Populli në robëri e ambasadorët shqiptarë për paqe e qetësi

Opinione

Populli në robëri e ambasadorët shqiptarë për paqe e qetësi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 13:46
Sulejman Mehazi

O ju "Këshillues Shqiptarë të Paqës", ju të vetëshpallurit "Ambasadorë të Paqës", a jeni në mend çfarë jeni duke bërë!?, a si vëreni mjerimet e shumanëshme shqiptare, sy keni e s'shihni, ju ka verbuar lakmia endrrimtare ambasadoriane diplomatike, mendtë keni e s'mendoni,  mendjemadhësia e karriera e rrejshme ua ka errësuar  mendjet në tru. Ose shtireni ose planet tuaja të errëta nuk ua mundësojnë të shikoni e vëreni përpara, mbrapa, djathtas e majtas shëmtirat degraduese pasiko-fizike shqiptare, rreziqet politike, sociale e morale, largimet e dëbimet vullnetare nga tokat shqiptare, zbrazje të qyteteve, shkollave e familjeve. Ju kërkoni paqë diplomatike, mu tani kur populli ka nevojë për vrapime, e lëvizjeve terapeotike trupore, morale, politike e ekonomoke. Ju kërkoni paqë për robërinë shqiptare.

Ç'është kjo marri, ç'dodh me ju?, pse kështu?, deri dje patriotë kombëtarë,  sot "Ambasadorë Paqësorë", deri dje shkrime të ashpra kundër padrejtësive shqiptare, sot të qetë, të heshtur e paqësorë kundër të drejtave shqiptare; deri dje ftesë popullatës shqiptare për demostrata e mitingje, ftesë politikanëve shqiptarë për krijimin e ushtrisë shqiptare në Maqedoni, e sot "Ambasadorë të Paqës Shqiptare në Maqedoni",

Tani e tutje me shkrimet tuaja do bëni ftesë për paqë me  fqinjët tanë sllavë, me Europën e SHBA-në, me vrasjet, burgosjet, malltretimet shqiptare.
Ka diçka këtu, mos ndoshta lëpyerje partiake Zaeviane, ndoshta për inat të Ali Ahmetit, t'ia bëni me dije se ja, ne jemi "Ambasadorë të Parë të Paqës Shqiptare", apo ndoshta mos bëni  përgatitje të një partie të re me emër: "Partia e Ambasadorëve Shqiptare për Paqë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat