Skandalet e Kryeministrit Ramush Haradinaj

Opinione

Skandalet e Kryeministrit Ramush Haradinaj

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:30
Ragip Guraziu

Gorillat nuk din të veprojnë ndryshe. Nga katundi në kolltuçe, e pushtetarit është diçka që ëdo person në mentalitet rural e ënderron. Dhe kur vjen aty nuk i ha palla për tjetër gjë vetëm për vete.Ky është" solidariteti"i kriminelëve në mes vete?! . Kata,edhe haptas e mbrojnë,e ndihmojnë dhe e afirmojnë krimin."Qka ka te keqe ketu"?! Do të thoshin kriminelët,prapa grilave…..

Mbajtja e një minute heshtjeje për vrasjen e të dënuarit për krime lufte Oliver Ivanoviç, po konsiderohet si një veprim skandaloz, i bërë nga Qeveria e Kosovës. Aq më shumë ku  ka krahasuar Ivanoviqin me Jonuz Musliun,ndrroi jetë para pak ditësh, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Që nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016,etj. Deklaratë.Ish-diplomati amerikan, Xhejms Rubin kishte deklaruar afër pesë vite më parë, se shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti.Ndërsa, ditë më parë një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati  amerikan, WilliamWalker. Formimi i ushtrisë, shfuqizimin e Speciales,etj etj,nuk po japin mesazhe frytëdhënse për Kryeministrin e Kosovës,Ramush Haradinaj.

Mbajtja e një minute heshtjeje për vrasjen e të dënuarit për krime lufte Oliver Ivanoviç, po konsiderohet si një veprim skandaloz, i bërë nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë veprim të shëmtuar, pushtetarët tanë edhe një herë dëshmuan se për interesa dhe qëllime të tyre janë në gjendje ti ofrojnë edhe një lëndim tjetër familjarëve të të vrarëve. Halit Barani, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, i cili njëherësh edhe posedon dëshmi për krime lufte, ka thënë për “Bota sot“  se veprimet e Qeverisë së Kosovës, e cila mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanovicin, janë skandaloze.

Sipas Beranit, Oliver Ivanoviç ka qenë kryekriminel dhe ka marrë pjesë në tri masakra, kur janë vrarë 49 shqiptar ku pikërisht Ivanoviç ka qenë urdhërdhënës.

“Një nga masakrat që është bërë në Mitrovicë unë kam qenë vet dëshmitar okular në datën 16 prill 1999 tek vendi i quajtur “ tek Shelnjet” ku Oliver Ivanovic ka qenë urdhërdhënës dhe kryerës i vrasjes së 8 shqiptarëve. Pastaj, me datën 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, Oliver Ivanoviç ka qenë urdhërdhënës ku janë pushkatuar 10 shqiptarë civil, brenda nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre. Po ashtu, në mesin e të pushkatuarve ka pasur gra e fëmijë e në mesin e tyre ka qenë edhe një fëmijë 13 vjeçar Nderim Nexhemdin Ajeti. Pastaj me datën 14 prill kur janë pushkatuar 31 shqiptar,  po ashtu Oliver Ivanovic ka qenë urdhërdhënës dhe Këshilli në Mitrovicë posedon shumë deklarata të dëshmitarëve okular, të cilët i kanë deponuar të gjitha këto vepra  në Këshill, përkatësisht këto krimet që i ka bërë Oliver Ivanoviçi bashkë me kriminelët tjerë. Prandaj, mendoj se është lëndim shumë i rëndë i familjeve të atyre viktimave që të behët kjo ceremoni (një minutë heshtje) nga udhëheqësit e Republikës së Kosovës, sepse një minutë heshtje për një kryekriminel që ka bërë krime mbi popullatën shqiptare është me të vërtetë e padrejtë”, ka thënë Barani.

Por kush ishte Jonuz Musliu që e krahazuan me Ivanoviqin,pikrisht Kryeministri Haradinaj i përkrahur nga të gjithë aty të pranishmit ku askush nuk reagoi?!

Jonuz Musliu për Sputnik: President kam Ramën e Thaçin, kryeqytet Prishtinën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik ku ka folur për Shqipërinë e Madhe, të drejtën historike të shqiptarëve dhe për atë se si duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe bashkë me to edhe Lugina e Preshevës.

Musliu ka dalur më mbështetje të deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçit për atë se nëse jo në Bashkimin Europian, atëherë shqiptarët duhet të bashkohen në një union.

Musliu është pyetur nga Sputnik se kush është presidentin i tij, Aleksander Vuçiq, Edi Rama, apo Hashim Thaçi.

“Është edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Musliu për Sputnik, njofton Vesti Online.

“Pra Vuçiq nuk është presidenti juaj, përkundër se jeni qytetar serb?”, është pyetur Musliu, për t’u përgjigjur më pas; “Ai është serb, s’mund të jetë”.

I pyetur përse shprehet në këtë mënyrë kur ai zyrtarisht jeton në Serbi, Musliu është përgjigjur se vullneti i popullit të Luginës së Preshevës është që të jetojnë në Kosovë dhe se ai e konsideron për kryeqytet të tij Prishtinën.

Sputnik: A nuk mendoni se deklarata të tilla janë kundër rendit kushtetues të Serbisë?

Musliu: Ky është vullneti i popullit. Unë kam qenë i veshur në uniformë ushtarake, ndaj nuk kam frikë për deklarata të tilla. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Vaki pas vakive

Ambasada Amerikane: Dorëzohuni nga përpjekjet për shfuqizimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin që ka mbajtur këto ditë ka vendosur me vota anonime ta dërgoj në Qeverinë e Kosovës nismën për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pas këtij vendimi, ambasada amerikane  ka kundërshtuar përsëri propozim ligjin dhe çdo përpjeke për ndryshimin dhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiak që të braktisin çdo ide shfuqizimin apo rinegiciimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara.  Ne kundërshtojmë propozimligin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Një muaj më parë një grup deputetësh të pozitës tentuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Mirëpo duke mos marrë mbështetjen nga opozita dështoi ky tentim, që pati kritika të mëdha nga miqtë ndërkombëtarë. Pas gjithë kësaj nisme, të mbështetur nga tre liderët, presidneti Hashim Thaci, Kryeminstri Ramush Haradinaj, e kryeparlamnetari Kadri Veseli, LDK e Vetëvendosja nuk e mbështeten iniciativën e deputetëve të pozitës për të rrëzuar Gjykatën Speciale e cila kaloi përmes Kuvendit, dy vite më parë.

Ky tentim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale u kritikua mjaftë shumë nga ndërkombëtarët, që kërkuan të mos merret një hap i tillë, që do të kthente mbrapa Kosovën dhe të izolonte të ardhmen e saj.

Që nga 2013-ta nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë. Kosova ka mbetur pa e themeluar ushtrinë dhe kjo për shkak të refuzimit të votës nga Lista Serbe. Të gjendur në këtë situatë institucionet e Kosovës, gjatë këtij viti synuan që ushtrinë ta bëjnë me anë të ndryshimit të Ligjit për FSK-në, por edhe këtë nuk e arritën.

Distancohen veteranët e UÇK: Deklaratat kundër ambasadorit të USA nuk janë tonat

Pas deklaratës së sekretarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka quajtur ‘palaço’ Ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”, është distancuar nga kjo deklaratë.

Godanci e ka quajtur skandaloze deklaratën e Haradinajt, dhe ka i ka kujtuar që këto deklarata që ai ka bërë, janë deklarta personale, e jo të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka shkruar se ndoshta për Haradinajn, Delaëie është një palaço, por për të (Godancin) ka thënë se është Amerika dhe i ka kërkuar të kuptojë që kur flet Delaëie, flet Amerika.

Deklarata e nënkryetarit të OVL UÇK’së Nasim Haradinaj, ku ai e quajti “palaço” ambasadorin amerikan në Prishtinë Greg Delaëie është bërë lajm edhe në mediat serbe.

Njëra prej portaleve dhe gazetave më të mëdha në Serbi, Blic ka shkruar për deklaratën e Haradinajt, e cila sipas portalit erdhi pas presionit që ambasadori amerikan është duke bërë që deputetet e Kuvendit të Kosovës të mos e shfuqizojnë Gjykatën Speciale,

Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli“Krahu i luftës” në politikë ka hyrë për interesa personale

Udhëheqja e vendit nga klasa politike e dalë nga lufta duhet të ndryshojë, kjo është një kërkesë që ndërkombëtarët e kanë përsëritur pothuajse vazhdimisht.

Ish-diplomati amerikan, Xhejms Rubin kishte deklaruar afër pesë vite më parë, se shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është ose bëhet shumë vonë, por ata nuk e dëgjuan këshillën e tij.

Ndërsa, ditë më parë një deklaratë tëngjashme e ka bërë edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, WilliamWalker.

Walker ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale në Kosovë, duke thënë se gjërat nuk janë duke ndryshuar dhe se Kosova ka nevojëpër një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë, duke drejtuar një mesazh të qartë për liderët në Kosovë.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë.Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh”, ka pohuar ai.

Deklarata të tilla janë të mirëpritura nga opozita, ndërkaq analistët politikëkanë thënë se Kosova ka nevojë për politikanë të pakorruptuar.

Për fund..

Mbajtja e një minute heshtjeje për vrasjen e të dënuarit për krime lufte Oliver Ivanoviç, po konsiderohet si një veprim skandaloz, i bërë nga Qeveria e Kosovës. Aq më shumë ku  ka krahasuar Ivanoviqin me Jonuz Musliun,ndrroi jetë para pak ditësh, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Që nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016,etj. Deklaratë.Ish-diplomati amerikan, Xhejms Rubin kishte deklaruar afër pesë vite më parë, se shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti.Ndërsa, ditë më parë një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati  amerikan, WilliamWalker. Formimi i ushtrisë, shfuqizimin e Speciales,etj etj,nuk po japin mesazhe frytëdhënse për Kryeministrin e Kosovës,Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat