Të pangopurit që po e hanë Kosovën

Opinione

Të pangopurit që po e hanë Kosovën

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:49
Faton Mehmeti

Të gjithë ishin të gëzuar, Hashimi kishte hapur krahët e gllabërimit, derisa Pacolli i ekzaltuar sikur  kishte qëlluar “ thembrën e Akilit”. Kështu dukej përgjithësisht atmosfera në darkën e shtruar nga Pacolli. Në këtë shtëpi, Pacolli shpesh herë ka firmosur marrëveshje jo vetëm ekonomike, por edhe  politike. Kjo darkë ishte joformale, por, sigurisht se janë folur edhe tema të nxehta politika, e dikush mbase erdhi me kontrata në xhep për të pasuruar oligarkët e vet.

Për më tepër arsyet e mos pjesëmarrjes së Limajt në këtë darkë kanë të bëjnë me mbajte inati Thaçit, që në mes të Veselit dhe Limajt e zgjodhi të parin. Dikush nga të pranishmit edhe nxori në fb një foto të përbashkët, me luksin e një darkë që kalon mijëra euro. Një populli i varfër mbanë në kurriz një grup politikanësh të korruptuar, të babëzitur deri në skajshmëri dhe pa asnjë  fije ndërgjegje.

Nga të gjithë të pranishmit, Thaçi kishte letrat në xhep të porositur nga oligarkët e tij të klanit “Pronto”. Me propozimin që të s’postoheshin Qeveria, Kuvendi dhe Universiteti në Hajvali, Hashimi iu siguron dhënie tenderi kompanive të mëdha, të cilët janë pjesë e kapjes së shtetit. Sigurisht se përqindja për Thaçin nuk do të jetë e vogël, çështje pazari në një darkë që nuk kishte pse ndodhte. Derisa, fëmijët e Kosovës vuajnë për kafshatë buke, shkojnë në shkollë me këpucë migjeniane, me mjerimin që ka kapur për fyti këtë popull, vetëm një qeveri e panjerëzishme do të bënte luks. Këta që e kanë futur në geto këtë popull për interesa të tyre meskine, ku korrupsioni është ulur këmbëkryq në mes të vendit, ku fëmijët po na vdesin se nuk kanë ilaçe, ku të rinjtë po ikin ngase këtu nuk gjejnë të ardhme, fajtorët janë pikërisht disa persona në atë foto.

Thuhet se Pacolli kishe thënë të flasim për demarkacion, kurse Kadriu ia ktheu ”darka koka shumë e mire” duke argumentuar që për të primare është ushqimi. Për fatin e mirë, nuk kishte shahira, se do kërcisnin revolet e Dardanit e Ramushit, sigurisht Kadiru në gjaknxehtësi do ishte nisur për Nish. Në një fotografi janë disa nga zhvatësit e këtij shteti, ata që do të duhej të ishin prapa grilave për të gjithë dëmet që ia kanë bërë këtij vendi.

Për buzëqeshjen e tretur në fytyrat e fëmijëve, të cilët edhe në shkollë shkojnë pa vullnet, sepse e dinë se nesër nuk do mund të futën në punë nëse nuk jep lekë. Ky është sistemi që e ka ndërtuar kjo klasë politike tash e 18 vjet. Hani o të babëzitur që kurrë nuk u ngopët, mallkimi i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë do bije mbi ju dhe fëmijët tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat