Po ndërtohet dogana te tuneli i Kalimashit ku do të paguhet taksa e ‘Udhës së Kombit’.
Taksa për të hyrë në Udhën e Kombit do të paguhet domosdo. Nuk mund të lejojë më Shqipëria që serbët ta shkelin territorin e Shqipërisë pa paguar as 5 euro. Nëse nuk duan të paguajnë 5 euro, mos të udhëtojë askush nëpër ‘Udhën e Kombit’ sepse ajo udhë është ndërtuar pa dëshirën e Edi Ramës.
Kosova duhet të paguaj takse rruge për të hyrë në Shqipëri, në tokën e zanun prej Edi Ramës. Edhe Shqipëria duhet të paguajë takse udhe për të hyrë në Kosovë. Takse këto vetëm për Udhën e Kombit që u ndërtua me taksat e shqiptarëve.
Taksuesit e sotëm të ‘Udhës së Kombit’ që bashkon shqiptarët, nuk e ndaluan atë botë ndërtimin e saj megjithëse ulërtiten deri tek Zoti se u dukej udha e gjerë, u dukej udhë për në planetin Mars, dhe e donin të ngushtë. Sot duke e taksuar kalimin nëpër atë udhë, duan ta vështirësojnë përdorimin e kësaj udhe, t'ua vështirësojnë shqiptarëve atdheun, të cilin e ka zënë e do me zënë edhe shume Edi Rama. (Atdheu jane zyrat e shtetit, postet, gjykatat, prokuroria... dhe Rama i don te tera per te vetet, per te tijte...).
Makinat e udhëtaret që hyjnë nga Greqia, Maqedonia, Mali i zi, Italia nuk paguajnë kur hyjnë e dalin ne Shqipëri. Kush hyn nga Kosova në Shqipëri e kush hyn nga Shqipëria në Kosovë do të paguaje takse minimalisht 5 euro.
Banoret e zones se mallkuar verilindore, te shpallur gjithmonë si zona me e varfër e vendit, si zona e treguar me gisht domosdo e varfer, qe ne fakt nuk është më e varfër, përkundrazi, se ne atë zone eshte prodhuar e prodhohet energjia elektrike per gjithe vendin dhe minerelet per gjithe vendin, e jo domatet e specat... pra keta banore do te duhet te paguanje me ardhe ne Tirane dhe me u kthye ne Kukes, Tropoje, Has. Keto banore jane te mallkuar sepse asnjehere nuk kane qene te lire te vijne ne Tirane gjate diktatures. Dhe Edi Rama nuk don te shpetojne nga ky mallkim keta njerez.
Keto banore jane te mallkuar sepse asnjehere nuk kane qene te lire te vijne ne Tirane gjate diktatures. Dhe Edi Rama nuk don te shpetojne nga ky mallkim keta njerez. Edi Rama e don Kosoven, veriun e vendit dhe bashkimin kombetar.