Ramë Buja e Jakup Krasniqi, trimat Utbines, si Muji e Halili

Opinione

Ramë Buja e Jakup Krasniqi, trimat Utbines, si Muji e Halili

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 7 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Ramë Buja e Jakup Krasniqi

Në kalendarin tim e pash se para një viti paskna lexua një shkrim sa qesharak po aq edhe të pavërtetë me titull: ”Buja tregon se si shkuan të armatosur në Rambuje dhe si e mori vesh Rugova këtë” dhe një të djeshit, 6 shkurt 2018 , të Jakup Krasniqit, ” Krasniqi për tre liderët e vendit: Nëse rrëzohet aeroplani, shpëton Kosova.

Edhe Jakupi edhe Rama të dytë kanë titullin shkencor ”Doktor” dhe të dytë janë ndarë nga ”nëna parti”, partia ”demokratike” e Hashimit.
Më erdhi keq për këta dy burra e aq mëq keq më erdi keq për titujt që i mbajnë në qafë për së rândi. Por kësi tituj kanë shumica e ”komandantëve” të uçk-së duke filluar nga Azem Syla.

Por të dalim aty ku e lam, se si shkuan delegacioni i Drenicës të ”armatosur” në Rambuje. Bile ” Ramë Buja ka thënë se si pjëstar të UÇK-së dhe delegacionit të Rambujesë kishin kërkuar që atje të udhëtonin me uniforma dhe të armatosur”

Ta dëgjojmë edhe pakëz agen Bujë.  “Pastaj për shkaqe të sigurisë kërkuam që atje të shkojmë me armë dhe na u tha ‘PO’. Armët iu thamë se duam t’i kemi me vete se nuk duam që të na marrin të gjallë. Armët i kishim edhe në Ramubje edhe në pjesën e dytë të konferencës në Paris”.

Mund të jet kështu por pse me armë me shkua në Rambuje, Ramë Buja?

Po aq trima ishit ju sa pa armë nuk e luanit kâmben a?

Kjo po shihet se edhe tashnë festa që vetëm ju i keni të shumti, kur po ju këndohen këngë, ju pe kallni me alltia e me pushkë të gata, Këto armë që iu kishin mbetur si ”trofe” nga ”lufta”, për mos iu ndryshk ceva, ju po qitni per dritare. I pamë edhe te Fatmir Lima, pasi u shpallë i pafajshëm.

Aga Ramë, mos të mbetet hatri se dua me të pyet edhe diçka: Hashimi me ty e shumë harambasha e brithyn të tjerë që shkuat në Rambuje e në Paris të armatosur, pse nuk shkuat asnjëherë në Mitrovicën Veriore?

Aga Ramë, pse i dorëzuat armët dhe uniformat e ”ushtrisë” suaj, uçe -së dhe pranuat të ”transformoheni” në TMK, që nuk ishte tjetër pos nëse ndodh ndonjë fatkeqësi natyrore ose mbetet ndonjë makinë e juaja në lloq, TMK-ja të shkoj e ta nxjerr.

Aga Ramë, Jakupi i Drenicës na ka pas thënë se e ”kemi ushtrinë, me 30.000 mijë ushtarë dhe kemi me i çlirua të gjitha teritoret e okupuara shqiptare, e bile edhe Qamerinë.

Pse more aga Ramë i Drenicës së Pashës na rrejt atherë e po na rreni edhe tash?

Por ajo që më preku në zemër ishte Jakupi i Drenicës, nuk jam i sigurt a është i Drenicës së Pashës apo asaj të Kuqe. Jakup Kalemxhia paska thënë me ironi, me humor ” Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani?

Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje:

“Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!”.

Kështu është kur ti kesh shokët si Jakupin e Ramës, njëri “këndon” krahina, “kreshikëv” e tjetri vajton.

Literatura e përdorur.

http://botasot.info/aktuale-lajme/830985/krasniqi-per-tre-lideret-e-vendit-nese-rrezohet-aeroplani-shpeton-kosova/

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/651298/buja-tregon-se-si-shkuan-te-armatosur-ne-rambuje-dhe-si-e-mori-vesh-rugova-kete/

Për lexuesit e Botës dhe të portaleve të tjera që kanë publikua shkrimin tim ”Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë”  (e mërkurë, 07 shkurt 2018) që për shkaqe të panjohura, përveç disa gabimeve kisha harrua me ia kujtua Jakup Krasniqit se:

Ti Jakup përveç që i ke akuzua Ramiz Hoxhën e Selman Binishin si spiuj, bashkëpuntor të Serbisë ti ke thënë se edhe Jakup Kastrati e Cen Desku kanë bërë propganë nëpër fshatra që të mos luftojnë por ti dorzojnë armët. A mund të na tregosh: Cili fshatar ose fshat i ka dorëzua armët?

Qe po ta dërgoj një kopje nga ”organi i juaj”, Epoka e re se çka ke thënë ti e çka shkruan ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat