Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë speciale, e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar

Opinione

Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë speciale, e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:53
Ragip Guraziu

Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë speciale, e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar.
Arsyeja se Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë  speciale,e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar   dhe para politika dhe politika e inkriminuar, dhe të zbardhë një pjesë të krimit që ka ndodhur në Kosovë për periudhën që është përgjegjëse, gjatë dhe pas luftës. Ndryshe, me këtë prokurori që ka Kosova,kurrë nuk do të ketë sundim të ligjit dhe kurrë nuk do të zbardhen as vrasjet, as krimet ekonomike e as marrëveshjet kriminale të monopoleve,të cilat vazhdojnë për afro 10 vite e askush nuk jep dhe askush nuk kërkon përgjegjësi?! Kosova me këtë klase politike, po dëshmonë një shtet I MAFIAS, tërësisht I inkriminuar në krim të organizuar dhe ku nëntoka kriminale udhëheq këtë shtet dhe institucionet në të tria pushtetet, dhe në të dy nivelet e pushtetit.

Tani qytetarët kosovar janë të intresuar, si u realizua dhe nga kush u lejua për emetim intervista me dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti,një i gjykuar me 30 vite burg për vrasje  ,për televizionin e mafio- oligarkut të inkriminuar Shkëlqim Devolli dhe drejtorit përgjegjës Baton Haxhiu, njeri I shërbimeve sekrete. Kjo që ka ndidhë,po cilsohet më zi se tallje sistemi I drejtësisë ne Kosovë kur lejon një intervistë të tillë në ambientet e burgut  , ndërkaq që vetë nuk bën asgjë për të zbardhur të vërtetat e grupeve kriminale me të cilat siç thotë i burogosuri Mehmeti kanë pasur bashkëpunim, njëri prej të cilave grupe ishte vetë Shkumbin Mehmeti, I cili e pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij. Sipas Shkumbin Mehmetit për të gjitha krimet kanë qenë të njoftuar edhe SHIK-u dhe Sigurimi I atdheut, por edhe struktura bashkëpunuese të policisë. Pse Prokuroria speciale nuk kërkon të gjitha dëshmitë që mund ti kenë SHIK-u dhe sigurimi I atdheut,këtë pytje kishin për ta shtruar gjithë qytetarët e Kosovës,që me këtë prokurori të kontrolluar nga nëntoka kriminale dhe nga struktura të politikës së inkriminuar nuk ka shans që ndonjëherë të zbardhen krimet e për çdo ditshme që kanë ndodhur në Kosovë,sidomos nga viti 1999 e deri me sot, e ku urdhër dhënës për vrasje,likuidime,

kidnapime,shantazhe e shumë çka tjetër janë edhe këto figura aktuale politike dhe mafio-oligarkia aktuale, që edhe sot janë në pushtet apo opozitë. Sigurisht po bëhen qëllimisht këto lansime ,nga media të lidhura me shërbime sekrete me pronar mafio-oligarke të inkriminuar e të lidhur me Serbinë dhe BIA-n e tyre, për të nxjerrë disa fajtorë për vrasjet e pasluftës që realisht mund të mos jenë urdhërdhënësit e vërtetë dhe të tillët mund të jenë figura të larta politike?! Kështu po e polarizon shoqërinë kosovare,mos sundimi I ligjit edhe atë për afro dy dekada, pasi që me këto akuza publike ku përfliten emra që në nuk i dimë nëse janë të vërtetit apo vetëm për të t’i hedhur pluhur syve opinionit të gjerë ,që bëhet më se e qartë   se Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë speciale, e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar dhe para politika dhe politika e inkriminuar, dhe të zbardhë një pjesë të krimit që ka ndodhur në Kosovë për periudhën që është përgjegjëse, gjatë dhe pas luftës. Pse me këtë prokurori kurrë nuk do të ketë sundim të ligjit dhe kurrë nuk do të zbardhen as vrasjet, as krimet ekonomike e as marrëveshjet kriminale të monopoleve,të cilat vazhdojnë për afro 10 vite e askush nuk jep dhe askush nuk kërkon përgjegjësi që dëshmonë  se Kosova me këtë klase politike, një shtet I MAFIAS, tërësisht I inkriminuar në krim të organizuar dhe ku nëntoka kriminale udhëheq këtë shtet dhe institucionet në të tria pushtetet, dhe në të dy nivelet e pushtetit...

Arsyeja se Kosova ka pasur nevojë për një Gjykatë  speciale,e cila së paku shpresohet se nuk do të korruptohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar   dhe para politika dhe politika e inkriminuar, dhe të zbardhë një pjesë të krimit që ka ndodhur në Kosovë për periudhën që është përgjegjëse, gjatë dhe pas luftës. Ndryshe, me këtë prokurori që ka Kosova,kurrë nuk do të ketë sundim të ligjit dhe kurrë nuk do të zbardhen as vrasjet, as krimet ekonomike e as marrëveshjet kriminale të monopoleve,të cilat vazhdojnë për afro 10 vite e askush nuk jep dhe askush nuk kërkon përgjegjësi?! Kosova me këtë klase politike, po dëshmonë një shtet I MAFIAS, tërësisht I inkriminuar në krim të organizuar dhe ku nëntoka kriminale udhëheq këtë shtet dhe institucionet në të tria pushtetet, dhe në të dy nivelet e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat