Në shumë tekste studioze , numerologjia studiohet seriozisht dhe sëandejmi nxjerren konkluzioni tejet interesante, intriguese, obsesive dhe inspiruese.
Nder të tjera , në tekstet shkencore : The Bigest Secret nga David Icke, Their Origin And Destinity by Kessinger Publishing , PD Box 160, Kila , MT 59920, USA,The Bible Code , London nga Micheal Drosin, Secret Societies and their Power, Gran Sanaria , Spain,nga B. Freedman, nder numrat më të veçantë trajtohet shtatshi i cili konsiderohet i koduar në Bibël, simbolik , magjik, mistik, mitik, misterioz,inspirativ, obsesiv e mbi të gjitha indikativ!
Me dhe nëpërmjet numrit shtatë në vende dhe kontekste të ndryshme shprehen , shpjegohen dhe kuantifikohen shtatë kandilat e artë, shtatë shpirtat e Zotit, shtatë tempujt espterik të Azisë, shtatë shandanët e artë, shtatë yjet, shtatë engjujt, shtatë ditët e javës, shtatë vetëtomat me shtatë retë, shtatë llampat e zjarrta, shtatë vulat e arta, shtatë trumpetat...Pothuaj se të gjithë popujtë me origjinë të lashtë , numrin shtatë e përdorin në funksion të simbolizimit të situatave më së të ndryshme.
Në të folmen e përditshme veëanërisht nga gjeneratat e moçme në kontekste dhe situata të caktuara për të shpreh qendrim kategorik dhe të padiskutueshëm thuhet shtatë herë po, shtatë herë jo, shtatë dëshmitarë, shtatë burra, shtatë gra, shtatë dëshmitarë, shtatë fish,i ra shtatë herë allti, ia numëroi shtatë herë etj.
Në shumë raste kur theksohet vendosshmëria ultimative për po ose jo thuhet shtatë herë po, shtatë herë jo.
Në rastin konkret do t’ia adresojsha shtatë herë jo-në “demarkacionit” të propozuar nëpërmjet ratifikimit eventual të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të përcaktuar nga ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ( ish Komisioni Shtetëror).
Shtatë herë jo ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi
Një: Shpërfillja e mandatit zyrtar të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion, punë juridikisht nule “Ab Initio ( Antique, Ovo) Nullum, Semperae Nullum”
Caktimi politik i linjës kufitare ndërmjet Sërbisë e njëkohësisht edhe Kosovës në një anë dhe Malit të Zi në anën tjetër përgjatë Majes së Shpatit (2207), Majes së Plakut (2426) , Çafës së Çakorrit ( 1849), Moknave - Usovishtës (1932) - Cepeve dhe Majes së Hajlës ( 2400) – Shtedimit (2272)- Kullës dhe majeve të bjeshkëve të Dubovikut dhe të Husajve ,apo ,shkurtimisht Çafës së Çakorrit - Moknave – Hajlës- Kullës, ka qenë delijenuar dhe delimituar nga Komisioni Shtetëror “ i AVNOJ-it” i YU II-të , në vitet 1945-6.
Linja kufitare në fjalë, deri në vitin 1992, ka qenë e karakterit administrativ. Nga disolucioni i YU II-të , në vitin 1992, të gjitha linjat ndarëse administrative të tetë konstitutenteve të YU II –të, një nga të cilat ishte edhe Kosova ,sikundër ajo ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , kanë qenë promovuar në kufinjë shtetërorë ( kufiri administrativ - shtetëror).
Kufiri administrativ - shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nga vitet 1945- 6 deri në aktualitet, asnjëherë nuk ka qenë ndryshuar ,madje ,asnjëherë nuk ka qenë diskutuar për rishikim apo për ndryshim eventual!
Pas pavarësismit politik të Kosovës në vitin 2008, nder të tjera, ka qenë hapë çështja e nevojes imdeiate për shënjimin praktik përkatësisht për demarkimin edhe të kufirit administrativ - shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Për atë qellim , nga Qeveria e Kosovës ka qenë formuar Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ( ish Komisioni për Demarkacion) me autorizime shprehimore për të kryer shënjimin përkatësisht demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në zbatim të linjes ndarëse egzistuese .
Ndërkaq , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, gjatë punimeve me komisionin homolog të Malit të Zi, nuk e ka pasë përfillur mandatin e caktuar explicite nergut për shënjimin e linjës kufitare sipas linjës administrative – shtetërore egzistuese , ashtu qe, çuditërisht dhe arbitrarisht ka pasë bërë ripërcaktim përkatësisht ridelimitacion kufitar të paautorizuar, të panevojshëm e, mbi të gjitha, të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë.
Ndaj , puna jashtë mandatit zyrtar e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion, apriori , rezulton të jetë juridikisht nule dhe politikisht e dëmshme.
Seandejmi, çfarë do pune e mëtejme e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion , del të jetë ex tunc , juridikisht nule “Ab Inicio Nullum, Semperae Nullum” !
Madje , edhe po të mos egzistonin edhe defekte sekuente jera të punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion , do të mjaftonte qe veprimi fillestar arbitrar jashtë autorizimeve zyrtare e sëandejmi juridikisht nul ridelimitacionit në vend të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që tërë punimet dhe veprimet rrjedhëse të Komisionit në fjalë të rezultonin juridikisht të pa efekte as impakte dhe, si të tilla, politikisht të dëmshme ! “ Ab Initio ( Ovo, Antiquo) Nullum, Semperae Nullum!
Dy : Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,ka pasë punuar papërgjegjëshëm madje edhe në shpërfillje implicite të Rezolutës nr. 21- 1784 të Kuvendit të Republikës së Kosovës !
Çështja e caktimit si dhe e shënjimit të kufirit shtetëror , kurdoherë është temë e rëndësisë shtetërore të veçantë . Sëandejmi , në çështje të tillë , kurdoherë , kërkohet punë serioze, e përgjegjëshme , profesionale, transparente.Veçanërisht gjatë caktimit – delimitimit dhe shënjimit - demarkimit kufitar , nolens volens , kërkohet:
të pratikohet transparenca zyrtare referuar ekzekutivit , legjislativit madje edhe opinionit publik ,
përfillja e plotë e mandatit të bazuar ,
raportimi i rregulltë në Qeveri e në funksion të kontrollit parlamentar të punës së ekzekutivit edhe në Kuvend !
Përkundrazi , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , çuditërisht, i mbështetur nga ish Qeveria e Kosovës, teknoburokratisht dhe papërgjëgjësi politike- juridike, gjithnjë, ka vepruar pos jashtë mandatit zyrtar, edhe pa transparencë të arsyeshme si dhe pa raportime të nevojshme në legjislativin e vendit.
Nga shkaqe të tilla,Kuvendi i RK-së me Rezolutën nr. 21- 1784 të datës 29 qërshor 2015, nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion dhe nga ish Qeveria e RK-së, explicite ,ka pasë kërkuar :
që shënjimi i kufirit të bëhet në përfillje të linjës administrative – shtetërore egzistuese,
Kuvendit t’i prezantohen për vlerësim shkresat e punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion,
Të sigurohet transparenca gjatë demarkacionit kufitar,
Qeveria e RK-së t’i raportojë Kuvendit të RK-së para nënshkrimit të Marrëveshjes Shtetëror për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ...
Ironikisht dhe me asgjë justifikueshëm , as ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion as Qeveria e RK-së , dot nuk i kanë përfillur kërkesat e arsyeshme e të drejta të theksuara në Rezolutën nr. 21 – 1784 të Kuvendit të RK-së!
Sëandejmi , ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, “jashtë dyerve parlamentare dhe qasjes publike” , në vend të ushtrimit të funksioneve të autorizuara e të besuara për shënjimin e kufitit shtëtëror në përfillje të kufirit administrativ – shtetëror egzistues, arbitrarisht ka kryer punë të pautorizuara dhe për aq të pa vlera , impakte as efekte juridike!
Ndaj , edhe po të ishte i vetëmi dështimi i këtillë ,tërë punën e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion e bën politikisht të dëmshme , juridikisht arbitrare dhe nule!
Tre: Puna e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion , pa platformë dhe pa kritere paraprakisht të përcaktuara
Nga materjalet e punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion figuron se, Komisioni në fjalë , nuk e ka pasë siguruar platformën politike e operative për punën e vetë as kriteret me metodat për veprimet dhe punët e përbashkëta me Komisionin MZ për Delimitacion ! Platforma , sëpakut, do duhej t’i kishte përcaktuara qartë autorizimet reciproke :
për shënjimin e kufirit shtetëror ( demarkimin) të bazuar në kufirin e caktuar në vitet 1945-6 , asnjëherë legalisht të ndryshuar deri në aktualitet,
për bërjen e demarkacionit kufitar me rektifikacione reciproke të ballansuara ,e kurrsesi jo unilateralisht në dëmin e konsideruar të territorit të vendit tonë,
për demarkacionin e bazuar , kurrsesi në të dhënat problematike kadastrale sekondare, por, në kriteret primare gjeografike, gjeostrategjike, gjeohistorike, socio-ekonomike, hidrologjike,Ius Posseditum,parashkrimin fitues të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike të mira si dhe në përfillje të IBRU-së: “International Boundary Research Unit”!
Pasi që , ish Komisioni Shtetëror nuk ka pasur mandat për (ri)delimitacionin por ekskluzivisht për demarkacionin e kufirit , në një anë, kurse, Komisioni MZ për Delimitacion ka pasë mandat dhe ka pasë insistuar për ridelimitacion të Kufirit tëKosovës dhe të Malit të Zi, në anën tjetër, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,kurrsesi nuk pasë autorizime zyrtare për të bashkëpunuar tutje me Komisionin MZ për Delimitacion , para se, eventualisht ,në procedurë të kërkuar do të ishte autorizuar edhe për ridelimitacion kufitar si dhe para se do të kishte arrijtur marrëveshje me komisionin homolog malazez për caktimin eventual e veçanërisht për shënjimin e kufirit , jo vetëm sipas kadastrit ,por konform me kriteret primare të standardizuara dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira !
Pasi që, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion paraprakisht nuk i ka pasë siguruar postulatet e sipërthëna, pashmangshëm , kanë pasuar veprimet jashtë suazave të mandatit të besuar me Vendimin për emërimin , nr. 12 – 67 të datës 21 mars 2012 @ Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015 , e seandejmi ,ridelimitacioni kufitar i paautorizuar dhe i padrejtë si dhe , aplikimi i gabuar dhe i dëmshëm vetëm i elaborateve kadastrale madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk egzistonin si shtete sovrane!
Ndaj, puna dhe veprimet e ish Komisionit Shtetëror rezultojnë të jenë të gabueshme dhe të dëmshme e mbi të gjitha juridikisht invalidore!
Katër: Thirrja e gabuar i ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion në disa dokumente dhe deklarata të disa zyrtarëve politikë e shtetëror referuar Kufirit të Kosovës
Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , për të justifikuar punën e vetë të bërë jashtë mandatit të besuar , jashtë transparencës parlamentare , vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare e suplementare , ndër tjera , thirret edhe në të dhënat kufitare të KFOR-it , të cilat , sikundër është evidente , ishin dhe mbetën të destinuara ekskluzivisht për nevojat ushtarake , por , kurrsesi për delimitacion as për demarkacion kufitar!
Konkretisht , sipas dispozitës së nenit 3 ( e) të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III dhe Qeverisë së Sërbisë, të miratuar në Kumanovë të bërë në datën 9. Qërshor 1999 ( Military Technical Agreement June 3.1999, Kumanovo) , ka qenë formuar “ZST” - Zona e Sigurisë Tokësore (Ground Safety Zone) deri në 5 km tej kufirit të Kosovës si dhe, “ZSA” - Zona Sigurisë Ajrore ( ASZ: Air Safety Zone) deri në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej Kufirit egzistues , të delimituar në vitet 1945-6 !
Seandejmi as me atë dokument nuk ka qenë aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit pra as demarkacionit kufitar Kosovar – Malazez , sikundër , gabimisht dhe Mala Fidei, thirret ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion!
Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, shkon edhe tutje , për të “ justifikuar “ ridelimitacionin e gabuar të bërë jashtë mandatit të tij , duke u thirrur edhe në
Dokumentin e Komisionit të Arbitrazhit të Badinterit , “Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY” ,or, “Badinter Arbitratio Commitee , August, 27. 1991”,
Rezolutën nr. 1222-99 të KS të OKB-së për Kosovën , “UN Security Counsil Resolution , No 12244-99”, Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës , “Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement, March,26, 2007”,Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 2008 , në të cilat dokumente nuk qendron asnjë klauzë e stipuluar përkitazi me çfarëdo ridelimitacionit as demarkacionit të kufirit egzistent, konstant e historik të Kosovës dhe të Malit të Zi qe daton nga vitet 1945- 6 !
Përkundrazi , me dokumentet e sipërpërmendura , nuk ka qenë bërë asnjë farë delimitacionit as demarkacionit kufitar ,pos, adresimit në “kufirin egzistues” përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë”!
Ndryshe edhe me dokumente e sipërpërmendura , implicite , ka qenë aluduar dhe konfirmuar linja kufitare kosovare – malazeze egzistuese : Maja e Shpatit – Maja e Plakut - Çafë e Çakorrit- Mokra - Usovishte- Hajlë- Kullë , e delimituar në vitet 1945-6 , historikisht konstante dhe valide si dhe asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale !
Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion me komisionin homolog malazez , me synim të justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe të gabuar të kufirit kosovar – malazez , në Procesverbalin e datës 29. 04. 2013, thirren në deklarata të disa funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi ( sic) !
Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë të cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës sikundër edhe të Malit të Zi , para miratimit ( adoptimit, aprovimit, ratifikimit ) të aktit juridik të caktuar, askund dhe asnjëherë ,nuk ishin as numk mund të jenë burime juridike , nuk prodhojnë obligime, impakte as efekte juridike. Situatë tjetër është kur deklarata e funksionarit shtetëror shprehet në funksion të implementimit të aktit juridik të caktuar më parë të miratuar dhe të promulguar, gjë që, nuk është rasti konkret referuar Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!
Pesë: Thirrja iracionale e ish Komisionit Shtetëror dhe e mbështetësve të tij për kinse obligimin për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi
Ish Komisioni Shtetëror si dhe përkrahës të caktuar të punës së tij ,nder ta ,edhe jo pak funksionarë politikë madje edhe shtetërorë, vijimisht postulojnë për “obligimin e ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe të parafuar nga përfaqësues shtetërorë të vendit tonë ,aq më parë kur, e njëjta është ratifikuar nga Mali i Zi”. Ata dhe ato shkojnë edhe më tutje duke apostrofuar ...”se vendin tonë e obligon Marrëveshja në fjalë dhe ,si e tillë, kinse , nolens volens u dashka domosdoshmërisht të ratifikohej” .
Po t’ishte situata e tillë , për se po ata e ato kërkojnë të ratifikohet ajo Marrëveshje. Sikundër Marrëveshja në fjalë të ishte e detyrueshme “per se” nuk do të kërkohej ratifikimi as promulgimi zyrtar i saj. Ndryshe , apelimet e tilla nuk kanë mbështetje nga neni 18 par. 1 al. 1 i Kushtetutës së RK-së as nga neni 15 i Ligjit nr. 04- L – 052 të për Marrëveshjet Ndërkombëtre.
Konkretisht, me ato dispozita explicite kërkohet qe marrëveshjet ndërkombëtare ,nder të tjera, për territorin e vendit, çfarë është marrëveshja në trajtim ,duhet të ratifikohen me votat “për” të shumicës së kualifikuar parlamentare dhe , obligojnë ,tek pas ratifikimit dhe promulgimit zyrtar! Ratifikimi i Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror sipas nenit 18 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , mund të bëhet me sëpakut dy të tretat “për” të të gjithë deputetëve të Kuvendit!
Gjashtë: Ish Komisioni për Demarkacion sikundër ish Qeveria e Kosovës, e mashtrojnë opinionin politik të jashtëm dhe një pjesë të opinionin publik të brëndshëm “ për demarkacionin “ e kufirit !
Ish Komisioni për Demarkacion e, për të qenë edhe më keq, ish Qeveria e Kosovës tok me ithtarë të caktuar, kanë agjituar , madje, vijojnë të propagojnë pro “demarkacionit” , duke e fshehur faktin real se, esencialisht, nuk ishte pra nuk është rasti referuar demarkacionit sipas delimitacionit egzistues me rektifikacione të balansuara por, përkundrazi , çështja konsistonte dhe qendron në ridelimitacion të panevojshëm , të gabuar dhe të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë për cirka 8200 hkm2!
Ndryshe, po t’ishte çështja për ratifikimin e demarkacionit me rektifikacione të balansuara bazuar në delimitacionin kufitar kosovar – malazez nga viti 1945- 6 ,nga atëherë deri tani ,asnjëherë të pa ndryshuar në bazë e procedurë legale, pak kush do të kundershtonte ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të projektuar nga ish Komisioni Shtetëror tok me Komisionin homolog të Malit të Zi!
Sëandejmi ,jo pak funksionarë të jashtëm ,në saje të prezantimeve inadekuate e të simuluara të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe të ish Qeverisë së Kosovës ,kinse , “për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin” , angazhohen , pro “ratifikimit” të asaj Marrëveshjeje ,duke mos e dijtur , eventualisht, duke mos dashtë të dijnë se ,me atë akt, nuk do të vendosej për demarkacion adekuat, korrekt, të drejtë , bilateralisht të pranuar, por, përkundrazi, për ridelimitacion kufitar arbitrar,të dëmshëm për integritetin territorial të vendit!
Ndryshe, kur një individ e mashtron tjetrin- tjetrën kryen, akt kriminal (criminal act) apo sikundër disa e quajnë vepër penale për mashtrim. Mirëpo, kur mashtrohet opinioni publik , akti kriminal i mashtrimit del të jetë i formës dhe natyrës së kualifikuar , më të rëndë.
Se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , nuk ka bër demarkacionin e kufirit sipas mandatit të vetë dhe sipas linjës ndarëse administrative – shtetërore , por, përkundazi ka kryer ridelimitacion jashtë mandatit pra të pa autorizuar zyrtarisht ,të panevojshëm , të gabuar dhe juridikisht nul , rezulton qartë edhe nga emërtimi dhe mandati i shpërfillur si dhe puna e tij.
Ish Komisioni Shtetëror edhe pse ka bërë ridelimitacion kufitar jashtë linjës ndarëse administrative – shtetërore egzistuese, sikundër gojarisht ashtu edhe shkrimisht me veprime doloze ( Dolus) nuk shprehet drejt për ratifikim të ridelimitacionit ,por, kinse për ratifikim të “demarkacionit” kufitar kosovar – malazez!
Përkundrazi, pos punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion e cila rezulton të jetë ridelimitacion e jo demarkacion kufitar , me nenin 4 të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të cilën, sikundër ish Komisioni ashtu edhe mbështëtësit e tij , e quajnë dhe e trajtojnë “Marrëveshje për Demarkacion...”është theksuar explicite se , shënjimi i kufirit, pra, demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të kryhej brënda dy viteve nga hyrja e i asaj Marrëveshjeje.
Pra, nga teksti i materjaleve të punës të ish Komisionit Shtetëror si dhe nga Marrëveshja e sipërpërmendur , katërcipërisht del se, ish Komisioni Shtetëror ,opinionit publik , mala fidei , pasaktësisht i serviron se (kinse) e paska pasë bërë demarkacionin kufitar , por ,realisht , në vend të tiij ,paska pasë kryer ridelimitacion kufitar jashtë mandatit të vetë dhe për aq apriori juridikisht nul e politikisht të dëmshëm!
Sëandejmi, opinioni publik ,në përgjithsi e, veçanërisht , funksionarë ndërkombëtarë të involuar në çështjen e Kosovës , pikërisht nga ish Komisioni Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit e më shumë edhe nga funksionarë politikë e shtetërorë të caktuar, qellimisht ( Dolus Malus ) janë të mashtruar eventualisht janë vënë në lajthim ( Error Facti @ Error Materia) kinse fjala është për demarkacion kufitar por jo për një ridelimitacion kufitar !
Shtatë: Mbështetja e gabuar vetëm në të dhënat kadastrale
Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, as ridelimitacionin e paautorizuar, të panevojshëm, të gabuar dhe të dëmshëm , A Fortiori , nuk e ka bërë sipas kritereve standarde për delimitacione kufitare, por ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale !
Dihet mirëfilli se elaboratet dhe të dhënat kadastrale , pos kur përputhën me rezultatet e kritereve standarde dhe me linjat administrative – politike , asnjëherë dhe askund nuk aplikohen për të bër delimitacione as demarkacione kufitare.
Në asnjë rast të demarkimeve kufitare ndërmjet konstitutenteve të ish Jugosllavisë II federative , një nga të cilat ishte edhe Kosova ,nuk janë aplikuar ridelimitacione por vetëm demarkacione konform me kufinjët administrativë – shtetëror egzistues nga vitet 1945- 6 as që janë aplikuar ekskluzivisht elaboratet kadastrale gjatë proceseve të shënjimeve të linjave kufitare!
Në muaj të fundit ,Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e pat refuzuar me të drejtë kërkesën e Sllovenisë për të aplikuar kadastrin gjatë demarkimit të kufirit kontestues slloven - kroat (...cadastral limits were required to conform to the boundaries of the republics so that if a cadastral limit diverged from the legal limits of the republic it was the cadastral limit....)
Aktualisht, Sërbia nuk e pranon kërkesën e Kroacisë për zgjidhjen e kontestit kufitar sërb – kroat sipas kadastrit! Një pjesë e madhe e territorit të Malit të Zi tej Çakorrit dhe Kullës nuk është e mbuluar me kadastrin malazez. Poashtu, një pjesë e territorit të Kosovës përgjatë kufirit kosovar – malazez paraqet vakum kadastral kryesisht në toka të pronësisë publike .
Kurdoherë , edhe sipas zgjidhjeve ligjore : Rregullore për Kadastrin Tokësor “ Gazeta Zyrtare e RFPJ-së”, nr.43- 525 si dhe Ligjit nr. 03- 1- 041 të datës 20. 02. 2008, kufiri kadastral i jashtëm përballë kufirit shtetëror fqinjë , vetëm kur përputhet me kufirin administrativ – shtetëror ,mund të konsiderohet adapt si kufi shtetëror. Madje, edhe në situata të tilla ,jo që është kufiri kadastral përcaktues i kufirit shtetëror ,por, i tillë konsiderohet për faktin se koincidentalisht përkon me kufirin administrativ – shtetëror!
Në rastin konkret , kritere parësore për demarkacionin kufitar kosovar – malazez ishin dhe mbetën të jenë strukturat gjeografike , gjeostrategjike, gjeohistorike, hidrologjike, socioekonomike ,etnike, Uti Possidetis-i dhe parashkrimi fitues. Të dhënat kadastrale në kompleksin dhe kontekstin e tillë mund të shërbejnë vetëm si elemente konvencionale plotësuese e ndihmëse, por kurrsesi , askund dhe asnjëherë, nuk ishin dhe nuk mund të jenë as si një nga kriteret standarde për delimitacione as për demarkacione kufitare.
Edhe për faktin se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ka ricaktuar kufirin e caktuar më parë në vendin e shënjimit e tij në terren dhe këtë e ka bërë vetëm sipas kufinjëve të zonave kadastrale por jo të kritereve standarde në fjalë , pos defekteve e dështimeve tjera , punën e tij e bën politikisht të dëmshme dhe juridikisht nule!
Sëpakut nga shkaku i këtyre shtatë dështimeve materjale e formale gjatë punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion e rrjedhimisht të defekteve përkatëse të materjaleve të punës së tij, rezulton se Marrëveshja për Kufirin Shtetëror Ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i RK-së!