketë një qasje më pragmatike politike karshi të gjitha problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, duke i ikur retorikës. AAK-ja dhe NISMA mendoj se do të shënojnë ngritje në të ardhmen, për shkak se ishin më të zëshmet kundër Demarkacionit të formës qeveritare dhe "Zajednicës" bashkë me VV-në. Nëse financohen nga klani "Pronto", kjo do të reflektonte keq në zgjedhjet e radhës"....

Raporti i Dick Marty mbi udheheqsin e Kosovës Hashim Thaçi ka shkaktuar një stuhi....

Kur kemi prasyesh se viti 2018 do na pret me Gjykatën Speciale të Drejtëisë për Kosovën,që na erdhi si ''bumerangë'',e keqja mbi të keqen,dhe si deshtimet vit pas viti nga institucionet shtetërore të Kosovës.qeverive të deritanishme,tani nuk do ndihemi aq mirë edhe në këtë vit,të posa po hymë,2018ta.

Dikush tha kështu;”Populli i Kosovës është pro Gjykatës, sepse, populli i Kosovës qe 17 vjet është nën presionin e tyre, nën dhunën dhe terrorin e tyre, me vrasje të njerëzve më të mirë, me djegien e vlerave të shenjta , me plaçkitjet e pronave, reketët e harraqet, nepotizmin dhe korrupsionin e galoponte. Pra, një ndërmjetësim i fuqishëm ligjor është i domosdoshëm''.

Populli Ynë ka titullin Kamb ka gjuhën kulturën amëtare. Ka historin e vetë,të shkruar me germa të (ARTA) shekullore,dhe janë këto që i takojnë në këtë rrozullin tokësorë edhe kombit shqiptar.

Bota shqiptare është një Botë me një Histori të madhe por shumë të dhimbshme. Sado që  të jemi të ngritur të shkolluar dhe intelektual të mëdhenjë neve nuk na  duhët të bëhemi veqanti të tjerëve,poullit si gjithë botën, të anashkallojmë gjithë ajo çka u arrit deri më tani që 18 vjetë e luftës së Kosovë.

Të ardhmën e Kosovës e kanë në dorë shqiptarët,qytatrër e Kosovës. Kosova ka një qeveri, ka një president ka dhe një kryeparlamentar ka edhe posit e opozitë, ka edhe parti politike,  ka intelektuale, por nëse këta duan të flenë nuk është faji ynë. Detyrat  kryesore i aknë këto organe shtetërore t'i dalin zot tokës së Kosovës,nga dy sy ti qelin sytë në katër,dhe karshi  aleatëve tanë,mos t'i nervozojnë,se kjo që tani ndodhi,është një ''MARRE'' e MADHE'',për ata që e planifikuan me mendjen e tyre të brishtë dhe me një politikë fëmijënore,që si ta quanim tani veqse'' një terr i zi'', për udhëheqsit tanë në dëmë të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Do jemi skeptikë se vitin 2017 e mbyllim dhe  hyjmë në vitin 2018 pa ndonjë shpresë për ngjallje ekonomike,  dhe sektoreve tjera,pa treg të lirë dhe pa konkurrencë të ndershme në biznes dhe pa luftim të monopoleve të instaluara për afro 17 vjet rresht nga segmente të inkriminuara të Kosovës, që po frikohemi se  edhe me qeverisjen 'Haradinaj' 2018-ta do  vazhdojnë që të sundojnë në çdo sektor të ekonomisë dhe sektorëve tjera klane i tejinkriminuar  që i kanë kapur e metastazuar të gjitha institucionet e shtetit, tërë ekonominë dhe sektorëve tjerë të vendit, të cilët edhe përmes medieve të financuara nga korrupsioni e krimi i organizuar shtetëror nga  të cilave po "ua lagin fytin", siç ua lagin edhe politikanëve të të gjitha partive, përfshirë këtu prej PDK-së e deri te VV-ja , të cilët hapur kanë krijuar afërsi deri në nënshtrim e servilitet interesi me Devollët e inkriminuar me qindra miliona euro. Kjo ngase, sipas analistëve, ka dyshime të mëdha se çdo investim që nuk është i aleancës klani i Kosovës " Pronto & Devolli " tentohet që të bllokohet nga mafia e nëntokës përmes institucioneve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat