VETTING-u do ta mposhtë AntiVETTING-un e krimit dhe korrupsionit

Opinione

VETTING-u do ta mposhtë AntiVETTING-un e krimit dhe korrupsionit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:33
Skënder S.Kapiti

VETTING-u është antikrimi, Ligji dhe drejtësia ligjore dhe ajo demokratike i cili do ta mposhtë antiVETTING-un  e krimit dhe të politikës e të drejtësisë së kriminalizuar në Shqipëri. Një ligj VETTING duhet miratuar si një urgjencë kombëtare edhe në Kosovë.

Ky titull ka domethënien  se gjithkush duhet dhe do t’i nënshtrohet VETTING-ut dhe gjithkush është më i vogël dhe nën autoritetin e Ligjit, dhe të parët që të përgjigjen para tij duhet të jenë ata të cilët e çuan në falimentim ligjin dhe drejtësinë në Shqipëri por edhe në Kosovë , dhe që janë: politika, politikanët dhe drejtësia shqiptare të cilat në Shqipëri e Kosovë  identifikohen me kryetarët pronarë të partive politike më të mëdha, vullnetit autoritarist të të cilëve prej 25 vitesh u binden dhe u nënshtrohen partitë, deputetët, pushteti, drejtësia, ligji, shteti dhe demokracia, por edhe krimi e korrupsioni.

Pengesa kryesore për miratimin e ligjit te VETTING-ut në Shqipëri ishte politika shqiptare e privatizuar dhe sunduar nga Berisha, Rama dhe Meta. Te tre keta akuzojne ashper njeri-tjetrin per krim , korrupsion , abuzim , vjedhje dhe shperdorime te renda me pushtetin si dhe për kapje të shtetit dhe të drejtësisë.

Të tre propagandojne se jane për VETTING-un dhe njëkohësisht akuzojnë po njëri-tjetrin se e pengojnë dhe nuk e duan VETTING-un.

Pra vetëm këto do të ishin mjaftueshëm për të vertetuar se këta janë autorët kryesorë që e penguan dhe nuk e duan VETTING-un në Shqipëri  sepse kanë shumë frikë se ky ligj do t’i dërgojë ata përpara drejtësisë ose minimalisht do t’i detyrojë ata që të largohen nga politika duke filluar kështu edhe dekriminalizimi real i politikës.

Nëse politika është e kriminalizuar dhe e mbushur me individë me rekorde kriminale ,pyesim se kush janë autorët të cilët i zgjodhën dhe i promovuan këta individë në parlament, në pushtet, në administratë , në polici, në prokurori, në gjykatë  dhe kudo prej 25 vitesh?! Dhe jo vetëm kjo por edhe tjetra që janë akuzat e këtyre të treve dhe të suitave dhe oborreve“besnike” respektive rreth tyre ndaj njëri-tjetrit si të lidhur me krimin, me korrupsionin, me vjedhjen dhe me drogën,atëhere pyesim dhe të mos çuditet askush se a nuk duhet që dekriminalizimi dhe VETTING-u të fillojë me këta ? !

Këta individë duhet të shkojnë përpara drejtësisë, pasi drejtësia, pra prokuroria dhe VETTING-u ka fakte për këtë, dhe këto fakte janë së pari  vetë  akuzat  e ndërsjellta publike që këta të tre i kanë bërë prej vitesh dhe akoma edhe tani  kundër njëri-tjetrit për lloj-lloj krimesh, abuzimesh , shpërdorimesh  e korrupsioni; denoncime dhe akuza të cilat i kanë bërë në media, në parlament , te ndërkombëtarët dhe nëpër fushata elektorale.

Miratimi i Ligjit të VETTING-ut si dhe zbatimi i tij i cili tashmë ka filluar nga Prokurorja e Përgjithshme e porsa zgjedhur  do të jetë i sukseshëm sepse  do të monitorohet ndërkombëtarisht, nga SHBA dhe BE gjë e cila tani e tutje do t’ia pamundësojë politikës shqiptare që ta mposhtë VETTING-un, ligjin, drejtësinë dhe Kushtetutën.

VETTING-u tashmë do të zgjidhë  mosbarazimin politika +krimi +korrupsioni> Ligji duke e zëvëndësuar  atë me politika +krimi +korrupsion < VETTING  ose me barazimin se gjithkush do të përgjigjet njëlloj para ligjit dhe askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë pavarësisht statusit politik, juridik,pasuror, ekonomik, trashëgimor etj., pasi Ligji në një shtet modern dhe në demokraci është i pasfidueshëm, ligji është më i madh se politika, pra VETTING-u mbi politikën dhe jo politika mbi VETTING-un. VETTING-u do ta pastrojë dhe do ta  shërojë politikën shqiptare duke e ndëshkuar pandershmërinë, krimin, korrupsionin dhe degjenerimin e saj.  Këtë duhet ta zgjidhë edhe Kosova

Ligji (VETTING-u) është ilaçi i demokracisë  i cili lufton virusin e pandershmërisë, krimit,vjedhjes  dhe të korrupsionit të politikës , virus  i cili e infekton dhe e sëmur demokracinë dhe që e kërcënon shtetin  si dhe sovranitetin e individit dhe të shoqërisë.

Këta të tre duhet t’i nënshtrohen VETTING-ut duke u nisur nga fakti se procesi i Dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe Reforma në Drejtësi u nxitën nga SHBA dhe nga BE pas publilkimit nga mediat në shtator 2015 ,  të një raporti sekret ndërkombëtar të OSBE-së të lidhjeve kriminale të Ramës,Metës dhe Berishës, si dhe të një grupi mbi 30  politikanë  të lartë për dyshime të forta të lidhjeve të tyre direkte dhe indirekte me krimin e organizuar, trafiqet, drogën dhe kontrabandën. Përgjithësisht në atë raport përmënden akuza ndaj Berishës, Ramës dhe Metës të cilat i kemi dëgjuar edhe nga vetë ata për njëri-tjetrin gjë që do të thotë se ato janë të vërteta por që bëhen  apo janë bërë prej tyre vetëm pë konsum mediatik dhe propagandastik momental, gjë e cila do të thotë se ata në asnjë mënyrë nuk e dëshirojnë VETTING-un pasi ata së pari duhet të jenë objekt shqyrtimi dhe hetimi nga SPAK dhe nga strukturat e tjera  të VETTING-ut po t’i referohemi rasteve tronditëse dhe rrënqethëse për atë se çfarë flitet mbi ta në Raportin e OSBE-së( Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).

Duke u përballur si SHBA ashtu edhe BE me këtë realitet kriminal dhe korruptiv të politikanëve kryesor në Shqipëri dhe të sistemit të saj të drejtësisë  e cila përbënte pamundësinë absolute për ndërtimin e shtetit ligjor e demokrati në Shqipëri si dhe bënte të pamundur integrimin e Shqipërisë në BE atëhere si të vetmen mundësi për ta ndihmuar popullin shqiptar dhe integrimin e tij në BE, SHBA ndërmorën një veprim të madh historik, atë të Miratimit të Ligjit të VETTING-ut që për nga rëndësia është jetik për shqiptarët, është  një Çlirim i dytë i shqiptarëve, si një Çlirim prej vargojve të krimit të politikës dhe të padrejtësive të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat