Mediet ruse të kontrolluara nga Kremlini, i injoruan protestat e së dielës

Opinione

Mediet ruse të kontrolluara nga Kremlini, i injoruan protestat e së dielës

Nga: Sherif Ramabaja Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:16
Sherif Ramabaja

Para pak ditësh  në një emision qendrorë informativ gjerman u dha një reportazh, ku njerëz eminent ishin prezent te Putini. Njëri nga ata u ankua se nëse vazhdohet edhe më tutje në këtë mënyrë, shumë personalitete do ta braktisin Rusinë. Nuk ka ndryshime pozitive. Perspektiva është baras me zero etj. Shumëkush valixhet i ka të gatshme për tu larguar nga këtu, vazhdoi ai. Putini i skuqur në fytyrë iu drejtua të pranishmëve : Shikoni se ç po ndodh në Evropë. Pastaj Brexiti. Shikoni si është gjendja në Amerikë. Aty për aty Putini u mundua ta largoi vëmendjen nga problemet në shtetin e tij dhe të pranishmëve tu hidhte hi syve.

Reportazhi vazhdonte më tutje me njerëzit eminent që tashmë ishin larguar nga Rusia. Jemi ngopur me propagandën e përditshme, korrupsionin dhe pa perspektivën. Nuk duam që fëmijët tanë të rriten në një ambient të tillë ku nuk ka liri të fjalës, informimit dhe iniciativës vetjake. Këtu ku jemi larg Rusisë askush nuk na kërkon ryshfet dhe nuk na bën pengesa në biznesin  tonë. Përkundrazi, na ofrohet ndihma në çdo aspekt. Kështu shpreheshin ata që tashmë ishin larguar nga Rusia.

Sot mediet ruse njoftonin për rritjen e Senës në Paris. Borë në Moskë. Për pianistin rus në New York dhe gjëra të tjera. Asnjë fjalë për protestat e së dielës kundër Putinit dhe thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve për President në marsin e këtij viti. Protestat ishin organizuar në 118 qytete të Rusisë. Ishin burgosur gjithsejtë 257 persona, e në mesin e të burgosurve ishte edhe organizatori i tyre Alexej Nawalny. Në mëngjes byrotë e tij ishin demoluar nga policia dhe shume bashkëpunëtorë të tij ishin burgosur. Si arsyetim për demolimin e byrove,  policia thoshte me injorancë se po kërkonin një bombë. Në një kohë të ftoftë e me acar, nëpër qytete të ndryshme ishin tubuar me mijëra vetë. Porosia ishte: nëse rrini në shtëpi duhet ta duroni edhe gjashtë vite të tjera Putinin. Informacionet epeshin vetëm nëpër rrjetet sociale, sepse ato shtetëroret jo vetëm që i injoronin, po i heshtnin këto ngjarje, sa një pjesë e popullit rus vetëm më vonë mund të dëgjoi, se ka pasur protesta të tilla.

Rusia e Putinit jep neper bote miliona për propagandën e tij, kurse realiteti i mjerimit të popullit të tij më së miri shihet në vetë Rusinë e sotme. Skandali i dopingut me sportistët rusë, e tronditi tërë botën, ku u vërtetua se Putini kishte njohuri për këtë gjë. Atij i interesonte vetëm që kombi rusë te korrte  suksese në sportin botërorë dhe të jetë dominues. Atë nuk e brengoste se kjo në botën demokratike quhet kriminalitet. Sot turpi më i madh është kur sportistët rusë janë bojkotuar nga Lojërat Olimpike, ose ata që lejohen për të marr pjesë nuk kanë të drejtë, të paraqiten me flamurin rus. Ky është realiteti i sotëm rus,  përpjekja për të shkaktuar kaos, si në Evropë po ashtu në Botë.

Kësaj radhe gjatë protestës, të së dielës organet e rendit kishin kujdes që të mos binin në sy, sidomos gjatë ndërhyrjes. Gjatë arrestimeve kihej kujdes po ashtu që sa më pak dhunë të shfaqej ose ajo të minimizohej. Navalni, udhëheqësi opozitar edhe pse u burgos u lirua pas disa orësh. E gjithë kjo bëhej më sa më pak zhurmë, që të mos  raportohej për imazhin i keq rus, në prag të zgjedhjeve presidenciale që po afrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat