Qeveria do të bie në mars

Opinione

Qeveria do të bie në mars

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:37
Faton Mehmeti

Disa lindje janë të destinuara mos të kenë jetë të gjatë, dhe si të tilla ato asnjëherë nuk janë frytdhënëse, shpesh edhe problematike. E tillë mund të konsiderohet qeveria e tanishme e Kosovë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Për mënyrën e formimit të  dhe brishtësinë e saj, askush nuk besonte se kjo qeveri do të përfundonte mandatin e saj të plotë, disa edhe prognozonin që me përfundimin e dimrit do të bie edhe qeveria. Këta të fundit  kishin të drejtë për shumë arsye.

Qeveri që mbahet me një votë edhe atë nga serbet, duke pasur përballë një opozitë të fortë nuk arriti asnjëherë të dëshmohet e dobishme për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri e formuar kryesisht nga komandantët e UÇK-së dhe Lista Srpska, nuk vuri interesat e qytetarëve si prioritet, por tentativën për të  shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Me këtë tentuan ta ruanin shpinën e tyre, të rrezikuar nga fillimi i punës i Gjykatës Speciale. Në veçanti kryeministri Haradinaj me gjuhën e tija arrogante vetëm sa ka thelluar mosbesimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Në vend se të ndodhte e kundërta, Ramushi arriti të ofendoi mësimdhënësit, gazetarët,  perëndimin etj. Si duket Ramushin e ka zënë halli i madh i dështimeve të një pas njëshme. Qeveria e tij e formuar nga njerëz më të kaluar kriminale, me mbi 80 zv. ministra dhe me luskin e shfrenuar po varfëron gjithnjë e më shumë xhepin e qytetarit të vendit, duke shtuar kështu edhe skepticizmin për punë të dobishme nga kjo qeveri.

Loja e tij me demarkacionin, duke e proceduar për miratim me “ ndryshime” dhe pastaj anëtarët e partisë së tij u deklaruan kundër, përbën një lojë të pastër të tij. Loja e tij e rrezikshme për shfuqizim të Gjykatës Speciale, solli edhe reagimin e SHBA-së me refuzimin e vizës për të vizituar SHBA. Kjo përbën aktin më të rënd që shteti mik i Kosovës mund të ia bëj ndonjë politikani, e që për pasojë ka acarimin e raporteve me SHBA. Kryeministri Haradinaj me veprimet e tija jo vetëm që po rrezikon interesat e qytetarëve të Kosovës, por edhe ato të SHBA-ve në Kosovë e më gjerë. Andaj SHBA ndërmori masën e refuzimit të vizës si shuplakë për ta këndellur Ramushin nga letargjia e dimrit. Me këtë refuzim SHBA me nuk e konsideron Haradinajn njeriun e duhur për të quar vendin përpara, për të mundësuar liberalizimin e vizave etj.

Andaj me këtë refuzim të vizës kjo qeveri ka rënë, në një farë mënyre, pra legjitimiteti i saj është në krizë. Gjithsesi, Gjykata Speciale pritet të fillojë arrestimet në fillim të shkurtit, eventuliasht në mars. Qysh në arrestimin e parë, kjo qeveri pritet të bie me gjasë në mars. Rënia e saj do të ishte një fund me dhimbje për muajt e tërë kotë që janë shpenzuar, derisa vendi do të mund të kishte bërë hapa shumë të rëndësishëm. Kjo qeveri, është  më e dobëta që Kosova ka pasur ndonjëherë, e mbushur me plot njerëz me të kaluar kriminale, njerëz të haraçit dhe kazino.  Nga gjithë kjo histori Ramushi do të përfundoj me faqe të zezë, njeri që nuk do të mbahet mend për asnjë të mirë, përveç dëmeve të mëdha që i ka sjellë vendit me arrogancën e tij. Pavarësisht se kam pasur rezervat e mia për Ramushin si politikan, sinqerisht nuk kam besuar se për interesa të tij është në gjendje me dhanë edhe vendin. Me veprimet  tija anti-Kosovë, ky njeri po rrezikon çdo gjë që është bërë tash e 18 vjet, megjithëse nuk e ka gjatë, marsi do të vije shumë shpejt, bashkë me dimrin edhe Ramushi do të ik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat