Viti 2018-Viti i Vetting-ut, faleminderit SHBA!

Opinione

Viti 2018-Viti i Vetting-ut, faleminderit SHBA!

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 27 janar 2018 Në ora: 08:29
Skënder S.Kapiti

Vazhdim…Çdo epokë dhe çdo kohë ka heronjt e protagonistët e vet, ka historinë e vet, krijon “mitet” dhe të shënjtët  e vet që janë ata të cilët kanë dhënë nga vetja e tyre për të mirën e atdheut dhe të kombit.

Me të kaluarën e lavdishme ,me ngjarjet dhe me sakrificat e shqiptarëve në të shkurën nuk është ndonjë mjaftueshmëri e konsiderueshme dhe as kryesore që i shërben të së tashmes, brezit të sotëm; por, kryesore dhe vendimtare është se: çfarë bëjmë ne SOT për veten tonë, për zhvillimin tonë, për demokracinë ,për mirëqënien dhe për integrimin në këtë kohë modern e cila ecën përpara dhe përshpejtueshëm.

Në Historinë botërore ka shumë shëmbuj që perandori, mbretëri dhe popuj të lavdishëm kanë rënë kur I ka pllakosur  padrejtësia por  edhe janë zhdukur dhe asimiluar sepse në momentet kohore të mëvonshme nuk u gjënden dhe nuk i përballuan sfidat e reja që kërkonte ndryshimi.

Politika dhe politikanët shqiptarë vetëm sa kanë manipuluar e spekuluar për të përfituar dhe sa për të marrë pak shkëlqim prej sakrificave dhe prej heronjve tanë kombëtarë, p.sh. siç bëjnë edhe sot politikanët e këtij tranzicioni, të cilët ua kanë bërë dhe shkaktuar gjithë këto të zeza dhe fatkeqësi shqiptarëve; dhe në raste kremtimesh festash kombëtare, fetare  e deri edhe pagane e ceremoni te tjera  ata kudoduken dhe na dalin të parët, edhe si flamurtarë të patriotizmit e kombëtarizmit, vetëpredikohen si moralistë dhe fetarë, si zëmërmirë dhe të dhimbshëm.

Politikanërt e paturp shqiptarë janë shumë të pabesë dhe hipokrit dhe mosmirënjohës edhe ndaj aleatit tonë të madh jetik e strategjik , SHBA-ve, të cilët proamerkanizmin e kanë vetëm fasadë dhe retorikë pasi ndryshe dhe me pabesi veprojnë, dhe do të ishte mjaftueshëm fakti se si politika shqiptare bëri lloj-lloj pengesash dhe akrobacish kundër miratimit Ligjit të VETTING-ut,ashtu sikurse edhe vazhdon akoma.

VETTING-u është jetik për shqiptarët, dhe të jesh kunder e ta pengosh VETTING-un do të thotë se je kundër shqiptarëve, kundër, ligjit, kundër drejtësisë dhe kundër integrimit dhe njëkohësisht je edhe kundër aleatit dhe mikut më të madh të shqiptarëve ,SHBA-ve të cilët  e detyruan politikën shqiptare që ta miratojë VETTING-un sepse ai u shërben vetëm shqiptarëve.

Sot, si mite moderne, si ide e visione  për shqiptarët janë  zhvillimi e progresi, mirëqënia, ndërtimi i shteti ligjor dhe modern, zhvillimi dhe konsolidimi i lirive dhe i të të drejtave të njeriut; janë demokracia dhe integrimi , dhe janë SHBA-të si tempull lirie e demokracie, por sidomos për shqiptarët SHBA  janë  miku më i shtrenjtë dhe i pazëvëndësueshëm i tyre. Prandaj them se viti 2018 duhet të jetë Viti i VETING-ut, implementimi dhe zbatimi  i tij. Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët.

Nuk ka nevojë Europa dhe nuk bindet e as nuk e merr në konsideratë  ajo të shkuarën se kush kemi qenë dhe sa të lavdishëm kemi qenë, nuk integrohemi në Europë  me biografitë e Heroit Kombëtar Skënderbeu dhe as të Nënë Terezës, dhe aq më tepër  akoma kur këtë “prezantim”të lavdisë sonë kombëtare e bëjnë politikanët dhe pushtetarët shqiptarë të mbushur me zullume, padrejtësi, korrupsion, hajni dhe me tradhëti.  Mirënjohja më e mirë dhe respekti për historinë, për kontributet dhe sakrificat e heronjve dhe të njerëzve të shquar të kombit tonë tregohet vetëm atëhere kur  dhe poqese ,Ne të sotmit, kontribuojmë dhe përkushtohemi duke i shërbyer vetes, interesave kombëtare dhe shtetit e kombit tonë vetë ne  SOT. Kur ta duam veten tonë atëhere do të binden edhe të tjerët në Europë se i duam edhe ata , prej të cilëve atëhere do të marrim edhe besim dhe respekt.

Sa keq ndjehesh kur dëgjon dhe shikon të  flasin këta të tillët politikanë, pushtetarë dhe kryetëparët tanë të sotëm , që veprojnë e punojnë vetëm për veten e tyre, të cilët: dëmtojnë, vjedhin, korruptojnë, mashtrojnë  e spekulojnë, dhe kur po këta,   në emër dhe  për krenarinë kombëtare, për heronjt kombetarë dhe për sakrificat e shqiptarëve flasin dhe spekulojnë  me to me hipokrizi në përpjekje  për të privatizuar edhe prerogativat e patriotit dhe të kombëtarit. Sa keq ndjehen qytetaret kosovare kur degjojne nga goja e hipokritëve dhe e spekulatorëve politik dhe te pushtetit të cilët manipulojnë dhe e shfrytëzojnë për përfitime politike ,pushteti dhe për interesa personale luften çlirimtare të UÇK-së, si dhe kur dëgjojmë  po nga mashtruesit dhe spekulantët politikë  të cilët spekulojnë me veprën e madhe të  Ibrahim Rugovës

 Patrotizmi i cili bëhet me dukje dhe sipërfaqshëm  dhe të cilin kanë mundësinë ta bëjnë të pushtetshmit,politika, mediat e intelektualët mercenarë është patriotizëm fals i  cili  bëhet për të mashtruar popullin, opinionin dhe për të mbuluar dhe justifikuar padrejtësitë, korrupsionin, vjedhjen dhe tradhëtinë e tyre.Këta janë po ata të cilët nuk e duan VETTING-un, këta janë fanatikët dhe “elita” e establishmentit të  mosndryshimit të cilët nuk e duan të renë ,ndryshimin dhe as progresin e integrimin për të cilat kanë nevojë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët SOTkudo ata janë. Kundër këtyre dhe për pastrimin e politikës , të pushtetit dhe të drejtësisë duhet të zbatohet VETTING-u, këtë duhet ta mbështesë shoqëra shqiptare fort ,pasi kemi në krah SHBA-në, dhe VETTING-u është një Reformë e pakthyeshme pavarësisht kundërveprimeve e reagimeve dëshpëruese të krimit, korrupsionit ,padrejësisë dhe paligjshmërisë së politikës dhe të drejtësisë së kriminalizuar dhe të korruptuar të cilat do t’i ndëshkojë VETTING-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat