Ramiz Zekolli, fytë a fytë me Dobrica Qosiqin dhe Jovan Millutinoviqin

Opinione

Ramiz Zekolli, fytë a fytë me Dobrica Qosiqin dhe Jovan Millutinoviqin

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:08

Kjo ka ndodhë kur Parlamenti evropian përmbante vetëm 15 shtete, pasoi vizita e Dobrica Qosiqit, në atë epokë, president. Ishte i ftuar nga parlamenti me temën: Marrëdhëniet Kosovë- Serbi. Por bllacianit i doli punë edhe me Jovan Millutinoviqi, minister i puneve te jashteme.

Po mos t'ia fillojmë kështu, ky shkrim do e humbëte kuptimim

Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë… Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë… Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës – Asllan Fazlia – kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK – ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çështjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çështje dite. UÇK – ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK – ja që i bindi edhe njëherë shqiptarët se serbët i vret plumbi…”

Në të majtë të rrugës Prizren – Prishtinë, rreth kilometrit të tridhjetë, para se të fillojë ngjitja për në Qafë të Duhles, tre km pasi nis rruga për Malishevë, në prehër të atyre kodrave, shtrihet Bllaca, njëri ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Suharekës ( Therandës ). Ka mbi 600 shtëpia dhe mbi 500o banorë. Gojëdhëna thotë se Bllaca është formuar nga vëllezërit Nika, Selimi, Elezi e nipi i tyre Bogdani. Prej këtyre kanë dalë lagjet që janë sot : Gurazitë, Pirkat, Kronat, Kyqykët, Qollakët, Fangat, Iballat, Bllacët, Lezët, Bajraktarët, Lumët, Zekollët, Sukët, Hoxha, Bektesh e Kermen. Nga dokumentet e hershme kisha mësuar se Bllaca njihej e përmendej dendur në vitin 1348, kur flitej për Krisobulen e Deçanit.Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Rasti i Ramë Bllacës… Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. E rroku kënga. E rrokën brezat. Vranë Ramë Bllacën, por jo idealin për të cilin ai luftoi. Ai ishte luftëtari e prijësi i shqiptarëve që kundërshtonte reformën agrare të qeverisë serbe që donte t’ua merrte tokat shqiptarëve për t’ua dhënë kryesisht kolonëve serbe e malazezë që i ka sjellë herë pas here Serbia në Kosovë për ta populluar Kosovën shqiptarë edhe me serbë. Ai ishte politikani e luftëtari shqiptar që për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, për të mos e shpopulluar Kosovën me mjete të buta, kundërshtoi publikisht traktakin apo marrëveshjen e turpshme serbo – turke që detyronte shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi. Jo vetëm që e kundërshtoi, por punoi deri ditën që ishte gjallë, deri ditën që e vranë shkiet në pabesi, që të mos i lejonte shqiptarët të shpërnguleshin, që t’i bindte shqiptarët me të gjitha mënyrat se nuk duhet ta pranonin shpërnguljen dhe duhet ta kundërshtonin ashpër. Ai nuk punoi vetëm nëpër oda e kuvende për t’i bindur shqiptarët vetëm me fjalë, por, siç e dëshmojnë bllacjanët, në kohën më të rëndë të terrorit e reprezaljeve që bënin serbët për të shpërngulur shqiptarët për në Turqi, Ramë Bllaca ndërtoi kullë të re në Bllacë. Për ta dhënë shembullin vetë se nuk duhet t’i lëshojmë trojet, nuk duhet t’i lëshojmë kullat se ditë dhe kohë më të mira do të vijnë…Përfaqësues në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit

Janë gjashtë  arsye shumë të fuqishme që i bëjnë krenarë banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës (ish-Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohëve. Ali (Bllaca) Guraziu, përfaqësues në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohët më të zeza për shqiptarët. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca, i biri i Ramës dhe vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer bujtja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por, nga memorien e bllacianëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.Në këtë vit(1937),gjatë zhvillimeve të punive të parlamentit,qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi,trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve  të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua  në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’-tha Ramë Bllaca dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit,në sy të deputetëve.’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë,në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën;

Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-

Hiq imza nuk muj me dhanë-

Shqiptarët në Turki nuk mujnë me shku-

400 vjet me ta kemi luftue

Këtu,në fshatin e lindje Bllacë u brymos Ramiz Zekolli

Kend e sherben retorika per shkembimin e tokave tona me Serbine?

Kjo ka ndodhë kur Palamenti evropiane permbante vetem 15 shtete,pasoi vizita e Dobrica Qosiqit,ne ate epoke,president .Ishte i ftuar nga parlamenti me temen : Marrëdhianet  Kosovë- Serbi.

Me te filluar diskutimin filloi me retoriken Serbia e madhe qe ishte neveritese per shumicen e palamentareve prezente ne salle.Paraprakishte,mesova se delegacioni i tyre kishte tentuar

te iu shprndaje parlamentareve ato harta famekeqe.Te konsideruara si materiale propagantistike dhe kalim kompetencash te vizites zyrtare,menjanohen nga sigurimi.

Pra zoti Qosiq, ka lindur një fëmijë që  quhet REPUBLIKA E KOSOVËS

''Me që isha i njohtuar dhe i ftuar ga Bart Staes,mik konsekuent i Kosovës, kisha të drejtë  pyetje dhe replikë eventuale.Perparesia ishte pse punoja në Komisionin evropiane.Pas një debati të ashpër nga miqt tanë të shumtë,filluan pyetjet dhe replikat.Unë doja t'i beja pyetje pikante duke ruajtur urtësinë dhe ukuilibrin,të mos bie shenjestër agresivitet të tij shumë meskin. Intervenimi ishte me sa vijon:" Unë quhem Ramiz Zekolli ,shqipëtar nga Kosova i mergur që nga vitet 70-ta."ju kam lexuar"dhe jeni inteiektual dhe shkrimtar i nivelit shume të lartë.A jeni koshient se jeni në PE, ku gravitojnë 18 popujë të temparamentëve, përkatësive dhe ndiesive të ndryeshme politike,dhe si të tillë,çdo do herë gjejnë konsensues për tema të medha me vlera zhvillimore ,politike dhe civilizuese. Ndërsa Ju,me fundamentalizmin tuaj ortodoks,me gjuhën e ashpersisë praktiken e dhunës një popull që kërkon liri dhe të drejta ligjitimei si çdo popull tjetër në botë. A nuk eshte evropa një mozaik dhe mrekulli kombesh? Këtu në Belgjike medikalishte i sherojnë të gjithë,por për fëmije japin gjithëçka për t'i shpëtuar . Pra zoti Qosiq,ka lindur një fëmijë që  quhet REPUBLIKA E KOSOVËS.U çmend i tëri dhe me tha se isha irredentist i IBRAHIM RUGOVES. Nuk u ndjeva fare i fyer.

Sa për irredentist,nuk u merzita shumë se ishem trajtuar ,që kur ishem në moshë të re.Mësova se të nesërme në mëngjez, do të mbahej një konferencë shtypi në IPC. nga Qosiqi dhe....

Jovan Millutinoviqi,minister i puneve te jashteme. Per te nesermen, e informova Ganiun,mikun tim tani i ndjere.Nekonferencen per shtyp takuam edhe Eqrem Krasniqin,gazetar,icili tani punen IGK. apo në BALLKANIKA.

Pyetjet tona te pa rreshtura dhe efikase ,beren qe te nderpresin konferencen ne minuten e13- te.E kemi degjuar Millutinoviqin duke thene : Ajde idemo,nije nasha.Keto ishin pepjektet tona modeste te lobimit.

Prandaj, askuj nuk i lejohet qe te beje malvezime idenash per kembimtokash apo revidim kufijsh. kjo nuk behet me ndjenja kombetare dhe mendimesh shabllon.Integriteti yne nuk guxonte tekurret me. Kujdes,te mos ket renie në angranazhet e Serbise!

Kjo ka ndodhë kur Palamenti evropiane permbante vetëm 15 shtete,pasoi vizita e Dobrica Qosiqit,në atë epokë,president .Ishte i ftuar nga parlamenti me temën : Marrëdhianet Kosovë- Serbi.Por bllacianit i doli punë edhe me Jovan Millutinoviqi,minister i puneve te jashteme.

Ndryshe,Veprimtari për qështjen Kombëtare nga vitet e 70 jeton e vepron në Belgjik me dy vëllezërit e tij, Azizi I plagosur në Suharek nga çetnikët serb viti 1990,Ragipi,deputeti I LDK-së,pasi Daci formoi partin e re,iku për tek vëllezërit në Belgjik,që të tre idealist tëçështjes kombëtare,Ragipi edhe gjat luftës aktivist e Ramizi u dharit në radhët e UÇK-së,la Belgjikën për t’I dal zot Kosovës.

Autori është gazetar-analist I pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat