I la pa frymë...

Opinione

I la pa frymë...

Nga: Partizan Cene Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:53
Partizan Cene

Tashti kuptohet pse ndërkombëtarët e mbështesin 100 % Arta Markun ..!

Ajo nuk priti , dhe lëvizjen e parë të bujshme , që bëri , hoqi Drejtoreshën e Marrdhenieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ..

Nga kjo drejtori , kalojnë të gjitha dosjet që ndërkombëtaret duan të sjellin apo marrin në Shqipëri ..

Kjo lëvizje , u pëlqeu shumë ndërkombëtarëve , gjë që e shprehen hapur nëpërmjet amabsadorëve të akredituar në Shqipëri

Pra largimi i Rovena Gashit , e ka gjetur të pa përgatirtur kastën e korrupsionit dhe krim it në Shqiperi , pasi tani kanë frikë , se nuk do të marrin në kohë sinjalin e duhur për dosjet që mund të bien ne dorë të prokurorise shqiptare të ardhura nga SHBA apo vende të BE , kryesishtë Italia etj..

Deri tani të gjitha dosjet apo të gjitha kërkesat për hetime te mëdha , për peshqit e mëdhenj kalonin vetëm nga duart e te besuarës së Llalles .. , drejtoreshes së marrdhënieve me jashtë , zonjës Rovena Gjana .!

Kryeprokurori bënte pastaj seleksionimin ( atë që i donte qejfi atij ).. Mirepo ka zëra , që më pare se Adriatik Llalla , e merrnin vesh peëmbajtjen e letrave dhe dosjeve , që vinin nga jashtë për hetim , vartes te tij , që bënin pastaj , sekserin dhe tellallin tek personat që mund te hetoheshin ..

Tashti , shpresojmë se ky fill të jetë prerë .. !

Akoma më shumë e verteton këtë edhe shkarkimi , i katër apo të gjithë kryeprokurorëve në vend .. Pamvarsishtë kundershtimit të paprecedent te tyre , dhe rezistenca për të lenë vendet e punës , çdo gjë do të marrë morfinë e duhur ..

Kjo levizje e Arta Markut , i le pa fryme hajdutet dhe kriminelet që e kane drejtuar 25 e më shumë vjet këtë vend ..

Urojmë që edhe pse e përkohshme , ajo do të bëjë një fillim të mbarë , për mbarevajtjen e punëve më mire gjate vetingut e ne vazhdim ..

I uroj sukse , une e cdo shqiptar !

Paditë kundër saj , apo kundërshtitë dhe refuzimet për të lëshuar edhe zyrat nga ata që preken apo shkarkohen , është dëshmi e asaj se në Shqipëri , ka filluar të ziejë puna në drjtësi ..

Këto veprime të atyre , janë pastaj çështje teknike dhe janë punë të thjeshta ,për policinë , sado gërthitjen dhe rezistencën e mbrojtësve të krimit .. !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat