Ibrahim Rugova: Pa miq nuk mbahet shtëpia, pushtetarët e sodit thikë pas shpine miqve

Opinione

Ibrahim Rugova: Pa miq nuk mbahet shtëpia, pushtetarët e sodit thikë pas shpine miqve

Nga: Prof.Dr Binak Maxharraj Më: 3 janar 2018 Në ora: 21:45
Prof.Dr Binak Maxharraj

Fundi i viteve tëtëdhjeta ishte kohë e vështirë. Stuhi dhe re te zeza po sillëshin mbi ish-Jugosllavin. Nacianalizmi sërb i tërbuar i të gjitha ngjyrave po përhapte frigë dhe urrejte te të gjiht kombët dhe kombësitë.Ky nacionalizëm mbante demonstrata gadi ne te gjitha qenderat keyesore të ish Jugosllavisë,sepse mendonin së u ka ardhë koha ta gllabëronin të terë ish-Jugosllavin dhe ta formonin një Sërbi te Madhe.Te parët Sllovenet, Kroatet dhe Shqiptarët e vrejten këtë gjë se po u krcnohet reziku.Së shpejti Sllovenet dhe  Kroatët i hodhën librezat e PKJ.PKJ u shkatërru.Fantazma e nacionalizmit serb nuk kishte te ndalur,donte ta gllaberiste të tërë Jugosllavin,Së pari e sulmoj Sllovenin pastaj edhe Kroacin.Që te dy këto republika së shpejti e shpallën pavarësin nga ish-Jugosllavia.Kuleshedra nacionaliste sebe ne krye me santrapin Sllobodan Millosheviq e donte Serbin e Madhe dhe nuk e pranonte shkeputjen nga Jugosllavia te Sllovenisë dhe Kroacis.I sulmoi,së pari Sllovenin.Sllovenët se shpejti mbrenda disa ditesh e mboshtën Armaten Serbe.Tashti i vinte era luftë edhe Kroacisë,gadi sa nuk kishte shpërthy.Lideri nacionalist Kroat Franja Tuxhman ishte ne hallakamë.E thirri Ibrahim Rugovën ne bisedë dhe e luti qe te fillonte luftën në Kosovë.Qellimin e kishte te çartë dinak,donte që luftën ta zbrste në Kosovë.Po menquria e Rugovës prej lideri iu përgjegj shkurtë:tani për tani nuk i kame kushtet me hy ne luftë më Serbin e armatosur deri në dhëmb,nuk kam armë.I zhgenjyer Tuxhmani po e priste luftën qe posa i kishte ardhë te dera.Lufta së shpejti sjprtheu ne Vukovar qytet afër Sërbisë t cilin e shkaterroi deri ne temel,por lufta u perhap edhe ne terë Kroacin.Por ndëkohë me një si rrufe”olluja” e sulmoj serbin dhe e mboshti nga Kroacia.Serbia nise luftë tjetër me Bosnjën dhe Hecegovinën ku kishte shume serb.Aty lufta zgjati mbi katër vjet,ndodhën shume krime,ndodhi Srebrenica ku u masakruan mbi 8 mijë boshnjak dhe u debuan mbi 300 mije boshnjak nga vendi i tyre.

Në Kosovë hala nuk kishte luftë,por situata ishte shume e tensionuar.Nacionalizmi serb ishte terbuar aq shume se qe nuk lente gjë pa ba kundër shqiptareve,i maltretonin,inskenonin skena te ndryshme makabre për tu a lëne së gjeja i kanë Shqitarët,siç ishte ajo e Martinoviqit ne Gjilan ku ia kishte fut shishen vehtës ne byth për tu a lënë Shqiptareve,shkaterronin varrezat serbe për tu a lenë shqiptarëve.U vunë masa te dhunshme gadi ne të gjitha institucionet e Kosovës,me çrast shqiptaret deboheshin nga puna,atehërë u debuan gadi 200 mije shqiptarë nga puna.Duhej që Shqiptarët të banin diçka,te leviznin.Kosovës i duhej një lider me mbeshtetje te popullit qe ta mbronte nga kjo situatë.Atje diku pas stadionit te fudbollit,por shumë afër sigurimit shtetëror serb,në një ndertese gadi si  një kasollë diçka po zihëj.Intelektualët dhe patriotet shqiptar hynin e dilnin nga kjo ndërtesë pa pra.Diçka po përgatitej aty.Kesaj pune së shpejti i doli tymi.U dha lajmi i cili u përhapë në tërë botën,por që e tronditi shumë Serbin,së aty u formu Partia e parë Shqiptare LDK në krye me Dr.Ibrahim Rugovën.Pati jehonë të madhe ne popull,shume njerez i hudhnin në rrugë librezat e LKJ dhe iu bashkuan LDK i madh e i vogel.Në atë kohe LDK ishte më shume si një Levizje së sa Parti,asaj iu bashkuan mbi 800 mijë anëtarë.Ibrahim Rugova u ba simbol i tyre,u ba simbol i shpresës së tyre,i ardhmërisë së tyre,të gjithë i kishin syt nga ai,e shihnin si shpetimtarin e tyre.

Puna e pare qe ai ia vuri vehtës ishte së si ta ndaj popullin nga regjimi serb.Këtë punë e bani për mrekulli e shkeputi shpirtërisht dhe fizikisht popullin shqiptar nga regjimi diktatorial i Millosheviqit i cili po i rrinte mbi krye popullit shqiptar.Sëp pari e formoi arsimin e pavarur,shendetesin e pavarur te cilat i financonte vete populli,por edhe disapora me 3% qe ndante për sistemin paralel.

DR Ibrahim Rugova nuk rrinte duarkryq.Çështja e pare e tij ishte së si ta senzibilizoj botën për dhuën qe regjimi serb po ushtronte kudo ne Kosovë.E,e zgjohi ate me te rendesishmën tha:duhet me ecë, lëvizë bëpër botë me zanë sa ma shumë miq.Posa qe e pane punën e Dr Rugovës Amerikanet e thirrën ate ne Departamentin e shtetit,e pritën si burr shteti,duke thanë ja ky është njeriu i duhur në vendin e duhur ne Kosovë dhe duhet përkrah në perpjektjet e tij per pavaresin e Kosoves.Së shpejti ne Kosovë erdhi si rrufeja ultimatumi nga Presidenti i SHBA Gjorgj Bushi( i vjetër) duke i a ba me dije vijën e kuqe Sërbisë së nuk guxon ta tejkalon sepse do te perballet me forcen Amerikane.Dr Rugova nuk u ndal por i përshpejtoj vizitat e tij në të gjitha anet e globit per sensibilizimin e çështjes së Kosovës.Vizitoj Vjenën,Bonin,Ber linin,Romën,Parisin,Londren dhe shumë qendra të mëdha të vendosjës ne botë.Kudo që shkonte Dr Rugova rrezatonte dritë dhe mençuri,lutej për shpetimin e popullit të vetë.Kudo që shakoj ky burr i madh i Kosovës,atje la nga një gur Kosove të cilët rrezatonin dhe luteshin për lirin e Kosovës.Tomi Blerë e pranoi së Rugova ishte nje burr i madh,i qetë,i urtë dinte se çka kërkonte,dinte së për çka te lutëj.Kur u takuem me ate burr te madh me shall ne qofë,pas një bisede te gjate ma dhuroi një gur karakteristik Kosove dhe gadi se ra ne gjuaj dhe mu lut:Presinet Bler shpetoje popullin tim.Iu betova se do ta ndihmoj dhe e bera kete.Dhe vertetë e ka berë.Ai pas disa viteve te çlrimit te Kosovës e përmendi këtë bisedë në Parlamentin e Kosovës duke e madhërue dhe ngritë lartë figuren e Dr.Ibrahim Rugovës.

Kështu dr Ibrahim Rugova shkojë ane a mbane ruzullit tokësor me te vetmin qellim që bane sa ma shumë miq te Kosovës,sep se gjithëmonë thoshte se:”shtepia pa miq nuk mund te mbahet”.Mblodhi aq shumë miq te cilët me rastin e Luftes Çlirimtare e ndihmuan Kosovën dëri ne çlirimin definitiv te sajë.Pra kjo ishte ajo merita më e madhe e Presidntit de Ibrahim Rugova,se Kosova ka nevoj per miq,ajo nuk te behej pa miq,por edhe nuk mund te ruhet pa miq.

Kosova u çliru, pra, me ndihmën e miqëve tane.Pas çlirimit i gjithë populli u qua ne këmë,i madh e i vogë,për te shijuar këtë liri .Furishem si ne bibel u kethyan refugjatet,ata gadi 1.milion,sa ishin debu gjatë luftës,nuk zgjidhin as mjete niseshin edhe ne kambë ne Kosovën e çlirueme.Hasën ne tmerr sepse gadi 7o% te shtepive te tyre ishin te rrenueme,te bame shkrum e hi.Por nuk u dorzan,prap me ndihmen e miqëve tane erdhën ndihmat nga të gjitha anët për rindertimin e shtepive.

Por së shpejti filloj një luftë tjetër e keqe dhe e ashpër.Lufta për pushtet,se kush do te qeverise me Kosovësn.Filloj lufta e ashper midis “krahut të luftës” dhe “Krahunt të paqes.Ata të luftes me derdhite e tyre e moren më dhunë pushtetin.Se shpejti nepër rrugët e Kosoves si diten,poashtu edhe natën u duken njërëzit me maska dhe pamaska.Në pikë te nates,por edhe ne pikë të ditës rrembenin njerës te cilët kurr ma nuk këthehëshin ne shtepit e tyre.Populli ne vend se ta shijoj lirin për të ciën kishte andrru me shekuj,nisi te ndihet i frikesuar nga maskat.Thuhet se mbi 1 mijë njerës jane remby,e në sulm te këtyre rrembimeve ishin patiotet dhe aktivistetmë te devotshem te LDK,te cilët pa fije gjurme deri me sot,u vran para dyerve te shtepive te tyre,por edhe para familjarëve te tyre,e disa pasi që rrebmeheshin edhe digjeshin.Kjo situatë ishte e tmershme,askush nuk guxonte të fliste hapur për këtë të këqe që po i bahej Kosovës.

Pushtetarët e pas luftës,sidomos ata luftës,pra komandantet qe shumë nga ta ishin ne pozita,filluan te plaqekishin çdo gjë që u vinte ne dore,banesa,tokë,djerrina te askujt,duqane,duke ua vu tabelat:”mos e prek UÇK”.Filluan te shesin gadi si falas tere pasurin e Kosovës përmes privatizimit gadi së falas.Sot ne Kosove nuk mnd ta gjesh asnje tymtar fabrike te cilat dikur e grabellonin tërë Kosovën:Të gjitha u shitën pa asnj kritër.Njerezit e pushtetit u pasuran shume shpejte,pothuajse deri dje te vobekët,sot jane milionera,përmes keqpërdorimev.U bane edhe shume krime si gjate dhe pas lufte.Askush nuk guxonte qe te çkapurdhtë nëpër këto krime.Prokuroret dhe gjuyqtaret ishin te kapun nga shteti,nuk guxonin te banin asnje hapë me tej për keto krime.Ne Kosove atehere askujtë,apo nuk donin,ti binte nderment te formonte nje gjykate speciale mbrenda Kosovës me ligjet e Kosovës dhe te merreshin ne përgjëgjësi njërëzit e krimit:Këte nuk guxonte te bante askush dhe zbardhja e krimeve mbetei vjerrë kështu siq është.

Por,populli thotë ate se çka nuk e bane vete,prite prej tjetrit,e bane tjëtër kush.Kështu Keshilli i Evropës,ne bazë te njefare raporti te Din Martit,për te cilin pushtetarët tane as qe reaguan fuqishem për këtë raport qe ishte ba publik,por heshti,ne vitin 2015 e formoj Gjykatën Speciale për krimet e lufte e te pas luftes me seli ne Hagë.Parlamenti i Kosoves lidhur me këtë bani edhe ndryshimet Kushtetuese,me çrast pastaj po ky Parlament e votoi edhe Ligjin përkatës për Gjykatën speciale me te gjitha dhomat.U ba edhe Mareveshja ndërkombetare me shtetin e Holandes per funksionimin e kësaj gjykate ne shtetin e tyre.Paraprakishte formimin e kesaj Gjykate nuk e kundershtuan aq fuqishem as pushtetarët e Kosovës,bile Hashim Thaqi bante presion te delegaetqe ta votonin këtë Gjykatë.

Por çka po ndodhë tani?!

Më afrimin e hapjës se punëse së kësaj Gjykate,pasiqe çdo gjë ështe e pregatitur,filluan ne Kosovë të shqetësohen shpirtërat,kjo pike se pari nga ata qe e kane mizën pas veshit,duke thane së kjo Gjykatë ështe e dëmshme për Kosovën,së kjo Gjykatë ështe kundër vrelave te UÇK,çka nuk është e vërtët,kjo Gjykate do ta pastronte UÇK nga ata qe kane ba krime,pra do to ndjek vetem kriminelet.Në kete derjtim gadi si ne msheftesin me te madhe,pikrshishtë me 22 dhjetor derisa po mbahej Seanca e Parlamentit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm,diçka mbrenda Salles se Parlamendit po zihej.Deputetet ishin te ç’orintuem,te hutuem së çka po ndodhë.Disa hijena nëpër sall veq kishin fillu te mbledhin nenshkrimet për shfuqizimin e kësaj Gjykate.Disa deputet edhe ishin në lajthitje dhe nuk dinin së çka po nënshkruanin.U mblodhën 43 nenshkrime te mjaftueshme.Atje naltë sallës se Paralmentit Kadri Veseli e kishte thire Kryesin e Parlamentit për te qitë ne votom menjhere sonte ne Sencën e jashzakaonshme të Parlamentit.Por si duket LDK,LVV dhe Lista Serpska e kishin nuhatë këtë marifet dhe nuk shkuan ne mbledhën e Kryesisë,kështuqe e krejte puna deshtoi për atë nate.Se shpejri u përhapë lajmei për këte inisiativë tinxare per shfuqizimin e Gjykatës.Të shpejte ne reagime ishin  miqët tanë me te medhenjë Amerika dhe Baritani e Madhe.Ambasadori Amerikan Delawie jo vetem qe e kundershtoj këte por shkurtë ua bani me dije pushtetarëve te mos e luajn lojën e djallit,sepse kjo te do ishte thikë pas shpine për SHBA,mikut më me madh tonin i cili edhe na e saollilirin.I shpejtë ishte edhe reagimi Departemntit te Shtetit te SHBA se Kosova nuk guxon te shkelë te ketë drrasë te kalbët,sepyse kjo do te kishte pasoja katastrofale ne marëdhënjët midis Kosovës dhe SHBA-ve.Ishte ishpejt edhe reagimi i mikut ton te madh Britanis së Madhe qe nepërmes te ambasadorit te tyre ne Kosove tha haptas së për te kjo ishte nje nate me e tmershme për Kosovën qe prej pas çlirimit,dhe se Kosova nukguxon ta beje kete sepse do te kete pasoja të pariparueshme ne mredhenjet midis dy vendeve.Reaguan ashpër edhe të gjithë amasadoret e KUINTITne Kosove.

Por se fundit te gjitha këto ragime kane ra ne vesh te shurdhet,sepse nëpër media dhe portale po thuhet se kjo iniciativë nuk do te ndalët.Si duket dikush i madh ne Kosove e ka mizen mas veshi dhe friken deri ne palce te kësaj Gjykate,sepse kriminelet nuk mund te mshifën përgjithemonë,ata qe kane ba krime edhe duhet te përgjigjen,por ne te kundërtën edhe nese Kjo Gjykate pezullohet,çfarë nuk ka gjasa,atehere kriminelet tane do ti pret nje Gjykate edhe me e tmershme,ajo qe do ta formoj Keshilli i Sigurimit te KB,ku do të këtë gjykates,bile edha nga Rusia.

Mbetet  te shihet,por une mendoj se amanetin qe na e ka lenë Presidenti historik Dr Ibrahim Rugova se:”shtepia nuk mbahet pa miq”,është shume aktual qe te mos i humbasim miqet sepse ata vetem njehere i gjejmë,e jo edhe për se dyti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat